AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të rimendosh mobilitetin e punës

Harold JamesngaHarold James
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtorë duke shkarkuar tubat e parë të mbërritura në Shqipëri, të projektit të gazsjellësit TAP | Foto nga : LSA

Njerëzit janë gjenialë dhe të adaptueshëm, por vetëm në disa rrethana të caktuara; për rrjedhojë, ne duhet të vijojmë të kërkojmë për mundësitë e disponueshme që t’i lejojmë njerëzit të marrin pjesë në mënyrë krijuese dhe domethënëse në ekonomi. Për këtë qëllim, ne duhet të shikojmë pas në histori dhe të studiojmë se çfarë ndodhi me “humbësit” në periudhat e mëparshme të tekno-globalizimit të shpejtë.

Viti i kaluar do të mbahet mend si një periudhë revolte kundër asaj që Presidenti i Zgjedhur i SHBA-së Donald Trump pëlqen të quajë “globalizim.” Lëvizjet populiste kanë shënjestruar “ekspertët” dhe “elitat,” të cilat tashmë po pyesin veten se çfarë mund të kishin bërë ndryshe për të menaxhuar forcat e globalizimit dhe inovacionit teknologjik.

Konsensusi që po shfaqet aktualisht është që bashkësitë e goditura nga forca të tilla duhet të kompensohen, ndoshta edhe me një të ardhur bazë të pakushtëzuar. Por kjo strategji ka shumë pengesa. Njerëzit që paguhen për aktivitete të pakuptimpa, apo pa bërë kurrfarë gjëje, ka gjasa do të bëhen edhe më të shkëputur dhe të mënjanuar nga shoqëria. Rajonet që subvencionohen thjeshtë për shkak se po humbasin mund të kërkojnë më shumë autonomi dhe pastaj trishtohen më tej kur shohin se kushtet nuk përmirësohen edhe pasi e marrin autonominë shtesë.

Për rrjedhojë, thjeshtë transfertat e parave nuk mjaftojnë. Njerëzit janë gjenialë dhe të adaptueshëm, por vetëm në disa rrethana të caktuara; kështu ne duhet të vijojmë të kërkojmë për mundësi të disponueshme që i lejon njerëzit të marrin pjesë në mënyrë krijuese dhe domethënëse në ekonomi. Për këtë qëllim, ne duhet të shohim në histori dhe të studiojmë se çfarë ka ndodhur me “humbësit” në periudha të mëparshme të tekno-globalizimit të shpejtë.

Gjatë Revolucionit Industrial të fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, inovacionet teknologjike, veçanërisht në makineritë e tekstilit, lanë pa punë artizanët dhe punonjësit e specializuar en masse, dhe punëtorët mbetën pa kurrfarë mbështetjeje përballë goditjes. Por, në retrospektivë, nuk është e qartë se çfarë do të duhej të kishin bërë qeveritë ose nëse kishin mundësitë të bënin diçka për të kompensuar endësit me dorë të pëlhurave në Silesi apo artizanalët e zonave rurale të Irlandës. Megjithëse këta qenë shumë punëtorë, prodhimi i tyre qe inferior në cilësi dhe më i kushtueshëm se sa ai që po prodhohej në fabrika.

Në vend të kësaj pune, shumë nga ata që humbën emigruan – shpesh në distanca të gjata përtej oqeaneve – drejt vendeve ku mund të bënin një punë të re, e ndoshta të arrinin edhe mirëqenie. Siç e shkroi i ndjeri Thomas K. Mçraë në librin e shkëlqyer Themeluesit e Financës, tradita amerikane e sipërmarrjes është një testament i migrantëve novatorë.

Për të parë përfitimet që sjell migrimi, ne duhet të shohim jo më tutje se sa Kallstadt, një qytezë fermerësh të vegjël në Gjermaninë jugperëndimore ku Friederich (Fred) Trump – gjyshi i Donald Trump pati lindur më 14 mars 1869. Ai u zhvendos në SHBA më 1885 (bashkëshortja e tij pati lindur gjithashtu në Kallstadt dhe ai u martua me të në një vizitë në vendlindje më 1902). Babai i themeluesit të gjigandit të ushqimeve Heinz (tashmë kompania Kraft Heinz), Henry John Heinz, pati lindur gjithashtu në Kallstadt më 1811, dhe emigroi në Pensilvani  më 1840, për të shpëtuar nga një krizë e bujqësisë.

Por vetëm një shekull më vonë, emigrimi nuk është më një opsion për njerëzit që kanë parë se si aktiviteti i tyre ekonomik është bërë papritur i vështirë dhe kjo ndodh për shkak se vendet kanë imponuar barriera gjithnjë e më të ashpra kundër migrimit. Në gjysmën e parë të shekullit të njëzet, prodhuesit më të dobët qenë fermerët e vegjël të zonave rurale të cilët nuk arrinin të konkurronin me prodhimin ushqimor në zgjerim të shpejtë në pjesën tjetër të botës.

