AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Trump dhe kazani që zjen në Lindjen e Mesme

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Donald Trump. Foto: (AP Photo/David Goldman, File)

Një nga tiparet kryesore të tranzicionit presidencial në SHBA është është rishikimi tërësor i politikave, që synon të përcaktojë se cilat politika do të ruhen dhe vijojnë e cilat do të duhet të eliminohen apo ndryshojnë. Një prioritet i lartë për administratën e pritshme të Trump duhet të jetë një rishikim i përgjithshëm i politikës së SHBA-ve kundrejt Lindjes së Mesme.

Donald Trump. Foto: (AP Photo/David Goldman, File)
Donald Trump. Foto: (AP Photo/David Goldman, File)

Një nga tiparet kryesore të tranzicionit presidencial në SHBA është është rishikimi tërësor i politikave, që synon të përcaktojë se cilat politika do të ruhen dhe vijojnë e cilat do të duhet të eliminohen apo ndryshojnë. Ndërsa Presidenti i Zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump lëviz drejt zyrës së re, ai duket i etur të bërë shumë ndryshime – disa prej të cilave janë më pozitive se sa të tjerat.

Disa nga politikat e SHBA-së duken të destinuara as të mos diskutohen fare. Fati i marrëveshjes tregtare mes 12 vendeve të njohur si Partneriteti Trans-Paqësor duket se sakaq është vulosur, me Trump që ka siguruar publikun se nuk do ta miratojë. Marrëveshja është përfunduar por nuk është ratifikuar nga Senati i SHBA-së.

Kjo është një gjë e gabuar për shkak se TPP do të mund të revolucionarizonte të drejtën e pronësisë intelektuale dhe të rriste transparencën në nivele të paprecedent, ndërkohë që ul barrierat tarifore dhe jotarifore. Por Trump duket i vendosur dhe pa gjasa të ndryshojë kurs.

Në një fushë tjetër thelbësore politike, gjithsesi, ndryshimi nga administrata të ardhje e Trump mund të jetë i mikpritur: Lindja e Mesme.

Përqasja në rritje në këtë rajon e ndjekur nga dy administratat e fundit, ajo e George Ë. Bush dhe e Barack Obama, ka bërë që SHBA të dështojë të ruajë ritmin me ndryshimet e ndodhura.

Administrata e Obamës në veçanti, shpesh hezitoi të zgjerojë rolin e vet, duke parashikuar një kohë kur SHBA-ja nuk do të mund të përthithej në një rajon që, nëse perifrazojmë një shprehje të Ëinston Churchillit mbi Ballkanin, ka prodhuar më shumë histori nga sa mund të konsumojë. Gjithsesi, Obama e kuptoi vlerën e ruajtjes së një qëndrimi konsistent në Irak – diçka që kritikët e tij nuk arrijnë ta kuptojnë.

E vërteta është që qe Bush i cili, pasi zhyti SHBA-në në luftë në Afganistan dhe Irak, më 2008 nënshkroi Marrëveshjen e Statusit të Forcës, e cila caktoi tri vite kohë për tërheqjen e trupave amerikane nga territori i Irakut. Dhe politikanët e Irakut nuk ranë dakord për të shtyrë afatin sipas kushteve të pranueshme për popullin amerikan. Është e lehtë të imagjinohet se çfarë reagimi do të kishte në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe mes atyre që deshën t’i mbanin trupat amerikane në Irak po aq gjatë sa kanë qëndruar në Gjermani apo Japoni, në rast se administrata Obama do të kishte pranuar kërkesën irakene që trupat amerikane të ishin subjekt i sistemit gjyqësor iraken.

E gjitha kjo e la Obamën me pak mundësi zgjedhjeje veç tërheqjes së trupave amerikane – dhe të përgjegjësisë që shkatoi kjo tërheqje. Me të vërtetë, që kur tërheqja përfundoi, luftërat në rajon thjeshtë sa janë përshkallëzuar, duke shtyrë drejt konfliktit një zonë gjithnjë e më të madhe.

Trump dhe skuadra e tij duhet të mendojnë me kujdes mbi atë që ndodhi në Lindjen e Mesme dhe se çfarë mund të bëhet për këtë gjë. Kjo do të kërkojë jo vetëm një hetim të thellë të sfidave të të gjithë rajonit, të tilla si radikalizmi suni, por edhe një vlerësim të kujdesshëm të politikave dypalëshe.

Le të fillojmë me çështjen e eksportimit të vazhdueshëm të radikalizmit suni nga Gadishulli Arabik, një problem kompleks që përfshin Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit. Ndërsa grupimet ekstremiste tradicionalisht kanë marrë fonde nga Gadishulli, nuk është politikë e shëndoshë që thjeshtë të akuzosh sauditët për krijimin e gjithçkaje që është e keqe në Lindjen e Mesme, dhe t’i ndëshkosh ata. Ndonëse SHBA sot gëzon më shumë vetëmjaftueshmëri energjetike, falë naftës dhe gazit nga burimet argjilore, kjo nuk është njësoj e vërtetë për aleatët e saj në Europë. A mundet të jetë në interes të Amerikës një qëndrim më i ashpër kundrejt Arabisë Saudite?

