AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shqiptarët e Maqedonisë përdorin çështjet etnike për fushatën zgjedhore

Semra MusaingaSemra Musai
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i BDI. Foto: MIA

Partitë shqiptare në Maqedoni po përqendrohen në çështjet standarde të lidhura me etninë në zgjedhjet e 11 dhjetorit – ndërsa problemet më kryesore të jetës së përditshme që duhen zgjidhur po lihen jashtë, sipas ekspertëve.

Lideri i BDI. Foto: MIA
Lideri i BDI. Foto: MIA

Partitë që përfaqësojnë shqiptarët etnikë në Maqedoni – rreth një e katërta e popullatës – po bëjnë fushatë mbi çështje etnike të zakonshme për zgjedhjet e 11 dhjetorit, duke joshur votuesit me premtime për të siguruar përdorim më të madh të gjuhës shqipe dhe përmirësim të statusit të shqiptarëve në vend.

Duke u marrë me çështjet e mëdha etnike, rrezikojnë të mbeten jashtë vëmendjes problemet e përditshme, thonë vëzhguesit.

“Përmirësimi i arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës, papunësisë dhe mjetet e tjera sociale thuajse nuk përmenden fare në programet e tyre, ndërsa çështjet etnike janë dominante,” tha për BIRN analisti politik Xhelal Neziri.

Dy partitë kryesore shqiptare, partia partnere e koalicionit qeverisës, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve, PDSH të dyja janë drejtuar për nga vota etnike.

BDI premton ta bëjë gjuhën shqiptare zyrtare në të gjithë territorin e vendit – gjuha shqipe është tashmë zyrtare vetëm në zona ku ka normë të lartë popullsie shqiptare.

BDI gjithashtu premton vendimmarrje bazuar në konsensusin etnik në çdo institucion përfshirë parlamentin, si dhe barazi ekonomike për shqiptarët.

Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme të 2014 dhe ato presidenciale, BDI nuk ka përmendur kërkesa që një nga tre postet kryesore të politikës t’i shkojë një shqiptari – ose presidenti, ose kryetari i parlamentit ose kryeministri.

Partia ka qenë në koalicion me qeverinë në Maqedoni që nga viti 2008.

PDSH nga ana tjetër e ka përqendruar fushatën e saj në premtimet për t’i dhënë fund asaj që thotë se është diskriminim ekonomik kundër shqiptarëve përmes shpërndarjes disproporcionale të buxhetit të shtetit në favor të shumicës maqedonase.

Lideri i PDSH Menduh Thaçi gjithashtu premton një amnisti fiskale për shumë nga shqiptarët në borxhh, si dhe amnisti të përgjithshme për shqiptarët etnikë të dyshuar dhe të dënuar në gjyqe politike dhe etnike, ku sipas tij shqiptarët janë marrë të dyshuar nga autoritetet prej etnisë.

PDSH gjithashtu premton të japë më shumë pushtet për zv/kryeministrin i cili është zakonisht shqiptar për t’i dhënë atij ose asaj të drejtën për të bllokuar vendimet e qeverisë që prekin shqiptarët.

Parti të tjera të formuara së fundmi nga shqiptarët që garojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit po kërkojnë ndryshime kushtetuese.

Lëvizja për Reformim Partia Demokratike e Shqiptarëve është zotuar për atë që e quan një shtet dygjuhësor, ashtu si partia e re Besa.

Neziri thotë se premtime të tilla janë jorealiste pasi asnjëra prej partive nuk do të fitojë një shumicë vendesh në parlament, ndaj nuk do të kenë mundësi të përmbushin premtimet e tyre ambicioze.

Parlamenti në Maqedoni ka 123 vende, shpjegon Neziri, nga të cilat shqiptarët mund të shpresojnë të fitojnë rreth 25.

Tradicionalisht partia fitimtare maqedonase fton bllokun fitimtar shqiptar t’i bashkohet qeverisë. Megjithatë, shumë shqiptarë kanë ndjerë prej kohësh se partia bashkëqeverisëse ka pak pushtet në realitet.

Neziri argumenton se premtimet populiste dhe iluzionet luajnë me ndjenjat sentimentale dhe përpiqen të mbushin shqiptarët me një ide se janë mashtruar në krahasim me premtimet që u janë bërë pas 2001.

Maqedonia në atë vit pa një rritje të lartë të konfliktit mes kryengritësve shqiptarë dhe forcave të sigurisë.

Konflikti përfundoi të njëjtin vit me nënshkrimin e një marrëveshjeje paqe të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët në Ohër, marrëveshje që i garantoi të drejta më të shumta shqiptarëve të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë 2.1 milionë të vendit.

Etiketa: BDIBIRNdiskriminimkushtetueseMaqedoniMaqedoniamarrëveshjepaqeparlamentPartiaPartia DemokratikeReformimSHshqiptaretë drejtaVendimetVëzhguesitVotavotuesitZgjedhjet
Tjetri
Fëmijët me vështirësi në shikim tregojnë botën plot ngjyra përmes pikturave

Fëmijët me vështirësi në shikim tregojnë botën plot ngjyra përmes pikturave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.