AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë për bllokimin e ILDKPKI-së

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari ILDKP, Shkelqim Ganaj, duke hyre gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015 | Foto : LSA

Pas vendimeve të gjykatës së Tiranës dhe Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilat patën rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për të bllokuar për efekt hetimi të gjithë arkivën e Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, Gjykata e Lartë mësohet se ka refuzuar rekursin e Prokurorisë duke i hapur rrugë zhbllokimit të arkivës që pritet të përdoret për procesin e vetingut.

Kryetari ILDKP, Shkelqim Ganaj, duke hyre gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015 | Foto : LSA
Kryetari ILDKP, Shkelqim Ganaj, duke hyre gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015 | Foto : LSA

Në fillim të nëntorit 2016, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se pati hapur hetime për “shpërdorim detyre” ndaj kryetarit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) Shkëlqim Ganaj, dhe se për këtë arsye, i duhej të bllokonte për efekt të hetimit të gjithë arkivën e këtij institucioni, arkivë në të cilën gjenden formularët e vetëdeklarimit të pasurive të të gjithë zyrtarëve të lartë të Shqipërisë, përfshirë gjykatës e prokurorë.

Sipas Prokurorisë, bllokimi i dosjeve qe i nevojshëm për të hetuar Ganajn, i cili, sipas dyshimit të prokurorisë, ka shpërdoruar detyrën duke mos hetuar raste të dyshuara të konfliktit të interesit.

Menjëherë pas kësaj, ILDKPKI iu drejtua me shtatë ankesa Gjykatës së Tiranës ku kërkohej rrëzimi i urdhërave të ndryshëm për bllokim të lëshuara nga prokuroria. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe ajo e Apelit të Tiranës i dhanë të drejtë Inspektoriatit dhe rrëzuan prokurorinë ndërsa së fundmi, Gjykata e Lartë mësohet se ka refuzuar rekursin e prokurorisë në lidhje me këtë çështje.

Sipas vendimit të gjykatës së Apelit, Prokuroria urdhërohet të dorëzojë dosjet e sekuestruara ndërsa lejohet të vijojë hetimet për konflikt interesi ndaj deputetëve Rakip Suli e Valentina Leskaj si dhe ish-deputetit Koço Kokëdhima, për të cilët prokuroria dyshon se Ganaj ka shpërdoruar detyrën duke mos hetuar.

Por ndërsa gjykatat e panë të arsyeshme hetimin e Ganajt në lidhje me mosveprimet e institucionit të tij në rastet e tre deputetëve, të cilët dyshohet se kanë përfituar fonde apo asete publike për vete apo persona të lidhur me ta, ndërkohë që kushtetuta e ndalon ndërveprimin ekonomik të deputetëve me buxhetin e shtetit apo pronën publike, prokuroria pati përdorur rastin për të lëshuar shtatë urdhëra bllokimi për të gjithë arkivën e ILDKPKI.

Në kërkesën ankimore të ILDKPKI-së , prokuroria akuzohej se është vënë në veprim për nisjen e hetimeve penale,  për qëllime jo të ligjshme.  “Prokuroria nuk arsyeton se përse një hetim që përfshin më pak se tre vite veprimtari dhe vetëm 3 subjekte,  kërkon të sekuestrojë  të gjitha të dhënat që lidhen me gjithë vitet e ushtrimit të veprimtarisë nga ILDKPKI dhe me të gjithë subjektet që mbartin detyrimin për të deklaruar pasurinë dhe interesat private”.

Burime zyrtare nga ILDKPKI i thanë BIRN se në bazë të  vendimit më të fundit të Gjykatës së Apelit  prokuroria duhet të dorëzojë të gjitha  dosjet e sekuestruara gjatë një jave në zyrat e këtij institucioni, ndërkohë që  nuk ka animuar vendimet për hetimet e deputetëve Suli, Leskaj, dhe ish deputetit, KoçoKokëdhima.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, burime zyrtare të Prokurorisë deklaruan se hetimi i nisur kundër kreut të ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj do të vijojë normalisht dhe se këto vendime nuk do të ndikojnë në procedurat hetimore që kanë nisur në fund të vitit të shkuar. Hetimet e prokurorisë nisën  në kohën institucioni i drejtuar nga Ganaj është i përfshirë në procesin e marrjes në sitë e deklaratave të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, si pjesë e procesit e të vetingut, konkretisht  të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”

Bllokimi pati ngritur shqetësime se mund të shërbente si një masë penguese për procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili pritet të nisë së shpejti. Tani që gjykatat kanë rrëzuar pretendimet e prokurorisë, pritet që ILDKPKI të rikthehet në punë normalisht.

Etiketa: BIRNbllokimdeputetFondeGjykataGjykatëGjykatësgjyqtarHetimhetimeHetimetILDKPKIKoço Kokëdhimakonfliktkonflikt interesiMASprokurorProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeRakip SuliSHShkëlqim GanajShpërdorim detyreshqipTiranëVendimet
Tjetri
Ilir Meta punëson lobist për të siguruar ftesë në inaugurimin e Donald Trump

Ilir Meta punëson lobist për të siguruar ftesë në inaugurimin e Donald Trump

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.