AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pas Alepos

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e publikuar nga Minisria e Mbrojtjes e Rusisë që tregon inxhinierët ushtarakë Rusë në Alepo, Siri. Foto pa datë. (Russian Defense Ministry Press Service photo via AP)

Rënia e Alepos do ta fiksojë rolin e Sirisë në histori si një “problem tjetër nga ferri.” Dhe, si konflike të tjera rajonale prej ferri, të tilla si Bosnja dhe Ruanda, historianët e ardhshëm do të theksojnë tiparin kryesor të konfliktit të Sirisë: dështimeve spektakolare diplomatike që sollën përshkallëzimin e këtij konflikti.

Foto e publikuar nga Minisria e Mbrojtjes e Rusisë që tregon inxhinjerët ushtarakë Rusë në Alepo, Siri. Foto pa datë. (Russian Defense Ministry Press Service photo via AP)
Foto e publikuar nga Minisria e Mbrojtjes e Rusisë që tregon inxhinjerët ushtarakë Rusë në Alepo, Siri. Foto pa datë. (Russian Defense Ministry Press Service photo via AP)

Fundi i luftimeve në Alepo nuk do t’i japë fund luftës në Siri, pavarësisht armëpushimit në të gjithë vendin për të cilin sapo është rënë dakord. Ajo nuk do t’i lehtësojë vuajtjet e popullsisë së qytetit, shumica e të cilës është zhvendosur. Ajo që do të bëjë rrethimi i Alepos është që do ta fiksojë rolin e Sirisë në histori të tillë si, për të huazuar një shprehje nga ish-Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Ëarren Christopher, një “problem tjetër nga ferri.” Dhe, njësoj si konflikte të tilla të tmerrshme rajonale, të tilla si ai në Bosnjë (të cilit iu referua shprehja e Christopher) dhe Ruandës, historianët e së ardhmes do të theksojnë tiparin thelbësor të konfliktit të Sirisë: dështimit spektakolar të diplomacisë që solli përshkallëzimin e konfliktit.

Diplomacia e mirë fillon me një analizë të hollësishme të interesave, si të vendit në diskutim ashtu edhe të fuqive të caktuara të huaja. Ajo kërkon një vlerësim të kujdesshëm të asaj se si këto interesa do të ndikojnë mbi rendin rajonal dhe ndërkombëtar. Dhe diplomacia e mirë gjithmonë kërkon fuqizimin e kapacitetit të fuqive rajonale apo botërore në ndihmë të zgjidhjes së problemeve.

Përmes këtij procesi, vlerat e përbashkëta të botës dhe të përforcuara në vijimësi – të cilat kanë rëndësi kritike në uljen e aktorëve shumë të ndryshëm në një tryezë të përbashkët për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave – mund të japin edhe orientimin moral dhe bazën e përbashkët për zgjidhje. Çelësi është të sigurohemi që vlerat nuk bëhen armë, të përdorura nga një aktor kundër një tjetri në mënyrë që pikërisht vlerat të bëhen shkas për përshkallëzimin e tensionit dhe minimin e zgjidhjeve.

Mendoni luftën e Bosnjës të viteve 1990 – rezultat i një pune të papërfunduar nga shpërbërja e perandorive Austriake dhe Osmane dhe krijimit të shteteve kombe më herët në shekullin e njëzet.

Konflikti shpërtheu menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, në një çast kur një numër parimesh ndërkombëtare organizimi ranë në kolaps ndërkohë që disa të tjera nuk qenë krijuar ende. Pjesërisht pasojë e kësaj, konflikti u karakterizua nga një kasaphanë civilësh në shkallë të gjerë dhe dhunime të të drejtave të njeriut.

Por, si test për rendin e ri botëror, Lufta e Bonjës përfundoi duke katalizuar ndryshime në strukturën institucionale të bashkësisë ndërkombëtare (përfshirë themelimin e gjykatave të krimeve të luftës). A mundet që një sistem i sapokrijuar i botës pas Luftës së Ftohtë të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e ish-Bashkimit Sovjetik? A mundet që NATO të marrë role dhe misione të reja? A mundet që Perëndimi të punojë me Federatën Ruse? A mundet që marrdhënia trans-atlantike të përballojë stuhinë?

Përgjigjja për të gjitha këto pyetje rezultoi po. Për rrjedhojë, megjithëse rajoni vijon të përballet me probleme serioze, portat e ferrit kanë mbetur të mbyllura – siç ndodhi edhe në rastin e Ruandës. Dhe megjithatë, njëzet vjet më pas, duket se kujtesa e përbashkët e botës se si mund të bashkëpunohet, ka dështuar.

