AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Bashkia e Tiranës pranon raportin e KLSH: Çmimi u rrit në përfitim të operatorëve

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i fotografuar më 19 gusht 2015 gjatë një udhëtimi me autobuz urban të linjës Qendër – Kombinat në Tiranë. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Pas një raporti kritik të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vendimin e debatuar të rritjes së çcmimit të biletës së transportit urban nga 30 në 40 lekë, Bashkia e Tiranës deklaroi se në fakt, rritja e çmimit nuk qe një “indeksim”, siç është shprehur më parë, por një “masë e marrë në kushtet e emergjencës” pas presionit të operatorëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i fotografuar më 19 gusht 2015 gjatë një udhëtimi me autobuz urban të linjës Qendër - Kombinat në Tiranë. Foto: LSA / MALTON DIBRA
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i fotografuar më 19 gusht 2015 gjatë një udhëtimi me autobuz urban të linjës Qendër – Kombinat në Tiranë. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Bashkia e Tiranës pranoi pas pyetjeve të BIRN se konkluzionet e një raporti kritik të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi vendimin për rritjen e çmimit të bilietës së transportit urban, qëndrojnë se dhe në të vërtetë, rritja e çmimit nuk qe indeksim, por thjeshtë një rritje e ndërmarrë për të kënaqur operatorët privatë të transportit publik.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi më 30 dhjetor 2015, në kushtet e mungesës së transparencës, pa e publikuar më parë projektvendimin dhe pa konsultim publik, rritjen e çmimit të biletës së transportit urban nga 30 në 40 lekë.

Një vit më vonë, një raport auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit doli në konkluzionin se vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk bazohej në rregullat që mbikëqyrin “indeksimin e çmimit” të transportit urban dhe se vendimi qe në dëm të interesave të qytetarëve dhe si i tillë, rritja e çmimit duhet të anulohet.

Pas pyetjeve të dërguara nga BIRN në lidhje me raportin e KLSH, bashkia doli me një variant të ri, duke pranuar se çmimi është rritur pasi ka rënë viktimë e kërcënimeve për grevë të operatorëve të transportit urban në Tiranë. Bashkia pranoi gjithashtu se formula e përcaktuar në rregullimin e indeksimit të çmimit nuk është zbatuar, siç është vërejtur edhe nga raporti i KLSH-së.

Indeksimi i çmimit nënkupton rritjen e një çmimi të kontrolluar nga autoritetet sipas normës së inflacionit zyrtar të matur nga Instituti i Statistikave. Rritja e çmimit të biletës së transportit urban nga 30 në 40 lekë, e cila nënkupton rritjen e çmimit me 33 për qind, në fakt qe shumë më e lartë se sa rritja e inflacionit nga viti 2008 deri në vitin 2015.

“Vendimi është marrë  në kushtet e emergjencës nga ana e Këshillit Bashkiak, për shkak se ekzistonte mundësia e paralizimit të shërbimit nga ana e operatorëve që  deklaronin pamundësinë e vazhdimit të tij,” tha Drejtori i Punëve Publike Taulant Tusha nëpërmjet një përgjigje me shkrim.

Bashkia pranon që vendimi i Këshillit Bashkiak përcakton dhe formulën që bashkia duhet të përdorte për indeksimin e çmimit të biletës, po nuk thotë nëse kjo formulë është përdorur gjatë rritjes së çmimit me 33 % në fillim të vitit 2015.

Sipas raporit të auditimit të KLSH-së, kjo formulë indeksimi nuk është përdorur nga bashkia në vendimin nr.66 ë Këshillit Bashkiak, pasi ajo nuk e justifikonte rritjen e çmimit me 33 %.

“Kur i kërkuam DTTRr përllogaritjen e saktë të formulës së prezantuar në relacionin e VKB nr.66 datë 30.12.2015, morëm përgjigjen finale se nuk është marrë në konsideratë as norma e inflacionit e deklaruar zyrtarisht e as një formulë paraprake,” shkruan KLSH në raport.

“DTTRr konfirmon se kjo rritje çmimi prej 33% është bërë në masa emergjence. Për pasojë, rritja e çmimit të biletës së urbanit në linjat qytetëse është e pabazuar në relacionin bashkangjitur VBK nr 66 datë 30.12.2015,” shton KLSH.

