AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Hapet në Beograd gjyqi i parë serb për Srebrenicën

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në gjyqin e parë të llojit të tij në Serbi, tetë ish-oficerë policie serbë të Bosnjës dolën në gjykatë të akuzuar për përfshirje në masakrimin e boshnjakëve nga Srebrenica në korrik 1995.

Srebrenica Belgrade 640
Një oficer policie ruan hyrjen e gjykatës gjatë seancës së ditës së hënë. Foto: AP Photo/Darko Vojinovic.

Çështja e parë që po ndiqet penalisht në Serbi në lidhje me masakrat e Srebrenicës të vitit 1995 filloi në Gjykatën Speciale të Beogradit ditën e hënë, pasi gjyqtarët refuzuan një tjetër shtyrje të procedurave gjyqësore.

Tetë ish-anëtarë të një njësie të policisë speciale serbe të Bosnjës dolën në gjyq të akuzuar për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e më shumë se 1,300 civilëve në një depo bujqësore në fshatin Kravicë afër Srebrenicës në korrik 1995.

Nedeljko Milidragoviç, Aleksa Golijanin, Milivoje Batinica, Aleksandar Dacevic, Bora Miletiç, Jovan Petroviç, Dragomir Paroviç dhe Vidosav Vasiç akuzohen se kanë kryer krime lufte, duke vrarë të burgosurit boshnjakë të kapur pas rënies së Srebrenicës në duart e forcave serbe të Bosnjës.

Gjyqi duhet të fillonte në dhjetor, por u shty pasi avokatët e mbrojtjes nisën një sfidë, duke bërë që grupet e viktimave të Srebrenicës të kërcënonin me protesta nëse gjyqi nuk vazhdonte së shpejti.

Të hënën, njëri prej avokatëve të burrave të akuzuar kërkoi një tjetër shtyrje të seancës, duke pretenduar se dëshmitarët e mbrojtur nuk kishin të pranishëm avokatët e tyre ndërsa jepnin deklaratat, duke i bërë kështu provat e tyre të paligjshme.

“Është e qartë për të gjithë se vlerat e këtyre provave janë vënë gabim dhe nuk mund të pranohen nga gjykata,” tha avokati mbrojtës Miroslav Petkoviç, sipas një raporti të Associated Press.

Vrasjet në magazinën në Kravisa ishin ndër masakrat e shumta të kryera nga forcat e Ushtrisë Serbe të Bosnjës pas rënies së Srebrenicës në korrik 1995, ku mbetën të vrarë 7,000 burra dhe djem boshnjakë.

Deri më tani janë identifikuar më shumë se 1,300 civilë të cilët u masakruan në Kravica. Trupat e tyre u gjetën në disa varre masive në Bosnje dhe Hercegovinë.

Prokuroria boshnjake më parë ngriti akuza për gjenocid kundër Milidragoviçit dhe Golijaninit, por nuk mundi t’i arrestonte ata, sepse kanë jetuar në Serbi që prej përfundimit të luftës në Bosnjë në vitin 1995.

Pasi Serbia dhe Bosnja nënshkruan një protokoll për bashkëpunim në krimet e luftës në vitin 2013, provat nga prokuroria boshnjake u transferuan në Beograd.

Sipas akuzave të ngritura nga prokuroria e Bosnjës, Milidragoviç, një ish-komandant i një skuadre nga Qendra e Trajnimit Jahorina e policisë speciale serbe të Bosnjë, dhe Golijanin, një ish zv/komandant i një skuadre të Qendrës së Trajnimit Jahorina, kryen gjenocid kundër boshnjakëve nga Srebrenica midis 10 dhe 19 korrikut 1995.

Megjithatë, prokuroria serbe tha se nuk mund të vërtetonte akuzat për gjenocid të ngritura nga prokurorët boshnjakë dhe në vend të kësaj i akuzoi burrat për kryerjen e një krimi lufte.

Etiketa: AkuzaBeogradBosnjaBosnjedëshmitarëgjenocidGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqigjyqtarKrimekrime luftekrimiLufteprokurorProkuroriaProtestaRaportiSerbiSerbiaShtyrjeSrebrenicavarre masive
Tjetri
Gjysmë milioni rumunë protestojnë kundër korrupsionit qeveritar (Fotogaleri)

Protestat e rumunëve frymëzojnë aktivistët në Ballkan

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.