Kjo qe veçanërisht e vërtetë për fermerët europianë, të cilët iu përgjigjën varfërimit të tyre të papritur dhe falimentit me të njëjtat lloje të politikave populiste që na u rishfaqën më 2016. Ata formuan dhe votuan lëvizje politike radikale, të cilat përzjenë utopizmin ekonomik dhe shoqëror me nacionalizmin militaresk gjithnjë e më të fuqishëm. Këto lëvizje kundër globalizimit, të cilat arritën kulmin në Luftën e Dytë Botërore, ndihmuan për të shkatërruar rendin ndërkombëtar të asaj kohe.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, politikanët në vendet industriale gjetën një zgjidhje të ndryshme ndaj problemit të fermerëve të varfëruar: ata e subvencionuan bujqësinë, mbajtën çmimet e larta dhe mbrojtën këtë sektor nga tregtia ndërkombëtare.

Në SHBA – vend që në mënyrë domethënëse, arriti ta shmangë dallgën nacionaliste të asaj kohe – përpjekja për të shmangur problemin u mishërua në Aktin e Përshtatjes Bujqësore të vitit 1933. Në Europë, ruajtja e çmimeve dhe proteksionizmi supranacional përbën themelin politik të integrimit Europian në Bashkësinë Ekonomike Europiane, e cila u bë themeli i Bashkimit Europian. Edhe sot e kësaj dite, buxheti i BE-së në shumicë dërrmuese i përkushtohet Politikës së Përbashkët Bujqësore, sistemit të subvencionit dhe masave të tjera në mbështetje të sektorit të bujqësisë.

Proteksionizmi bujqësor ka funksionuar mirë për dy arsye. E para, prodhimet bujqësore të SHBA-së dhe të Europës në këtë regjim të ri nuk qenë në themel të pavlera, siç qenë veshjet e prodhuara me dorë, teknikisht inferiore gjatë Revolucionit Industrial. Prodhuesit amerikanë dhe europianë vijonin të ushqenin popullsitë e vendeve të pasura, edhe pse ata e bënin këtë me kosto më të larta nga sa qe ekonomikisht e nevojshme. E dyta, dhe më e rëndësishmja, punëtorët qenë në gjendje të ndryshonin vend pune dhe shumë lëvizën nga zonat rurale drejt vendeve tërheqëse dhe të mirëpaguara të punës në manifakturën urbane apo shërbimet.

Natyrisht, kërcënimi që globalizimi përbën sot ka shënjestruar ekzaktësisht këto profesione “të reja”. Europa dhe SHBA janë përpjekur prej kohësh të mbështesin “humbësit” në manifakturë dhe shërbime përmes programeve në shkallë të vogla të cilat në fakt, nuk janë në përfitim të shumë punonjësve. Për shembull, Programi i Asistencës së Përshtatjes së Tregtisë në SHBA, i cili u zgjerua në vitin 2009 me Aktin e Asistencës për Përshtatjen ndaj Tregtisë dhe Globalizimit, si dhe Fondi i BE-së për Përshtatjen ndaj Globalizimit janë masa të vogla, komplekse dhe kushtueshme për të kompensuar punëtorët që kanë humbur vendet e punës.

Për rrjedhojë, shumë nga dilemat me të cilat janë përballur politikëbërësit e shekullit të nëntëmbëdhjetë janë të njëjtat me ato me të cilat përballen sot. Askush nuk mund të mohojë se është shpërdorim i burimeve njerëzore dhe natyrore ushqyerja me para e vendeve të punës që krijojnë mallra të dobët apo të pakërkuar në treg. Gjeneratat e mëparshme patën emigrimin si valvul shkarkimi dhe shumë njeëz sot, veçanërisht në Europën Lindore e Jugore po i përgjigjen kushteve të këqija ekonomike në të njëjtën mënyrë.

Migrimi i brendshëm drejt qendrave dinamike metropolitane mbetet ende një punësi, veçanërisht për të rinjtë. Por ky lloj mobiliteti – i cili është në rritje në Europën moderne, por jo në SHBA – kërkon aftësi dhe iniciativa. Në botën e sotme, punonjësit duhet të mësojnë të përqafojnë përshtatshmërinë dhe fleksibilitetin, në vend që të bien në trishtim dhe mjerim.

Forma më e rëndësishme e mobilitetit nuk është fizik; është social apo psikologjik. Për fat të keq, SHBA dhe shumica e vendeve të tjera të industrializuara, me sistemet e tyre arsimore jofleksibël dhe trullosëse, kanë dështuar t’i përgatisin njerëzit për këtë realitet.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Rethinking Labor Mobility

Etiketa: Bashkimit EuropianBEbuxhetiDonald TrumpekonomiEmigrimiEuropaglobalizimglobalizimikostoMasambështetjeParaProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëSHSHBAshkarkimiTregTrumpzgjerim
Tjetri
Të paktët fatlumë dhe të shumtët e harruar

Të paktët fatlumë dhe të shumtët e harruar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.