AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Skënderbeu dhe Ibrahim Kodra, dy përvjetorët jubile të vitit 2018 në Ishëm

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varri i Ibrahim Kodrës pranë Kalasë së Ishmit. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

550-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe 100-vjetori i lindjes së Piktorit të përmasave evropiane, Ibrahim Kodra, pritet ti japin një nxitje të rëndësishme turizmit në zonën bregdetare të Ishmit, në veri të Durrësit.

Varri i Ibrahim Kodrës pranë Kalasë së Ishmit. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Varri i Ibrahim Kodrës pranë Kalasë së Ishmit. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Por më shumë se kaq, përgatitja e dy përvjetorëve në fillim të vitit 2018 duket se ka përfshirë banorët e kësaj zone, që shquhet për traditat historike dhe pasuritë natyrore. E mbi të gjitha shihet që përpjekjet e tyre synojnë angazhimin e të gjithë aktorëve vendas dhe të huaj, që mund të kontribuojnë realisht në rizgjimin e vlerave të kësaj treve.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës po shikon mundësinë e bashkëpunimit për një ndërhyrje përforcimi në perimetrin e kalasë së Skënderbeut në kepin e Rodonit, një nga pikat më të bukura të bregdetit shqiptar. Një nismë e mirë e pedagogëve dhe studentëve në kuadër të 17 janarit të ardhshëm, në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Ndërkaq, para disa ditësh shoqata “Ibrahim Kodra” organizoi një takim jubilar pranë kalasë së Ishmit, aty ku prehen eshtrat e artistit të penelit, që e bëri të njohur vendlindjen e tij në të gjithë Evropën.

11 vjet pas vdekjes së piktorit që ka marrë titullin “Nderi i Kombit” organizatorët nënvizuan rëndësinë e 18 prillit të vitit 2018, kur do të festohet 100-vjetori i lindjes së Ibrahim Kodrës, i cili ka lindur vetëm pak kilometra më tej, në Likmetaj, një nga 9 fshatrat e zonës.

Bashkërendimi i punës mes Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Durrësit dhe Njësisë administrative të Ishmit do të mundësonin realizimin e një programi të përcaktuar, i cili bashkë me vlerësimin për bashkëfshatarin tonë të madh, do ti jepnin gjallëri edhe resurseve turistike të zonës-tha për BIRN, kryetari I Lulëzim Bega, duke kërkuar njëkohësisht edhe mbështetjen e kryeministrit Rama, profesionist i fushës së  arteve pamore.

Hapja e një ekspozite në Ishëm me disa nga veprat e piktorit Kodra, që është emërtuar nga Pol Eluar (Paul Éluard) si “primitivi i një qytetërimi të ri” përbën një nga synimet e drejtuesve të shoqatës, që përfaqëson banorët e kësaj treve. Sipas tyre edhe 128 punimet, dhuratë e artistëve italianë për Durrësin e mjeshtrit Kodra, dhe që janë mbyllur në një nga magazinat e qytetit bregdetar, duhet të jenë pjesë e një galerie që mund të ngrihet pranë vendvarrimit të Ibrahim Kodrës.

Ishmakët e dinë që është një ndërmarrje e vështirë prandaj kërkojnë edhe mbështetjen e Behgjet Pacollit, një nga njerëzit më të afërt të piktorit nga Ishmi dhe njëkohësisht president i Fondacionit “Ibrahim Kodra”.

“Në fillimshkurtin e vitit 2006, biznesmeni kosovar ishte njeriu që e solli trupin e tij nga Milano në Ishëm, duke përmbushur amanetin e piktorit që vdiq në moshën 88-vjeçare-dëshmon skulptori Qazim Kërtusha, pinjoll i një familjeje të madhe ishmake. Më pas ndërtimi i  vendvarrimit në Ishëm dhe ideja për ta transferuar atë në Tiranë apo në Durrës I kanë trazuar jo pak artistët durrsakë dhe banorët e kësaj zone. Megjithatë, Kërtusha pranon se komuniteti dhe pushteti lokal i zonës duhet të bëjnë më shumë për prezantimin dinjitoz të hapësirës ku prehet Kodra.

“Është fat që territori që dhuroi familja Kalaja dhe ku është ngritur varri i Kodrës rrethohet nga kalaja Mesjetare e Ishmit, si dhe peisazhet e mrekullueshme të fushës së Thumanës dhe të kodrave të Ishmit-thotë Bilal Kërtusha, që punon si shofer i linjës Durrës-Ishëm. Një hapësirë që duhet të mirëmbahet shumë më mirë-vlerësojnë dashamirët e Ibrahim Kodrës.

Kryetari i shoqatës Bega thotë se investimet e Pacollit do t’i jepnin gjallëri këtij territori që gjithnjë e më tepër po njihet me emrin e Ibrahim Kodrës.

Tashmë në Ishëm mbërrihet lehtësisht, si nga Tirana dhe nga Durrësi, e po ashtu rruga të çon edhe në Kepin e Rodonit, një nga destinacionet e pamundura për automjetet deri pesë vjet më parë.

Ishmi është një pasuri natyrore dhe historike e bregdetit shqiptar dhe dy përvjetorët e rëndësishëm janë një shans i mirë edhe për krijimin e një mentaliteti të ri për banorët e zonës në veri të Durrësit.

Kepi i Rodonit dhe Kalaja e Skënderbeut. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Kepi i Rodonit dhe Kalaja e Skënderbeut. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Kepi i Rodonit. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Kepi i Rodonit. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
kodra-rodoni
Kepi i Rodonit. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Një turiste duke fotografuar bukuritë e Kepit të Rodonit. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Një turiste duke fotografuar bukuritë e Kepit të Rodonit. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Kalaja e Ishmit. Foto: Ibrahim Kodra
Kalaja e Ishmit. Foto: Gëzim Kabashi
Kalaja e Ishmit. Foto: Ibrahim Kodra
Kalaja e Ishmit. Foto: Gëzim Kabashi
Kalaja e Ishmit. Foto: Ibrahim Kodra
Kalaja e Ishmit. Foto: Gëzim Kabashi
Rrënojat e Bazilikës së Gjuricajt. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Rrënojat e Bazilikës së Gjuricajt. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Kepi i Rodonit dhe Kalaja e Skënderbeut. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Kepi i Rodonit dhe Kalaja e Skënderbeut. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Turistë në Kepin e Rodonit. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Turistë në Kepin e Rodonit. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Etiketa: AdministrativeAleksandër MoisiuBanorëBIRNDurrësekspoziteIbrahim KodraIshëmIshmiKepi i RodonitMilanoParapresidentPunëQazim KërtushaRamaSHShoferSkënderbeustudentTiranaturistturiste
Tjetri
Viktimat e para të Trump

Përse proteksionizmi amerikan nuk do të funksionojë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.