AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vdes në Beograd ish-gjenerali jugosllav

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vladimir Trifunoviç në një video të Associated Press video report. Foto: YouTube.

Ish-gjenerali i përgjithshëm i Ushtrisë Popullore Jugosllave Vladimir Trifunoviç, i cili u gjykua për tradhti në Serbi dhe krime lufte në Kroaci, u diskutua gjatë për tërheqjen e tij dramatike nga Kroacia në vitin 1991.

Vladimir Trifunoviç në një video të Associated Press video report. Foto: YouTube.
Vladimir Trifunoviç në një video të Associated Press video report. Foto: YouTube.

Gjenerali Vladimir Trifunoviç – i njohur për udhëheqjen e trupave jugosllave në një tërheqje dramatike nga një kazermë kroate gjatë luftës në vitin 1991 – vdiq në një spital të Beogradit të dielën në moshën 78 vjeçare, edhe pse lajmi u bë publik vetëm ditën e martë.

Shkaku i vdekjes së tij është ende i panjohur. Trifunoviç do të varroset në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku ai lindi, në qytetin veriperëndimor të Prijedorit.

Në shtator të vitit 1991, ai i dorëzoi kazermat më të mëdha të Ushtrisë Popullore Jugosllave në Kroaci, në qytetin verior të Varazdinit, forcave kroate për të shpëtuar jetët e 250 ushtarëve dhe oficerëve të tij.

Ai më vonë pohoi se dha urdhër që të gjitha pajisjet ushtarake të lëna pas në kazermë të çaktivizoheshin në mënyrë që armiku të mos fuqizohej më shumë.

Pasi Trifunoviç dhe njerëzit e tij u transferuan në Serbi të palënduar pas nergociatave me kroatët, prokuroria ushtarake jugosllave e akuzoi atë në janar të vitit 1992 për “veprën penale të shkatërrimit të aftësive ushtarake dhe mbrojtëse”.

Një gjykatë e dënoi atë me shtatë vjet burg në vitin 1995.

Trifunoviç u lirua pas një viti burg me dekret nga presidenti i atëhershëm jugosllav Zoran Liliç, por vendimi kundër tij nuk u rrëzua.

Gjykata e Lartë e Serbisë më pas e anuloi gjykimin fillestar dhe urdhëroi një rigjykim të ri të çështjes në vitin 2010.

Më vonë atë vit, prokurori publik e rrëzoi çështjen kundër Trifunoviçit dhe katër oficerëve të tjerë, duke deklaruar se i akuzuari “veproi bazuar në nevoja ekstreme” gjatë tërheqjes së ushtrisë dhe se nuk kishte shenja se ata kishin kryer veprën penale të shkatërrimit të aftësive ushtarake dhe mbrojtëse.

Trifunoviç fitoi gjithashtu mbështetje në Serbi nga ata që këmbëngulën se ai shpëtoi jetët e ushtarëve të tij duke i nxjerrë ata nga kazermat.

Autoritetet në Sllovenisë dhe Kroacisë hetuan rolin e Trifunoviçit gjatë luftës.

Gjykata më e lartë në qytetin slloven të Mariborit e liroi atë nga akuzat në korrik 2014 për krime lufte kundër civilëve në qershor 1991, gjatë luftës së shkurtër midis forcave sllovene dhe Ushtrisë Popullore Jugosllave.

Por në Kroaci, gjykata e qarkut në Varazdin e dënoi atë – bashkë me të dy nga oficerët e tij, Berislav Popov dhe Vladimir Davidoviç – me 15 vjet burg në vitin 1993 në mungesë për krime lufte në qytet para se Ushtria Popullore Jugosllave të tërhiqej.

Gjatë një sulmi ajror në qytet nga forcat e Ushtrisë Popullore Jugosllave, një civil u vra.

Gjykata e Lartë e Kroacisë e konfirmoi vendimin në vitin 1994.

Megjithatë, ish zv/kryeministri kroat Radimir Caciç – në vitin 1991 një anëtar i shtabit të krizës të Varazinit, përgjegjës për negociatat me Trifunoviçin – tha në vitin 2010 se gjenerali ishte i pafajshëm.

Pasi mori dëshmitë e Caciç dhe të tjerëve, gjykata e qarkut në Varazdin vendosi për rigjykimin e çështjes së Trifunoviçit në vitin 2013, e cila më pas u transferua në gjykatën e qarkut në Zagreb.

Megjithatë, ai nuk mundi të merrte pjesë në seancat gjyqësore për shkak të gjendjes së tij të dobët shëndetësore dhe gjykata u shty për herë të fundit në dhjetor 2014.

Etiketa: BeogradBurgGjykataGjykatëGjyqKrimekrime lufteKroaciKroaciaLuftembështetjeParaProkuroriProkuroriaSerbiSHshtatorSpitalUshtriavdesVendimivideoZagreb
Tjetri
Kredia 1.5 miliardë euro; organizatat mjedisore kundërshtojnë financimin e gazsjellësit TAP

Të rimendosh mobilitetin e punës

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.