AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Mjedisi

Një fermë bimësh medicinale nxit zhvillimin e ekoturizmit në Ishëm

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
10 years më parë
në Mjedisi, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një shqiptar dhe një italiane kanë gjetur vendin e duhur në pllajat pranë kepit të Rodonit për të ngritur biznesin e prodhimit të bimëve medicinale, ndërsa aspirojnë krijimin e një zone të mbrojtur turistike në kodrat e buta në veri të Durrësit.

Punonjës të fermës "Naturalalba" në Ishëm të Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.
Punonjës të fermës “Naturalalba” në Ishëm të Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.

Mbi njërën prej kodrave të Ishmit në Durrës, prej nga duket edhe gjiu detar i Drinit në Veri, edhe ai i Lalzit në Jug, Sokol Proja ka shtëpinë e prindërve. I emigruar për vite të tëra në Itali, atë e ngacmonte prej kohësh dëshira për t’u kthyer në vendlindje.

Fati e solli të njihej me Irene Tosti në një nga qytezat pranë Asisit në Itali, ku zonja italiane ishte kthyer të jetonte pas përvojave të gjata nëpër botë.

Bisedat e tyre u ndalën te natyra shqiptare dhe prej aty lindi ideja e biznesit, që jo pa qëllim u pagëzua  me emrin “Naturalalba”. Gjashtë vjet më parë, Sokol Proja dhe Irene Tosti nisën në Ishëm biznesin e tyre të kultivimit të bimëve mjekësore dhe sot punësojnë 12-20 gra e vajza të zonës.

Ata thonë se nuk ishte thjesht synimi i fitimit që i bashkoi në kodrat e buta të pjesës veriore të Durrësit, por mbi të gjitha dashuria për natyrën dhe mjedisin.

Kur e pyet se si ka arritur në Kepin e Rodonit pas aventurës së saj gjashtë ditore në vitin 2007 në Kilimanxharo, Tosti përgjigjet: “Nga dashuria për të bukurën dhe për forcën çliron natyra”.

“Siç thoni ju shqiptarët, duhet të kesh edhe një dërrasë mangut,” qesh më pas ajo.

Kompania e kultivimit të bimëve medicinale “Naturalalba” ka tashmë një shtëpi të madhe, ngjitur me shtëpinë e prindërve të Sokol Projës në Lalëz. Dy ortakët, njëri shqiptar dhe tjetra italiane, u investuan pak javë më parë në blerjen dhe montimin e një makinerie, që pritet ta ndryshojë kapacitetin dhe rendimentin e punës së këtij biznesi.

“Në faqet e kodrave që shohin nga veriperëndimi deri tani janë kultivuar 10 ha me bimë medicinale biologjike dhe brenda dy vjetësh parashikohet 3-fishimi i sipërfaqes së mbjellë,” tregon për BIRN Irene Tosti, e cila ndjehet këtu si njeri i shtëpisë.

Rigoni, melisa, mentha longifolia, mirto e rusco janë bimët e preferuara nga klientët e huaj, jo vetëm në vendet e BE e në Zvicër, por edhe në Kinë, me disa dhjetra tonelata në muaj-shprehet ajo.

Në oborrin e fabrikës po mbillen shumë nga bimët mjeksore të katalogut për të cilat interesohet tregu i huaj. Tosti tregon se  investimi i deritanishëm, krejtësisht privat, arrin në 250 mijë euro, ndërsa me të njëjtën vlerë në biznesin e tyre ka filluar edhe një investim nga GIZ -Shoqëria Gjermane  për Bashkëpunin Ndërkombëtar.

Nuk janë të paktë banorët e fshatit që vijnë të ndjekin ecurinë e këtij biznesi. Vlash Lazri ka lindur në Ishëm dhe ka punuar për vite me radhë si agronom. Ai është entuziast për të ardhmen e “Naturalalba-s”.

“ Kanë punuar mirë, jo vetëm me bimët medicinale, por kanë gjetur kohë edhe për të realizuar projekte jashtë punëve të përditshme,” shprehet Vlashi, ndërsa i bie rrotull kapanonit, ku ndjehet zhurma e makinerisë së re.

Profesor Enver Isufi, drejtor i Institutit BIO me qendër në Durrës është gjithashtu një mysafir i përhershëm në fermën e Lalzit në Ishëm.

