AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria voton më 18 qershor 2017

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qendër votimi gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 | Foto nga :AP

Presidenti Nishani dekretoi 18 qershorin 2017 si datë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, duke zgjedhur limitin e poshtëm të afatit kushtetues, dukshëm për të shmangur sado pak vapën dhe plazhin.

Qendër votimi gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 | Foto nga :AP
Qendër votimi gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 | Foto nga :AP

Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot (5 dhjetor) datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017. Sipas dekretit, shqiptarët do të zgjedhin për përbërjen partiake të Kuvendit të ardhshëm në datën 18 qershor, e diela e parafundit e qershorit.

Sipas nenit 9 të Kodit Zgjedhor, Presidenti Nishani mund të zgjidhte mes ” një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar” dhe zgjodhi të dielën e parafundit.

Zgjedhjet e vitit 2017 do të jenë rasti i nëntë i zgjedhjeve pluraliste që nga viti 1991. Shqipëria ka votuar në fund të qershorit për zgjedhjet parlamentare që nga viti 1997 ndërsa data e zgjedhjeve zakonisht ka qenë e debatuar për shkak se partitë e djathta zakonisht besojnë se një pjesë e votuesve të tyre zgjedhin një ditë në plazh në vend të një dite në votim.

Që nga viti 1997, zgjedhjet parlamentare janë zhvilluar mes 23 qershorit dhe 3 korrikut ndërsa hapësira që iu la presidentit për të përcaktuar datën e zgjedhjeve u ngushtua në “një nga dy të dielat e fundit” në ndryshimet e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor që u kryen në vitin 2008 në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Në zgjedhjet e 18 qershorit, shqiptarët do të mund të votojnë një nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje në një nga 12 qarqet ku banojnë. Listat e kandidatëve fitues caktohen nga partia politike përkatëse dhe numri i deputetëve fitues nga lista e partisë përkatëse varet nga numri i votave që partia ka marrë në zgjedhje.

Sistemi aktual i njohur si “proporcional rajonal” është në fuqi që nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe ka fuqizuar rolin e partive politike dhe kryetarëve duke dëmtuar aftësinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në kuvend.

Etiketa: 1997Bujar Nishanideputete djathtaEdi RamkryetarKuvendPartiaplazhQarqetshqipShqipëriavotimVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Partitë politike arrijnë konsensusin për Reformën në Drejtësi

Ambasadori Lu: Të korruptuarit kanë frikë dhe po pengojnë reformën

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.