Nuk është gjithashtu e mençur që t’ia vësh fajin shiave – të cilët janë, në shumë drejtime, viktima – të masakrave të radikalizmit suni. Udhëheqësi i vijës së ashpër i IRakut, Nouri al-Maliki, i cili fitoi tri mandate si kryeministër, mund të mos ketë ndërvepruar në mënyrë të mjaftueshme me sunitë e vendit të vet, por kjo është vetëm një nga arsyet se pse radikalizmi suni vijon të jetë në Irak. Një tjetër arsye është se disa elementë të minorancës suni të Irakut kanë refuzuar të pranojnë statusin e tyre si sunitë e vetëm në Lindjen e Mesme Arabe që jetojnë nën një maxhorancë shia.

Pastaj kemi Sirinë, e cila tashmë është pika kryesore e dinamikale komplekse shoqërore dhe politike të rajonit. Lufta Civile atje nuk është thjeshtë çështje e një diktatori të pashpirt që po shtyp aspitatat e opozitës me mendje demokratike. Ajo është një konflikt me shumë palë, në të cilin, identifikimi i “djemve të mirë” është një punë aspak e lehtë.

Shteti Islamik (ISIS) është, natyrisht, armiku publik numër një dhe Trump sakaq e ka pranuar si të tillë. Por se si mund të eliminohet ISIS jo vetëm nga Mosuli, por edhe nga e gjithë bota, kjo është një çështje që kërkon një përqasje të menduar mirë, delikate dhe me nuanca. Skuadra e sigurisë kombëtare që po krijon Trump nuk duket se arrin ta kuptojë këtë gjë.

Për më tepër, mposhtja e ISIS është vetëm hapi i parë. Administrata e Trump do të duhet të përballet edhe me aktorët e jashtëm që janë përfshirë në Siri. Për më tepër, mposhtja e ISIS është vetëm hapi i parë. Administrata e Trump do të duhet të merret edhe me aktorët e jashtëm të përfshirë në Siri. Për shembull, ajo do të duhet të hartojë një politikë efikase kundrejt Turqisë, një anëtar i NATO-s me interesa të forta në Siri – interesa të cilat, me raste, janë në konflikt me interesat e Amerikës. Në një kohë kur demokracia në Turqi është në telashe dhe udhëheqësit e saj janë më pak të interesuar në Euro-Atlantizëm dhe më shumë të interesuar në ritheksimin e pretendimeve shumëshekullore në Lindjen e Mesme, SHBA do të duhet, edhe një herë të përdorë një përqasje taktike.

Pastaj kemi Iranin. A është anulimi i marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit, argument që mbështetet nga një pjesë e mirë e administratës së re të SHBA-ve, në përputhje me nevojën për lehtësimin e krizës në Lindjen e Mesme? Irani mund të mos ofrojë mjaftueshëm në drejtim të zgjidhjes së problemeve; por, nëse SHBA e braktis atë, vendi mundet lehtësisht të përshkallëzojë trazirat në rajon.

Dhe sikur problemet të mos ishin sakaq të shumta, SHBA do të duhet gjithashtu të rimendojë politikën e vet ndaj Egjiptit, i cili, deri së fundmi, bënte shpesh kontribute të rëndësishme diplomatike në rajon. Një pjesë e madhe e sigurisë së Izraelit bazohet në faktin që Egjipti mbështet procesin e paqes me Palestinë. Sado i dobët mund të duket ky proces aktualisht, situata ka ende hapësirë për t’u përkeqësuar edhe më shumë.

Administrata e Trump shpesh ka theksuar planet e veta për të parë nga problemet e brendshme të vendit dhe vendosjes së Amerikës në prioritet në politikën e jashtme. Por Trump nuk do të jetë në gjendje të shmangë pasjen e një roli në Lindjen e Mesme. Shpresat janë që ky rol të jetë konstruktiv.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Trump and the Middle East Cauldron

Etiketa: AdministrataAfganistanBarack ObamademokraciaDonald TrumpEuroFondeGjermaniGjyqHetimIrakIraniISISJaponikonfliktKrijonLindjaLindja e MesmeLuftaMarrëveshjaNATOProject SyndicaterajonrishikimSenatiSHSHBAShteti IslamikSiriTPPTrumpTurqiviktima
Tjetri
Moszbatim dhe diskriminim, të drejtat e njeriut mbeten sfidë e vështirë për Shqipërinë

Të rinjtë po e humbasin besimin te demokracia

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.