AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si mund të ushqehet bota

Bjorn LomborgngaBjorn Lomborg
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Duke arsyetuar se si bota ka filluar të dalë nga uria e skajshme dhe se si mundet që zhvillimi bujqësor të ushqejë më tepër njerëz, Bjorn Lomborg arsyeton se sfidat mbeten të mëdha, por zgjidhjet të shumta.

Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Uria e ka munduar njerëzimin që në fillim të erës. Thuajse çdo shoqëri madhore është formësuar nga uria; një vlerësim sugjeron se Kina vuajti nga thatësia dhe uria e shkaktuar nga përmbytjet të paktën në një provincë pothuaj çdo vit që nga viti 108 para erës sonë deri në vitin 1911. Ende vuajtja nga uria është një betejë që njerëzimi më në fund mund ta fitojë.

Më shumë drithëra u prodhuan çdo vit në të paktën çerekun e shekullit të 20 nga sa janë prodhuar në çdo periudhë tjetër dhe më shumë grurë do të korret këtë vit krahasuar me çdo periudhë tjetër në histori. Që nga viti 1992, numri i njerëzve të uritur kudo në botë ka shkuar në më shumë se 200 milionë, ndërsa popullata njerëzore u rrit afërsisht në dy miliardë.

Por sfidat mbeten të mëdha. Produktet ushqimore të shëndetshme dhe të përballueshme janë një nga prioritetet kryesore të njerëzve kudo dhe një në nëntë njerëz ende nuk kanë mjaftueshëm ushqim për të qenë të shëndetshëm. Me popullatën e botës prej 7.3 miliardë që pritet të arrijë në 8.5 miliardë në vitin 2030 dhe 9.7 miliardë në 2050, kërkesa për ushqim do të rritet po ashtu. Bashkë me më shumë gojë për t’u ushqyer, problematika në lidhje me më shumë furnizime ushqimore do të përfshijë konflikte, paqëndrueshmëri, evente ekstreme të motit dhe ndryshim klimatik.

Rritja e prodhimit bujqësor për shkak të përmirësimit në fara, fertilizues dhe pesticide ka përmirësuar aksesin në kredit dhe shpikjet teknologjike dhe kanë qenë drejtueset kyçe të pakësimit të urisë.

Nga viti 1930 dhe 2000, prodhimi bujqësor në Shtetet e Bashkuara u katërfishua, ku zhvillimi i produktivitetit ia kaloi edhe prodhimit të makinerive. Vendet në zhvillim kanë filluar të ndajnë këto të ardhura: të përgjegjshme për pothuajse zero konsum të fertilizuesve në vitin 1960, ato deri në vitin 2000 përdorën më shumë se vendet e industrializuara.

Banka Botërore ka zbuluar se zhvillimi i produktivitetit në bujqësi mund të jetë deri në katër herë më efektiv në pakësimin e varfërisë sesa zhvillimi nga sektorë të tjerë. Por si mund ta ruajmë këtë progres?

Investimi në kërkim dhe zhvillim është jetësor. Sipas kërkimit të kryer për Konsensusin e Kopenhagenit, të cilin unë e drejtoj, investimi i 88 miliardë dollarëve të tjerë në fushën e kërkimit dhe zhvillimit në bujqësi në 15 vitet e ardhshme do të shtonte të ardhurat me 0.4 për qind çdo vit dhe si pasojë do të shpëtonte 79 milionë njerëz nga uria dhe do të parandalonte pesë milionë raste të kequshqimit te fëmijët. Arritja e këtyre objektivave do të sillte 3 trilionë dollarë përfitime shoqërore, duke sjellë përfitime prej 34 dollarësh për çdo dollar të shpenzuar.

Shpikjet teknologjike gjithashtu luajnë një rol kyç në luftimin e sfidave të caktuara ushqimore, pasi mungesa e vitaminës A është shkaktari kryesor i verbërimit të parandalueshëm në fëmijëri. Robert Mwanga mori Çmimin Botëror të Ushqimit këtë vit për punë frymëzuese që çoi në zëvendësimin në shkallë të gjerë të patates së ëmbël të bardhë (që ka mangësi të vitaminës A) me një alternativë të pasur me vitaminë A në dieltat e Ugandës së varfër rurale.

Një tjetër mënyrë për të shtuar produktivitetin bujqësor është përmes punës. Kur kërkuesit e Konsensusit të Kopenhagenit ekzaminuan përgjigjet ndaj ngrohjes globale në Bangladesh ata zbuluan se shtimi i produktivitetit të krahut të punës në bujqësi “është e vetmja mënyrë për të rritur elasticitetin e Bangladeshit ndaj ndryshimit klimatik dhe për të arritur synimet e zhvillimit afatgjatë”. Investimi i rreth 9000 dollarëve për punëtor në dy dekada do të çonte në rritje të produktivitetit me 10 për qind.

Bangladesh është një rast shembullor sepse është i prekshëm nga përmbytjet dhe pasojat e ndryshimit klimatik dhe produktiviteti i tij bujqësor mbetet pas atij të vendeve në zhvillim dhe me të ardhura të mesme. Nuk është çudi, që zyra e kryeministrit të Bangladeshit po lufton të kryesojë në inovacionin global, duke mbështetur një laborator inovacioni në bujqësi që ndan praktikat dhe idetë më të mira.

Konsensusi i Kopenhagenit ka punuar me OJQ-në më të madhe në botë, BRAC për të zbuluar dëshirat politike të njerëzve që jetojnë në Bangladeshin rural, përfshirë “të varfrit në ekstrem” me të cilët BRAC punon ngushtë. Këta punëtorë, shtëpiake dhe të tjerë, disa prej të cilëve jetojnë me 0.60-0.70 dollarë ose më pak në ditë,  rrallë marrin të drejtë shprehje në tavolinën ku merren vendimet.

Me nëntë forume rurale në pjesë të thella të vendit, pjesëmarrësit folën të gjithë me një zë, duke bërë thirrje për të njëjtin prioritet politik: shtim të produktivitetit bujqësor. “Të gjithë e dinë se Rangpur ka një problem Monga”, tha një vendas nga Chandpara në divizionin  Rangpur, duke përdorur termin Bengali për fenomenin vjetor të urisë sezonale. “Ne nuk mund të ushqejmë njerëzit tanë dy herë në ditë – duhet të rrisim prodhimin tonë bujqësor”.

Një fshatar Mukimabad kishte të njëjtin vizion për Bangladeshin: “Na duhen të korra dhe fara që nuk preken nga përmbytjet në mënyrë që të mos vdesim nga mungesa e ushqimit”.

Lufta e njerëzimit kundër urisë mund të fitohet. Progres i madh është bërë, por bota duhet të bëjë më shumë për kërkimin dhe zhvillimin bujqësor dhe shtimin e produktivitetit. Siç tha një fshatar nga Deukhola, pranë lumit Brahmaputra në veriun e largët të Bangladeshit: “Mbijetesa jonë varet prej kësaj”. Do të bënim mirë t’ia vinim veshin.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. How to Feed the World

Etiketa: BangladeshBIRNFARAIvana DervishiKinaLuftapaktParapesticideprogresProject SyndicatePunëPunëtorSHShtetet e BashkuaraVendimetzhvillim
Tjetri
Ish-spiuni jugosllav dënohet për vrasjen e disidentit kosovar

Ish-spiuni jugosllav dënohet për vrasjen e disidentit kosovar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.