Familjet rome të zhvendosura nga Bregu i Lumit, pasi shtëpitë e tyre u shembën si pjesë e një projekti zhvillimi, presin me padurim realizimin e premtimit të bashkisë Tiranë për t’i siguruar një strehë me kushte dinjitoze.
Rreth 50 familje romësh, me shumë fëmijë të mitur dhe pleq të sëmurë janë vendosur prej mëse një muaji e gjysëm në këtë ngrehinë, dikur kazermë ushtarake.
Edhe pse temperaturat ditët e fundit kanë zbritur nën zero, muret e mbetura prej saj dhe dritatet e mbuluara me qese plastike janë streha e tyre e vetme.
Këto familje rome u zhvendosen nga Bregu i Lumit, ku jetuan për dhjetra vite, pasi bashkia e Tiranës ndërhyri për të shembur banesat e tyre të thjeshta dhe informale, si pjesë e një projekti për rehabilitmin e zonës.
Në këmbim bashkia ka premtuar se në këtë ish repart ushtarak, do të ndërtojë brenda 6 muajsh shtëpi të reja për ata. Megjithtë, Deri ne mbajtjen e premtimit jeta per keta njerez mbetët e vështirë dhe plot sfida.