AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Basha kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit

Kryetari i Partisë Demokratike kërkoi sot nga qeveria shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për shkak të letrës mbështetëse të këtij të fundit për lirimin me kusht të Lulzim Berishës ndërsa Dako argumenton se letra qe "formular tip".

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulzim Berisha. | Foto kortezi: Policia e Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi sot se kërkon zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjus Dako si dhe kërkon nga prokuroria hetim të çështjes pas dokumenteve gjyqësore të zbuluara nga BIRN që tregojnë se një letër mbështetëse e paraqitur në gjyq dhe e firmosur nga Dako i ka shërbyer gjykatës si argument për miratimin e kërkesës së Lulzim Berishës për liri me kusht.

“Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përdorur pushtetin dhe zyrën që i kanë besuar qytetarët e Durrësit për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe ka terrorizuar qytetarët e Durrësit”, deklaroi Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike sot. (15 dhjetor).

“Vangjush Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin dhe kundër qytetarëve. Për këtë arsye, këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë vendosur t’i kërkojnë Kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit,” shtoi Basha.

BIRN zbuloi më 14 dhjetor listën e gjatë të vendimeve gjyqësore që sollën fillimisht anulimin e vendimit për dënimin e Lulzim Berishës, me burgim për jetë në burgim me 25 vjet burg si dhe më pas, ulje të njëpasnjëshme të masës së dënimit deri në lirimin e tij me kusht javën e kaluar. I arrestuar më 6 prill 2006, Lulzim Berisha ka qëndruar fizikisht 10 vjet e tetë muaj në burg. Megjithatë, në vendimin e Gjykatës së Apelit llogaritet se ai ka shlyer 18 vjet, 9 muaj e 22 ditë nga dënimi i tij prej 25 vjetësh, pasi ka përfituar 3 ulje të mëparshme dënimi, një ulje të katërt nga amnistia e vitit 2012 dhe nga koha e gjatë e qëndruar në paraburgim, zbuloi BIRN.

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako reagoi pas publikimit të investigimit nga Zëri i Amerikës dhe BIRN duke folur për televizionin Neës 24 në Tiranë ku tha se letra e firmosur prej tij qe një procedurë standarde e Bashkisë së Durrësit për rastet e të dënuarve me dënime alternative.

“Bashkia e Durrësit ka plotësuar procedura standarde dhe këto procedura kryhen për çdo të dënuar,” tha Dako. “Institucioni që unë drejtoj nuk ka bërë asnjë kompromis, pasi kjo është një referencë standarde si për të gjithë të dënuarit. Lulzim Berisha ka kërkuar të punojë vullnetarisht. Kërkesa e tij është bërë përmes një formulari tip,” tha ai.

Lulzim Berisha, i dënuar për një numër të madh vrasjesh të kryera gjatë fundit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, u rikthye në qendër të vëmendjes së publikut javën e kaluar pasi një numër i madh gjykatash, përfshirë Gjykatën e Lartë, e favorizuan atë me disa vendime të njëpasnjëshme deri në lirimin e tij pasi pati kryer efektivisht më pak se 11 vjet burg.

Etiketa: BashaBashkiaBashkia e DurrësitBashkisë DurrësBIRNBurgDakodeputetDurrësEdi RamaGjykatëGjykatësGjyqHetimKryeministri Edi RamakryetarLulzim BashaLulzim BerishaMASparaburgimPartisë DemokratikePolicia e ShtetitProkuroriaRamaSHuljeVangjush Dako
Tjetri
Tre deputetë socialistë kërkojnë rikthimin e importit të plehrave

Gati koncesioni për incerneratorin e tretë, do të djegë 550-800 tonë plehra në ditë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.