AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ambasadori Lu: Të korruptuarit kanë frikë dhe po pengojnë reformën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Donald Lu dhe Romana Vlahutin |Foto nga : LSA

Duke folur në një simpozium me temë anti-korrupsionin, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Donald Lu i rekomandoi popullit shqiptar të rrisë pritshmëritë nga reforma ndërsa konsideroi “gënjeshtra” lojën me përkthimin e ligjit të vetingut si dhe argumentoi se të korruptuarit kanë frikë dhe po përpiqen të pengojnë reformën.

Ambasadori i ri Amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke folur gjatë konferencës së parë për shtyp në Shqipëri | Foto nga : Adnan Beci/LSA
Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke folur gjatë konferencës së parë për shtyp në Shqipëri | Foto nga : Adnan Beci/LSA

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu kritikoi sot si gënjeshtra sulmet mediatike dhe politike ndaj Ambasadores së Delegacionit Europian në Tiranë Romana Vlahutin dhe spekulimet mbi përkthimin e gabuar të ligjit të vetingut, i cili është dërguar për opinion në komisionin e Venecias, ndërsa theksoi se të korruptuarit dhe krimi i organizuar janë frikësuar sakaq nga perspektiva e zbatimit të reformës në drejtësi dhe krijimit të strukturave hetimore të pavarura për të goditur korrupsionin në nivelet e larta.

Duke folur në një konferencë me titull “Sytë Drejt së Ardhmes: Muri i Korrupsionit Çahet!”, të mbajtur në Tiranë, Lu tregoi një histori korrupsioni në drejtësinë amerikane për të ilustruar kostot në jetët e njerëzve të zakonshëm që shkakton korrupsioni dhe domosdoshmërinë për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.

“Në Shtetet e Bashkuara ka një rast të njohur korrupsioni që u zbulua në vitin 2008.  Ai përfshinte dy gjykatës që morën më shumë se 2.6 milionë dollarë ryshfet nga burgje private për të mitur në këmbim të dënimeve të rënda për t’i mbajtur burgjet plot”, tha Lu, duke iu referuar një skandali që përfshiu drejtësinë amerikane pak vite më parë, në të cilin, pronari i një burgu privat për minorenë pagoi gjykatësit me qëllim që këta të fundit të mbushnin burgun e tij pavarësisht nëse kishin bërë krime apo jo, me qëllim që të merrte paratë nga qeveria për shërbimin e burgosjes.

Lu theksoi gjithashtu se masat e duhura për raste të tilla korrupsioni në drejtësi janë: dënimi i të korruptuarve dhe rishikimi i vendimeve të padrejta të marra prej tyre.

” E përdor këtë shembull për të theksuar kostot e tmerrshme njerëzore të korrupsionit në nivele të larta.  Në Shqipëri, çdo familje ka një histori për të treguar se si korrupsioni i ka prekur jetën. Disa ankohen për inspektorë tatimorë të pangopur që i detyrojnë të mbyllin bizneset. Të tjerë flasin për biznesmenë të korruptuar që krijojnë monopole në sektorin farmaceutik ose që kontrollojnë politikanë për të ndikuar vendimin për një tender ose pronë. Ose, se si gjykatës apo prokurorë të korruptuar kërkojnë pará, seks ose favore për një vendim gjyqësor korruptiv,” tha Lu.

Duke folur për debatin mediatik të ngritur nga Partia Demokratike në opozitë në lidhje me ligjin e vetingut, Lu deklaroi se pretendime për përkthime të pasakta janë gënjeshtra të sajuara nga krimi i organizuar dhe të korruptuarit, të cilët kanë frikë nga zbatimi i reformës.

” Për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese. Sikurse e tha vetë Kryetari i Gjykatës Dedja, Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor,” tha Lu.

Partia Demokratike në opozitë dhe një grupim i njohur si Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kanë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese disa nga ligjet më të rëndësishme që shoqërojnë reformën në drejtësi, përfshirë ligjin e vetingut, që synon kontrollin e gjykatësve dhe prokurorëve aktualë nga niveli profesional dhe nëse kanë apo jo pasuri të pajustifikuara si dhe ligje të tjera,  të cilat synojnë të ndërtojnë arkitekturën e re të institucioneve të drejtësisë si dhe t’i hapin rrugën pastrimit të sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sakaq pezullimin e ligjit kyç të vetingut pas një kërkese të Partisë Demokratike dhe e ka dërguar ligjin për opinion në Komisionin e Venecias, i cili pritet të përgjigjet brenda pak ditëve. Por ndërsa përgjigjja e Komisionit të Venecias po afrohej, Partia Demokratike deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka dërguar një përkthim të gabuar për opinion në Venecia. Gjykata Kushtetuese reagoi pas këtij pretendimi duke dërguar një variant të ri.

Partia Demokratike pretendon se ligji i Vetingut është antikushtetues, pasi i krijon mundësi qeverisë të ndikojë mbi procesin e vetingut. Procesi përfshin verifikimet e pasurive të gjykatësve dhe prokurorëve duke përdorur të dhënat e një numri institucionesh, të cilat, sipas opozitës, mund të ndikohen nga vullneti i qeverisë, e cila i ka në varësi këto institucione.

Etiketa: BEBiznesmenburgjeEuraliusFamiljeGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarInspektorKorrupsioniKrijonKrimekrimiKrimi i organizuarkushtetuesePartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikeprokurorQeveriaReformaRomana VlahutinryshfetSHshqipShqipëriShtetet e Bashkuaratë miturtendervariantVendim
Tjetri
Borxhi i jashtëm bruto, 7.5 miliardë euro që presin të shlyhen

Borxhi teorik dhe borxhi real i koncesioneve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.