AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Si gjithë të tjerët: beteja e përditshme e të rinjve me aftësi ndryshe në Fier

Arben VelongaArben Velo
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Renato Kafarani, i cili punon si ndihmës kuzhinier në qendrën Horizont. Foto:Arben Velo

Tre djem me aftësi ndryshe kanë gjetur një dritare integrimi në qendrën “Horizont” në Fier, ndërsa shpresojnë të aftësohen dhe të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre. Përvoja e Edisonit dhe vëllezërve Kafarani dhe përpjekja e përditshme për të fituar një buzëqeshje prej fëmijëve me probleme.

Edison Balaj, 26 vjeçari me aftësi ndryshe që ëndërron të bëhet rrobaqepës. Foto:Arben Velo
Edison Balaj, 26 vjeçari me aftësi ndryshe që ëndërron të bëhet rrobaqepës. Foto:Arben Velo

Edison Balaj nuk do ta harrojë kurrë ditën kur e motra veshi fundin që ai kishte qepur për të. 26-vjeçari është njëri prej të rinjve me aftësi ndryshe, që gjatë punës vullnetare në qendrën multi-funksionale “Horizont” në Fier ka mësuar të presë rroba, të bëjë tegel me makinë dhe pjesë rrobash për fëmijë, por fundi për të motrën është i preferuari i tij.

“E qepa me mjaft dashuri. Më doli një punë e bukur dhe jam ndjerë i lumtur kur motra e ime  e veshi,” i tha Edisoni BIRN-it.

Qendra multi-funksionale “Horizont” për shërbimet sociale për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshe është hapur në kuadër të projektit të financuar nga IADSA-Programi Italo-Shqiptar i konvertimit të borxhit, si një qendër e kujdesit ditor, në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit, Drejtorinë Rajonale të Arsimit, Engim Internacional, Qendrën Sociale Murialdo dhe Universitetin e Vlorës.

Qendra strehon 62 fëmijë dhe adoleshentë të moshës 6-20 vjeç, ndërsa disa të rinj me nevoja të veçanta shërbejnë si vullnetarë pranë saj dhe marrin po ashtu kujdes ditor. Edisoni është një prej tyre. Bashkë me dy vëllezërit Izmir dhe Renato Kafarani dhe të tjerë që e frekuentojnë atë rregullisht ose për të punuar, ose për të mësuar apo thjesht për të qenë të pranishëm në ambientet e saj.

Qendra është përpjekur t’u mësojë këtyre të rinjve zanate dhe t’u japë mbështetje që të ndjehen të sigurt për të punuar. Edisoni vijon prej muajsh një stazh pranë një firme rrobaqepësie dhe ndryshe nga shumë të rinj, është gati të heqë dorë nga KEMP-i që merr, nëse i ofrohet një punë.

“Unë marr  lekë si person me aftësi ndryshe. Por nëse punësohem  dhe shpresoj që pas stazhit të filloj punë, do të heq dorë nga kjo pagesë. Dua të jem si gjithë të tjerët,” thotë ai. Ëndrra e tij është të punojë rrobaqepës.

Qarku prej 374 mijë banorësh i Fierit numëron 3850 persona me aftësi ndryshe. Drejtoresha e qendrës Horizont, Matilda Dushku thotë se një studim i bërë pranë familjeve që kanë pjesëtarë me aftësi ndryshe, shumica do të donin që të arsimoheshin dhe të integroheshin në jetën e përditshme.

“Çdo fëmijë apo i ri  ka dëshirë të tregojë se me pak ndihmë nga ne, jo vetëm mund t’ia dalë, por mund të jetë edhe një shembull për të tjerët,” thotë drejtoresha e kësaj qendre, Matilda  Dushku. Edisoni, Izmiri dhe Renato janë sipas saj shembuj konkretë, “por edhe Ina e fëmijë të tjerë,” plotëson ajo.

Dushku thotë se fëmijët e të rinjtë që frekuentojnë këtë qendër të befasojnë me aftësitë dhe talentin që  kanë. Dy vëllezërit Izmir dhe Renato Kafarani, 24 vjeç, dy nga trinjakët e familjes Kafarani kanë përvetësuar zanate në qendër dhe kryejnë çdo ditë vullnetarisht apo edhe me pagesë shërbime pranë saj.

Renato Kafarani, i cili punon si ndihmës kuzhinier në qendrën Horizont. Foto:Arben Velo
Renato Kafarani, i cili punon si ndihmës kuzhinier në qendrën Horizont. Foto:Arben Velo

Edhe pse me aftësi ndryshe, dy vëllezërit kanë arritur të mundin mentalitetin dhe opinionin, duke sfiduar edhe të rinjtë e moshës së tyre. Me babanë e sëmurë dhe nënën që punon si lulishtare në ndërrmarrjen e gjelbërimit në bashki, Izmiri dhe Renato përpiqen jo vetëm të mos jenë barrë, por edhe të ndihmojnë.

Izmiri  prej një viti është i punësuar në këtë qendër  në profesionin e sanitarit dhe ka një marrëveshje një vjeçare aty. Renato ndërkohë, punon si vullnetar dhe ndihmës guzhinier po në këtë qendër. Të dy vëllezërit kanë ëndrrat e tyre; Izmiri të vijojë kontratën e punës, ndërsa Renato të fitojë një kontratë të përhershme pune si ndihmës guzhinier.

