AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Reforma penale zbut politikën e dënimit dhe ashpërson kushtet për prokurorët

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë një aktiviteti | Foto nga : LSA

Propozimet e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodin Penal dhe Kodit të Procedurës Penale synojnë t’i hapin dritën jeshile zbatimit të dënimeve alternative, ndërsa ngushtojnë “fushën e veprimit” të organeve të hetimit për rastet e arrestimeve.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë një aktiviteti | Foto nga : LSA
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë një aktiviteti | Foto nga : LSA

Ministria e Drejtësisë ka propozuar një paketë të re ndryshimesh në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, përmes së cilës synon të promovojë dënimet alternative dhe të shtrëngojë praktikën e ndjekjes penale nga Prokuroria.

Dy draftet e prezantuara më 4 Janar parashikojnë ndryshime në 17 nene të Kodit Penal dhe 34 nene të Kodit të Procedurës Penale, që pas konsultimeve me ekspertë të fushës pritet t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

Drafti i ri i Kodit Penal, i cili shënon edhe ndryshimin e shtatë të tij që prej miratimit në vitin 1995 parashikon lehtësira për të miturit, gratë dhe të moshuarit, i mëshon politikës së konvertimit të ditëve të burgut me para dhe ofron dënime të përshkallëzuara në fushën e krimeve të drogës.

Më konkretisht, Ministria e Drejtësisë parashikon që për të miturit, dënimi me burgim të jepet vetëm nëse dënimet e tjera konsiderohen të papërshtatshme nga gjykata dhe jo më shumë se gjysma e kohës së parashikuar për veprën penale.

Lehtësirat për kategoritë e veçanta theksohen më tej në draftin e Kodit të Procedurës Penale, ku gratë shtatzanë ose me fëmijë deri në 2 vjeç, të sëmurët dhe të moshuarit e akuzuar për krime me dënim deri në 5 vjet nuk duhet t’i nënshtrohen arrestit me burg. E njëjta gjë vlen edhe për toksikomanët apo të alkolizuarit, të cilët po i nënshtrohen programeve terapeutike.

Ndryshimi më i diskutueshëm në Kodin Penal është ai i parashikuar në nenin 5, ku thuhet se “të gjithë personat e dënuar me burgim deri në 3 vjet apo që u kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim mund të kërkojnë të zëvendësojnë dënimin e mbetur me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit”.

Thuajse i paaplikuar në praktikë, një parashikim i tillë është futur në Kodin Penal që prej vitit 2014, ku konvertimi në para i ditëve të burgut lejohet vetëm për të dënuarit deri në 2 vjet burg, të cilët gjykata i çmon si të parrezikshëm për shoqërinë.

Ndërkohë që një ditë burg llogaritet në 5 mijë lekë, pikëpyetje ngrihen mbi faktin se ky nen do të favorizojë të dënuarit e pasur dhe do të diskrimojë të dënuarit në pamundësi ekonomike.

Drafti i Kodit Penal mbyllet me ndryshime të rëndësishme në krimet e prodhimit dhe shitjes së drogës, ku masa e dënimit përshkallëzohet sipas sasisë dhe llojit të saj.

Ndryshimet parashikojnë nga 1 deri në pesë vjet burg për ata që kapen me një sasi deri në 100 gram kanabis në 3 deri në dhjetë vjet burg për sasi më të mëdha se 10 kilogramë. Dënimet ashpërsohen në rastet kur vepra penale kryhet në bashkëpunim apo kur droga është e llojit heroinë apo kokainë. Në rastet e organizatave kriminale të trafikut të drogës, dënimi shkon deri në 20 vjet burg.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës

Ndërkohë që ndryshimet në Kodin Penal shkojnë drejt lehtësimit të politikës së dënimeve, parashikimet e reja në Kodin e Procedurës Penale synojnë të eliminojnë subjektivizmin e prokurorëve dhe të ngushtojnë kohën në dispozicion të tyre gjatë hetimeve paraprake.

Me ndryshimet e reja, Ministria e Drejtësisë është përpjekur t’i japë një përkufizim “dyshimit të arsyeshëm”, mbi bazën e të cilit janë bërë me qindra arrestime në Shqipëri. Sipas draftit të ri të Kodit të Procedurës Penale, “askush nuk mund t’i nënshtrohet masës së arrestit me burg, në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston të paktën një provë direkte…”.

Një tjetër ndryshim që pritet të vështirësojë punën e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore është koha e vlefshmërisë së masës së arrestit në kushtet e flagrancës. Në draftin e ri është shtuar neni 259/1, i cili përcakton se tridhjetë ditë pas arrestit në flagrancë të një personi, prokuroria duhet të dërgojë në gjykatë kërkesën për gjykim.

“Në rast se prokuroria nuk dërgon kërkesën për gjykim brenda 30 ditëve, gjykata vetë ose me kërkesë, rivlerëson masën e sigurimit arrest me burg, duke caktuar një masë tjetër të sigurimit personal,” thuhet në nenin 259/1 të draftit të Kodit të Procedurës Penale.

Për të adresuar zvarritjet e shpeshta të proceseve gjyqësore, Ministria e Drejtësisë ka parashikuar gjoba deri në 50 000 lekë për avokatët apo prokurorët që mungojnë pa arsye. Një tjetër element i ri i futur në Kodin e Procedurës Penale është i vendosjes së hipotekës si garanci pasurore, në rastet kur të pandehurit i mungojnë paratë.

“Vendosja e hipotekës si garanci reale, bëhet kur i pandehuri nuk ka mundësi të depozitojë një garanci pasurore. Në çdo rast, barra hipotekore regjistrohet në masën që i korrespondon shumës që do të depozitohej si garanci pasurore, sipas nenit 236 të këtij Kodi”, shkruhet në draftin e ndryshimeve.

Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë synon të riformatojë rolin e Gjykatës së Lartë në sistemin e drejtësisë, duke i dhënë asaj hapësira më të mëdha ligjore në unifikimin e praktikës gjyqësore. Ndryshe nga praktika e deritanishme, Gjykatës së Lartë i jepet e drejta që me nismën e saj mund të tërheqë një çështje nga çdo shkallë e gjykimit dhe ta shqyrtojë atë në Kolegjet e Bashkuara.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë mund të vihet në lëvizje nga Kuvendi, Këshilli i Ministrave apo Prokurori i Përgjithshëm në rastet kur kërkohet unifikimi i praktikës gjyqësore për çështje që lidhen me veprimtarinë e këtyre institucioneve.

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaArrestArrest me burgarrestimeBurgDrogaGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqkanabisKodit PenalKrimeKuvendiMASMasapaktParaprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaPunëReformaSHshqipShqipëriYlli Manjani
Tjetri
Armët e Ballkanit po bien në duart e milicive irakiane, paralajmëron Amnesty

Armët e Ballkanit po bien në duart e milicive irakiane, paralajmëron Amnesty

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.