AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Emigrantët e mbetur në Serbi përpiqen t’i mbijetojnë dimrit të acartë

Natalia ZabangaNatalia Zaba
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emigrantët kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani po përdorin barrakat e vjetra pranë stacionit hekurudhor prej muajsh. Foto: Natalia Zaba/BIRN

Emigrantët vazhdojnë të mbërrijnë në Serbi por mbijetesa po bëhet gjithnjë e më e vështirë teksa kufiri me Hungarinë është pothuajse i pamundur për t’u kaluar pa paguar mirë trafikantët.

Emigrantët kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani po përdorin barrakat e vjetra pranë stacionit hekurudhor prej muajsh. Foto: Natalia Zaba/BIRN
Emigrantët kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani po përdorin barrakat e vjetra pranë stacionit hekurudhor prej muajsh. Foto: Natalia Zaba/BIRN

Më shumë se 1500 emigrantë nga Pakistani dhe Afganistani, shumë prej të cilëve fëmijë dhe adoleshentë po luftojnë me motin e akullt të dimrit në Serbi në një kazermë të braktisur ushtarake me shpresën se udhëtimi i tyre do të vazhdojë.

Shumë prej tyre kanë qëndruar aty për javë, në mos muaj. Nuk ka ujë të pijshëm dhe elektricitet, ata e mbajnë veten ngrohtë duke improvizuar zjarr brenda barakave, që prodhon shumë tym.

Shapur nga Afganistani ka kaluar dy muaj në këto kushte. Ai dhe miku i tij Kamrad po bëhen gati të udhëtojnë në Francë.

Megjithëse ministria e çështjeve sociale i ka kërkuar OJQ-ve të mos shpërndajnë ndihma, njerëz të caktuar dhe një organizatë humanitare shpërndan vakte çdo ditë në këtë zonë.

“Ne shpërndajmë një mijë vakte në ditë këtu dhe gjithnjë na mbaron ushqimi,” tha Paul Linger, një vullnetar për Hot Food Idomeni. “Kjo është gjithnjë një përgjigje emergjence,” vazhdoi ai.

Ai thotë se do të vazhdojë të ushqejë njerëzit për sa kohë të kenë nevojë, “por sa kohë do të marrë kjo?”, – pyeta nuk merr një përgjigje.

Ndërsa BE-ja mezi po gjen një zgjidhje për krizën e migrantëve në përgjithësi, zgjidhja e problemit që kanë mbetur në Serbi duket gjithashtu e pazgjidhshme.

Emigrantët kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani po përdorin barrakat e vjetra pranë stacionit hekurudhor prej muajsh.

…

Askush nuk e di se sa është numri i saktë, por Ivan Gerginov, nga Komisariati i Serbisë për Refugjatët, një organ shtetëror, thotë se rreth 1500 persona ndodhen aktualisht në barraka të braktisura.

“Kemi një problem sepse gjithnjë e më shumë njerëz po vijnë, por thuajse asnjë prej tyre nuk largohet nga Serbia. Kemi 6000 vende në qendrat tona, rreth 1000 janë ende të lira, por njerëzit nuk duan të shkojnë në kampe të largëta,” tha Gerginov për BIRN.

“Po përpiqemi të gjejmë më shumë hapësirë, familjet po ndajnë shtretërit për shembull, vetëm për të krijuar më shumë vend që të mos lihet askush jashtë. Por e shoh të vështirë të bind njerëzit që qëndrojnë në barraka të largohen prej tyre,” shtoi ai.

Ndërkohë, Shapur dhe disa emigrantë të tjerë shpresojnë të arrijnë Francën së shpejti. Vetëm 15 vjeç, ai ka kaluar dy muaj në Serbi dhe është përpjekur të kalojë kufirin me Hungarinë tre herë. Çdo herë është kapur nga policia.

Shoku i tij Abaidullah ka pasur një fat të ngjashëm. Gjatë dy muajve që ai ka qëndruar në barrakat në Beograd, ia ka dalë të shkojë dy herë në kufi, por asnjë nga përpjekjet nuk ka qenë e suksesshme. Policia hungareze e ka kthyer në Serbi.

Sipas tij, kalimi i kufirit tani kushton 1500 euro. “Trafikantët janë miqtë tanë më të mirë. Ata ndihmojnë,” tha Abaidullah.

Etiketa: AfganistaniBEBeogradBIRNEuroKufiliraMediaPakistaniPoliciaSerbiSerbiavideoZjarr
Tjetri
Franca liron ish-kryeministrin Haradinaj

Franca liron ish-kryeministrin Haradinaj

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.