“Në sipërfaqen e fermës “Naturalalba” zbatohet një sistem modern i bujqësisë biologjike,  e cila përdor inpute  të padëmshme  për shëndetin e njerëzve  dhe për mjedisin,” thotë ai, ndërsa argumenton se produkte të kësaj natyre rrisin përmirësojnë imazhin e eksporteve shqiptare në tregun e huaj.

Isufi thotë se kulturat e reja të bimëve medicinale, përmirësimi i infrastrukturës dhe punësimi i 12-20 grave dhe vajzave që banojnë në këtë trevë i ka dhënë një impakt të ri zhvillimit të kësaj zone kodrinore.

Një zonë ekologjike

Sokol Proja dhe Irene Tosti, duke ndjekur proceset e punës në fermën e tyre. Foto: G.Kabashi
Sokol Proja dhe Irene Tosti, duke ndjekur proceset e punës në fermën e tyre. Foto: G.Kabashi

Sokol Proja dhe Irene Tosti kanë aplikuar për krijimin e një zone ekologjike në Ishëm, në të cilën përfshihet bimësia, pyjet, ujërat. Projektet e tyre janë të shumta, por momentalisht disa kanë mbetur në letër dhe në kërkim të mbështetësve financiarë vendas dhe të huaj.

Më shumë se çdo gjë tjetër, në fshatrat e zonës së Ishmit ka gjetur jehonë projekti i rehabilitimit të krojeve të ujit.

Proja ka identifikuar 13-14 kroje uji nga fshati Lalëz deri në Shetaj, shumica dërmuese e të cilëve ishin të bllokuar prej dekadash. Sipas studiuesve, burimet e ujit të pijshëm në këtë zonë “udhëtojnë nën tokë” prej zonës së Alpeve.

“Trevës së Ishmit mund t’i shtohet kështu një itinerar ekoturistik, që bashkë me burimet u jep mundësinë vizitorëve të shohin edhe hapësirat detare dhe ato të gjelbërta kodrinore,” tregon Sokol Proja, duke shtuar se projekti është jo fitimprurës. Projekti i 6 burimeve të para është përgatitur prej kohësh, me mbështetjen e institucioneve të specializuara ndërkombëtare, përfshi edhe SHBA.

Paralelisht me punën për rehabilitimin e krojeve, dy pronarët e fermës po përpiqen të tërheqin vëmendjen e pushtetit vendor edhe për rregullimin e rrugëve.

Për të mbërritur në hyrje të fabrikës “Naturalalba” është e vështirë edhe me një automjet fuoristradë, i cili duhet të kalojë të paktën 1.6 km kalldrëm dhe baltë, rrugë që kërkon rikonstruksion të shpejtë.

“Të merresh me anën burokratike të kësaj historie nuk është e lehtë,” shprehet Sokoli, sipas të cilit në kushtet e hartës së re territoriale, njësia administrative e Ishmit është thuajse inekzistente. “Gjithçka duhet kryer në bashkinë e Durrësit apo në institucionet e qytetit, 40 km larg,” shton ai.

Lorenci, elektriçisti i firmës, i kujton Sokolit se e njëjta procedurë duhet ndjekur edhe për ndërtimin e një kabine të re me transformator të energjisë në afërsi të fabrikës.

“Energjia elektrike mungon jo pak herë, dhe përveç instalimit të elektrogjeneratorit që prodhon energji falë karburantit, duhet ndërtuar edhe kabina elektrike, që e bën më të sigurt furnizimin,” thotë Sokoli.

“Naturalalba” sidoqoftë ka mbledhur mbështetësit e saj. Përkrahja financiare nga GIZ dhe sigurimi i statusit “zonë e mbrojtur” do të ndikojë në ruajtjen e biodiversitetit bujqësor dhe të kultivuar në këtë zonë  gjatë zhvillimit të agroturizmit.

Etiketa: AdministrativeBanorëBEBIRNDurrësEnergjiaenergjia elektrikeEurograIshëmItaliKESHMjekmjekënatyrepaktParaPiSPunëPunësimipyjetSHSHBAshqiptareSigurimiTreguZvicër
Tjetri
A ka prapavijë elektorale reforma administrativo-territoriale?

Shqipëria voton më 18 qershor 2017

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.