Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

KQZ i heq mandatet Elvis Rroshit, Dashamir Tahirit dhe Shkëlqim Selamit

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
13:16 | 29/12/2016
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Dy deputetë dhe një kryebashkiak kapen nga ligji i dekriminalizimit

Deputeti Shkëlqim Selami (majtas), kreu i bashkisë Kavajë Elvis Rroshi (qendër), deputeti Dashamir Tahiri (djathtas) | Foto nga : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot “pushimin nga puna” të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi dhe dy  deputetëve, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si pjesë e ligjit për “dekriminalizimin e politikës”.

Deputeti Shkëlqim Selami (majtas), kreu i bashkisë Kavajë Elvis Rroshi (qendër), deputeti Dashamir Tahiri (djathtas) | Foto nga : LSA
Deputeti Shkëlqim Selami (majtas), kreu i bashkisë Kavajë Elvis Rroshi (qendër), deputeti Dashamir Tahiri (djathtas) | Foto nga : LSA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu përgjigj sot kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme duke shpallur të pavlefshme dhe duke ndërprerë mandatet e një kryebashkiaku dhe dy deputetëve, për shkak se këta të fundit rezultuan se kanë gënjyer në vetëdeklarimet e tyre për “pastërtinë e figurës”, të njohur gjerësisht si “formularët e dekriminalizimit”.

Kryetari i KQZ Denar Biba shpalli vendimin e marrë me dyer të mbyllura, ku shumica e anëtarëve të KQZ votuan për shkarkimin e zyrtarëve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, e cila ka bërë presion të vazhdueshëm përgjatë tri viteve të fundit për dekriminalizimin, e përshëndeti vendimin e KQZ në një deklaratë për shtyp.

“Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve”, thuhet në deklaratë.

Elvis Rroshi, kryebashkiak i Kavajës që nga viti 2011, rezultoi se pati gënjyer në formularin e tij të dekriminalizimit duke mos raportuar një dënim për përdhunim në grup të marrë në Itali si dhe një rast të lidhur me trafikun e drogës në Zvicër. Pas zbulimit nga ana e Prokurorisë të dënimit në Itali dhe përzënieve në Zvicër, Rroshi u arrestua me urdhër të prokurorisë në qershor të këtij viti. Ai është aktualisht në ndjekie të lirë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve si dhe gjendet nën hetim për falsifikim tenderësh. Në një çështje tjetër, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar të dhëna në SHBA për Rroshin, nën dyshimin e pjesëmarrjes në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në maj 2016, Rroshi shpalli në Facebook se kishte dhënë dorëheqjen si kryebashkiak për shkak të dënimeve të tij në të shkuarën, por deklarata nuk u shoqërua me dorëheqje formale.

Deputeti i Vlorës Dashamir Tahiri është raportuar nga policia italiane në qytetin e Foxhias për falsifikim parash ndërsa në një rast të dytë, është dënuar me 9 muaj burg më 1999 në qytetin e Ravenës për përdorim dokumentesh të falsifikuara. Sipas prokurorisë, Tahiri ka mbrojtur veten duke thënë se qe viktimë e rrethanave të pafat.

Deputeti tjetër po nga Vlora, Shkëlqim Selami, por që i përket partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka pasur një masë sigurie arrest me burg në qytetin e Brindizit në Itali, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, në një ngjarje të ndodhur në vitin 1994. Por kjo masë sigurie raportohet se është ekzekutuar në vitin 2006.

Ligji Për Pastërtinë e Figurës, i njohur gjerësisht si ligji i dekriminalizimit të politikës, u miratua në fillim të këtij viti pas një beteje njëvjeçare, me mirëkuptim mes maxhorancës dhe opozitës. Ligji detyron të gjithë zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar të deklarojnë të shkuarën e tyre penale, nën kërcënimin e shkarkimit nga detyra nëse gënjejnë, ndërkohë që kryerja në të shkuarën e disa veprave të rënda penale sjell shpalljen e personit të papërshtatshëm për të mbajtur poste publike.

Para hyrjes në fuqi të ligjit, deputeti socialist Arben Ndoka, i dënuar për trafik qeniesh njerëzore, dha dorëheqjen.

Rroshi, Selami dhe Tahiri janë zyrtarët më të lartë deri tani që kanë rënë në rrjetën e ligjit për dekriminalizimin e politikës.

Tjetri
“Beauty Contesti” kthehet në garë të shëmtuar për frekuencat dixhitale

AMA jep licensën e katërt, por procesi i dixhitalizimit mbetet ende i hapur

Më të lexuarat

Dy deputetë dhe një kryebashkiak kapen nga ligji i dekriminalizimit

KQZ i heq mandatet Elvis Rroshit, Dashamir Tahirit dhe Shkëlqim Selamit

13:16 | 29/12/2016
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.