Që të jemi të sigurtë, nuk ka pasur kurrë një shteg të qartë drejt paqes në Siri. Presidenti Bashar al-Assad, forcat e të cilit tashmë kontrollojnë të gjithë Alepon për herë të parë që nga viti 2012, është një diktator brutal që ka bërë luftë kundër popullit të vet, përfshirë civilët, e madje ka përdorur edhe armët kimike. Joshja nga ideja e kërkimit të ndryshimit të regjimit – një objektiv i përqafuar nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende Europiane – është e kuptueshme.

Megjithatë, duke demonstruar një diplomaci jashtëzakonisht të paaftë, ShBA vendosi të synojë për këtë objektiv pa bërë përpjekje serioze për të fituar mbështetje ndërkombëtare, e madje pa marrë parasysh opinionet apo interesat e të tjerëve. Dhe nuk duhet të gabohemi: ka shumë opinione dhe interesa (shpesh konfliktuale). Në fund të fundit, Siria është e vendosur në mënyrë strategjike në Mesdhe; ndaj kufirin me Izraelin, Jordaninë, Turqinë dhe Irakun; dhe, njësoj si Iraku, ka edhe minorancën e vet kryengritëse kurde. Nuk është lloji i vendit ndaj të cilit fuqitë botërore apo rajonale mund të qëndrojnë indiferente.

Në fakt, fuqine Perëndimore bënë thirrje për ndryshim të regjimit ndërkohë që aktorë të tjerë – përfshirë Rusinë, Iranin dhe interesat shia në Libanin fqinj – kundërshtuan. Pavarësisht kësaj, SHBA-të ndoqën axhendën e vet të formuluar keq, duke furnizuar armë për palë luftuese praktikisht të panjohur në terren para se të përcaktonin se cilët do të mbështeteshin e cilët jo. Kjo i dha aleatëne të regjimit të Assad të gjithë justifikimin për të cilin kishin nevojë për të bërë furnizimet e tyre me armë.

Disa argumentojnë se, nëse SHBA do të kishte dhënë armë më herët, Asadi nuk do të kishte pasur kohë që të mblidhte mbështetje për të mbajtur pushtetin. Por ky supozim neglizhon rëndësinë strategjike të Sirisë për kaq shumë fuqi të huaja, si dhe fragmentarizmin e paparashikueshmërinë e luftërarëve me bazë në SHBA.

Gabimi i vërtetë i Amerikës qe te dështimi për të ndërvepruar me të gjitha palët, përfshirë Assadin dhe opozinës suni, të cilën ajo e konsideroi sektare. (Gjatë Luftës së Bosnjës, përkundrazi, SHBA foli edhe me sundimtarin e asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia, Sllobodan Millosheviç.) Me këtë përqasje mendjengushtë – reflektuar në mungesën e çdo vizioni të qartë për një Siri të pasluftës, – SHBA efektivisht ia dorëzoi fushën e diplomacisë, Rusisë.

Tani, SHBA në thelb po luan rolin e agjituesit, duke ofruar pak më shumë se sa shpalosje të zemërimit moral dhe referenca bajate për procesin e Gjenevës, i cili pati vdekur që në lindje. Duke reaguar ndaj kasaphanës në Alepo, Samantha Poëer, ambasadorja e SHBA-së në KOmbet e Bashkuara, mbërriti në pikën kur pyeti aleatin rus të Assadit: “A mos jeni të paaftë për t’u turpëruar?” Ndërkohë, konflikti vijon, me pasoja të konsiderueshme për aleatë të SHBA-së në Bashkimin Europian.

Sa për Rusinë, edhe ajo po ndjek një variant diplomacie që nuk ka në thelb gjithëpërfshirjen. Ajo po punon me Turqinë (një aleat të NATO-s që duket gjithnjë e më shumë i humbur në det) për të sjellë opozitën e Sirisë dhe përfaqësues të qeverisë së Assad bashkarisht në Kazakistan për një seri të re bisedimesh për paqe, të lehtësuara nga një armëpushim, për të cilin Rusia dhe Turqia janë garantues. Irani do të jetë atje. Po ku janë shtetet arabe suni? Dhe më e rëndësishmja, ku është SHBA?

Është vërejtur shpesh se, çdo katër vjet, SHA punon pa një politikë të jashtme. Këtë herë, kjo duket se ka nisur tepër herët.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. After Aleppo

Etiketa: ArmëBosnjadiktatorGjenevëIraniKombet e BashkuaraLuftambështetjeNATOpaqeParapasojaProject SyndicaterajoniRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraSiriSiriaTurqiavariant
Tjetri
Karteli i kokainës, SPAK kërkon konfiskimin e hotelit të vëllezërve Marku

Saranda e papërgatitur për lulëzimin e papritur të turizmit nga kruazierët në 2017

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.