Sipas KLSH-së vendimi i bashkisë Tiranë ishte jo vetëm i gabuar por edhe në dëm të interesi publik.

“Duke qenë se transporti urban përdoret nga masa e popullsisë dhe përdoruesit e këtij shërbimi përbëjnë afërsisht 36% të popullsisë, impakti që ka një rritje çmimi prej 33% e pabazuar në normën zyrtare të inflacionit dhe e pabazuar në asnjë formulë ekonomike, ndryshe nga çfarë shprehet VKB nr 66 datë 30.12.2015, është një vendim i gabuar dhe prek në mënyrë të drejtpërdrejtë interes publike të qytetarëve,” shkruhet në raport.

KLSH i kërkoi Bashkisë së Tiranës marrjen e masave të menjëhershme të përcaktimit të çmimit  të biletës në bazë të një formule të saktë ekonomike, e deri  në përmbushjen e këtij detyrimi  pezullimin e vendimit të rritjes së çmimit të biletës për transportin publik.

Operatorët pa kontroll

Aktualisht shërbimi i transportit publik në Bashkinë Tiranë ofrohet nga pesë kompani, të cilat njëkohësisht merren me aktivitete të tjera tregtare jashtë transportit publik të Tiranës.

Shërbimi i transportit publik u kaloi  kompanive private në vitet 2002-2003 dhe sipas Bashkisë në vitin 2014 ky shërbim ka pasur 72.5 milionë pasagjerë.

KLSH shkruan se ky shërbim rregullohet sipas urdhëresave të Kryebashkiakut dhe një kontrate tip mes Bashkisë Tiranë dhe operatorëve. Këto janë të vetmet akte administrative për sistemin e kontrollit, të vlerësimit të performancës së operatorëve dhe mbajtjen nën kontroll të cilësisë së shërbimit të ofruar për qytetarët e Tiranës. KLSH-ë ka zbuluar se Urdhëresa dhe Kontrata  nuk është miratuar nga Bashkia e Tiranës e për pasojë detyrimet për të cilat duhet të përgjigjën operatorët e linjave të transportit qytetës nuk janë të matshme.

“Një pjesë e mirë e përgjegjësive të operatorëve që përmendën në kontratën e bashkëpunimit, citojnë këtë Urdhëresë të pa miratuar ende për detaje specifike. Në këto kushte, kontrata nuk është një mjet administrativ i vlefshëm për të siguruar efektivitetin e shërbimit të transportit urban qytetës,” thuhet në raport.

Mungesa e Urdhëresës e cila parashikon sistemin e pikëzimit bën që edhe masat ndëshkuese të përmendura nga Urdhëresën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë më nr. prot 774, të jenë të pavlefshme.

Në raport konstatohet se sistemi i pikëzimit që parashikohet në Urdhëresë, tek i cili mbështetet edhe kushti për një shërbim të vazhdueshëm dhe me cilësi, nuk ekziston. Për pasojë edhe ky kusht i vendosur në Urdhëresën me nr. prot 774 nuk është i vlefshëm. Operatorët nuk kanë asnjë arsye për t’iu trembur heqjes së licencës në rast se cenohet cilësia e kërkuar e shërbimit.

E pyetur nga BIRN, drejtori Tusha fajësoi administratën paraardhëse duke u shprehur se Urdhëresa në fjalë ishte miratuar nga bashkia në shtator 2016.

“Nuk jemi ne gjende të shpjegojmë pse administrata e mëparshme nuk e ka formësuar këtë urdhëresë por në muajin shtator 2016 është miratuar urdhëresa për “monitorimin inspektimin raportimin dhe vlerësimin e performancës së shërbimit publik në transportin qytetas të udhëtarëve dhe zbatimin e masave për shkeljen e  kontratës së transportit qytetas,” tha ai.

Etiketa: AdministrataAdministrativeBashkiaBIRNDibraErion VeliajInstituti i StatistikaveKëshilli Bashkiak i TiranësKLSHKontrolliMASMasaPunëraportRaportiSHshtatorTaulant TushaTiranëvariantVendimVendimi
Tjetri
Autoritetet boshnjake kërkojnë ndihmë për identifikimin e sulmuesit të Vuçiç

Autoritetet boshnjake kërkojnë ndihmë për identifikimin e sulmuesit të Vuçiç

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.