“Nisa të ndihmoja në qendër për gjithçka. Ndihmoja fëmijët  më të vegjël në moshë se sa unë. I merrja nga furgoni, i shoqëroja nëpër shkallë dhe pastaj brenda ambienteve të qendrës. Atë bëj edhe tani. Më pëlqen të ndihmoj të tjerët,” thotë duke buzëqeshur Izmiri.

Falë ligjit të punësimit, i cili përcakton që në çdo 25 të punësuar, njëri duhet të jetë nga shoqëria e personave me aftësi ndryshe, duke parë edhe përkushtimin e tij për punë vullnetare, bashkia i ofroi atij punën e sanitarit në qendër. Ai e kryen këtë punë me mjaft devotshmëri. “Nuk dua të largohem nga qendra para orës katër,” pohon Izmiri- “si orar e kam deri në orën 1 të mesditës. Por qëndroj deri në katër dhe ndihmoj jashtë orarit për çfarë kanë nevojë fëmijët. Më pëlqen  të jem pranë tyre”.

Renaton, vëllanë e tij e gjetëm duke punuar në mjediset e brendshme të kuzhinës, në katin e dytë të godinës. Ai  po përgatiste sallatën. I veshur me përparësen e ndihmës guzhinierit, me plot humor, mjaft i lëvizshëm dhe komunikues, ai të zgjat dorën duke sfiduar problemet shëndetësore të tij.

“Jam  Renato. I kam xhan gjithë mësueset këtu dhe  fëmijët që mësojnë në këtë qëndër,” thotë ai. Ndërsa të shikon me sytë e shndritshëm dhe përpiqet të pastrojë duart në një pjesë rrobe të futur brenda xhepit të përparëses, Renato pohon se dëshiron të ketë një vend të përhershëm pune.

“Jam i kënaqur që punoj si vullnetar. Nuk lodhem. Dua të punoj dhe të shërbej këtu. Në shtëpi ndihmoj mamin  për të gatuar. Më pëlqen shumë,” thotë ai, duke u përpjekur të eleminojë problemin në të folur.

Si i vëllai apo Edisoni, edhe Renato ka ëndrra të ngjashme-të punojë, të krijojë një familje. Ata frekuentojnë çdo ditë qendrën Horizont, mbërrijnë aty në orët e para të mëngjesit  dhe rikthehen pranë familjes në orët e pasdites.

Fëmijët e qendrës "Horizont" duke mësuar si të gatuajnë në kuzhinë. Foto:Arben Velo
Fëmijët e qendrës “Horizont” duke mësuar si të gatuajnë në kuzhinë. Foto:Arben Velo

Fëmijët dhe të rinjtë që trajtohen në këtë qendër kryejnë aktivitete ditore dhe terapi në bazë të nevojave dhe problemeve që ata kanë. Por jo të gjitha rastet janë kaq fatlume.  Luzela, 19 vjeçe, është e paralizuar dhe as nuk arrin të flasë. E ëma, Valentina Koçi e sjell atë çdo ditë pranë qendrës ku trajtohet prej fizioterapistes Klodiana Mimaj dhe logopedistes Arbina Memallaj. “Një lëvizje e buzëve të vajzës, një krijim buzëqeshjeje,  një tingull i nxjerrë, është mesazhi më i shtrenjtë që mund të marr,” thotë ajo.

Kur vajza reagon qoftë edhe pak, për Valentinën është fitore. Atëherë, ajo ndihet nëna më e lumtur. Ajo dhe i shoqi Pilo Koçi kanë provuar gjithçka. Një pjesë kohe jetuan edhe në Greqi. Kanë punuar bashkë, burrë e grua dhe gjithë të ardhurat e përfituara  i kanë shpenzuar për shëndetin e Luzelës, ndërsa çifti ka edhe një djalë që tani është në shkollë. Gruaja thotë se tashmë  ka gjetur mbështetje  nga qendra Horizont.

“Këtu të mbyt opinioni. Ne  prindërit ndihemi të diskriminuar. Fundja, edhe vajza ime, edhe ata fëmijë, janë krijesa që e duan jetën dhe dashurinë, përkushtimin, dhe mbi të gjitha duan përkrahje. Por këtu, s’di të them. Këta fëmijë shikohen si të sëmurë që nuk duhet t’u afrohesh. Mentaliteti është shumë i egër,” thotë ajo.

Fizioterapistja Klodiana Mimaj i tha BIRN se çdo ditë, ata përpiqen të fitojnë qoftë edhe një progres të vogël.

“Një lëvizje e krahut  apo  një hap i një fëmije me aftësi të kufizuar është fitorja e jonë,” përfundon ajo.

Etiketa: Aftësi ndrysheBanorëbashkiBashkiaBIRNFamiljeFierfitoreGreqiIntegrimiIzmirKlodianamarrëveshjembështetjeMjaftParaprogresPunëSHVlorë
Tjetri
Rumania pritet të zgjedhë të parën grua dhe myslimane si kryeministre

Rumania pritet të zgjedhë të parën grua dhe myslimane si kryeministre

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.