AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Deputeti Alfred Peza nën hetim për pastrim parash

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Alfred Peza. Foto: Malton Dibra/LSA

Pas hetimit administrativ të hapur nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKPKI), Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka regjistruar hapjen e hetimeve “kryesisht” në ngarkim të deputetit Alfred Peza pasi bashkëshortja e këtij të fundit bleu 113 milionë lekë aksione në Bankën Credins.

Deputeti Alfred Peza. Foto: Malton Dibra/LSA
Deputeti Alfred Peza. Foto: Malton Dibra/LSA

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të premten se ka nisur një hetim penal nën dyshimin e pastrimit të parave ndaj deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza, pas publikimit në media të një kontrate të vitit 2015 në të cilën bashkëshortja e Pezës ka blerë aksione me vlerë 113 milionë lekë në Bankën Credins.

Zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme  deklaruan se  dosja hetimore  në ngarkim të deputetit Peza është  regjistruar për veprën penale  të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe të “Fshehjes ose  deklarimi i rremë të pasurisë” , vepra këto që në rast se  vërtetohen edhe nga gjykata, deputeti socialit rrezikon një dënim me deri në dhjetë  vjet burg.

BIRN e pati të pamundur të  komunikojë me  deputetin Peza, në lidhje me akuzat penale të ngritura ndaj tij, por ai është shprehur më herët në faqen e tij në Facebook se është i pafajshëm dhe se paratë i ka krijuar përmes punës së tij si drejtues mediaje përgjatë 20 viteve të fundit dhe se pasuria e tij nuk është shtuar që nga viti 2013, kohë në të cilën u tërhoq nga gazetaria dhe u zgjodh deputet në Qarkun e Elbasanit nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste.

Prokuroria bëri të ditur se hetimet janë nisur “kryesisht”, gjë që do të thotë se nuk ka një kallëzim ndaj tij por Prokuroria me nismë të vet ka vendosur hapjen e hetimeve.

Lajmi u publikua fillimisht në media javën e kaluar ndërsa kontrata e shitblerjes së aksioneve i përket vitit 2015 dhe është publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sipas kontratës, aksioneri Aleksandër Pilo i shiti Mirela Ndinit 523 mijë aksione të bankës Credins përkundrejt një shume prej 113 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro).

Publikimi i lajmit shkatoi reagime të shumta publike. ILDKPKI njoftoi më 16 janar nisjen e hetimeve administrative ndaj Pezës për të parë burimin e krijimit të pasurisë së përdorur për blerjen e aksioneve si dhe për një konflikt të mundshëm interesi.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, deputetët nuk kanë të drejtë të fitojnë para nga burimet e shtetit apo të pushtetit vendor por nuk është e qartë nëse qenia aksioner në një bankë, bie apo jo në klauzolën e konfliktit të interesit.

Partia Demokratike në opozitë e konsideroi ngjarjen si tregues i nivelit të korrupsionit në qeverisjen e vendit ndërsa Peza iu përgjigj duke akuzuar opozitën se ajo është e korruptuar dhe se problemi i tij qëndron në faktin se ka qenë transparent dhe ka deklaruar pasurinë e tij.

Sipas deklaratës së pasurisë së deputetit Peza, firmosur prej tij në vitin 2013, kur mori detyrën si deputet, ai disponon një apartament në Tiranë me vlerë 110 mijë euro dhe një tjetër në Durrës me vlerë 50 mijë euro, të cilat thotë se i ka blerë me kursimet e krijuara nga të ardhurat e tij si drejtues mediaje dhe të bashkëshortes si punonjëse e administratës publike.

Peza shkruan gjithashtu në të njëjtën deklaratë se në emër të bashkëshortjes së tij, dispononte në vitin 2013 një depozitë me vlerë 95 milionë lekë si dhe llogari të tjera me vlera më të vogla, që të gjitha të krijuara përmes kursimeve nga të ardhurat e veta dhe të bashkëshortjes.

Banka Credins është aktualisht një nga dy bankat e vetme me kapital kryesisht shqiptar në Shqipëri. Sipas të dhënave mbi aksionaret e kësaj banke të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Ndini bleu afro 523 mijë aksione ose 1 për qind të aksioneve të bankës me vlerë nominale prej 54 milionë lekësh nga Aleksandër Pilo, një nga aksionerët më të hershëm të bankës. Kontrata e transferimit, e publikuar në prill 2015 në QKB tregon se këto aksione u blenë nga Ndini për 113 milionë lekë. Që nga prilli i vitit 2015, Banka Credins ka ndërmarrë disa herë rritje të kapitalit aksioner përmes moshpërndarjes së fitimeve apo përmes emetimit të kuotave të reja të aksioneve. Aktualisht Ndini disponon 0.79 për qind të aksioneve të bankës.

Etiketa: AdministrativeAlfred PezaBankatBIRNBurgCredinsdeputetDibraDosjaDurrësEuroFacebookgazetariaGjykataHetimHetimetILDKPKIkonfliktMediaParaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePastrim parashpasuriaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunëQendrën Kombëtare të BiznesitQKBSHshqipShqipëri
Tjetri
Lindja e epokës së Trump ndan vendet e Ballkanit

Lindja e epokës së Trump ndan vendet e Ballkanit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.