AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KQZ: 7 deputetë dhe 5 kryetarë bashkie ndryshuan formularin e dekriminalizimit pas afatit

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Nëpërmjet një deklarate për shtyp të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se 7 deputetë – përfshirë ish kryeministrin Sali Berisha- dhe 5 kryebashkiakë, kanë plotësuar me të dhëna shtesë formularin e dekriminalizimit pas përfundimit të afatit zyrtar. 

Ish kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha | Foto nga : Malton Dibra/LSA
Ish kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha | Foto nga : Malton Dibra/LSA

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se 12 funksionarë publikë, 7 deputetë: Arben Ristani, Artan Gaçi, Spartak Braho, Sali Berisha, Vladimir Kosta, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu dhe 5 kryetarë bashkie: Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Tërmet Peçi, kanë depozituar në KQZ kërkesë për plotësim të të dhënave  në formularët e vetëdeklarimit, ndonëse pas përfundimit të afatit të parashikuar nga neni 15, pika 2, e ligjit,” tha zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha.

“Kërkesat e tyre për plotësimin e të dhënave  kanë qenë ose për ndryshim gjenealitetesh, ose për të dhëna mbi dënime me gjobë për shpifje, armëmbajtje pa leje, fyerje etj. Vetëm 1 kërkesë  për plotësim, është bërë për dënim me burg (45 ditë), për kalim të paligjshëm kufiri në vitin 1990,” shtoi ajo.

Sipas KQZ-së këto kërkesa janë depozituar dhe pranuar nga Komisioni përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2016. KQZ shprehet se pranimi i kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetdeklarimit është bazuar në kodin e procedurës administrative. KQZ shtoi se plotësimi i të dhënave pas afatit ligjor të vendosur nga ligji i shërben transparencës.

“Vlerësojmë se, vetëm verifikimi i plotë dhe transparenca për çdo të dhënë në lidhje me dënimet penale, garanton besimin e publikut në organet e zgjedhura,” tha KQZ.

Komisioni nënvizoi se qëllimi i ligjit të dekriminalizimit është të garantojë besimin e publikut në funksionim e organeve të zgjedhura , institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj dhe të administratës publike dhe jo inkriminimi i pakuptimtë dhe cënimi i padrejtë i dinjitetit të individëve që janë subjekte të vetëdeklarimit.

“Çdo interpretim tjetër i dispozitave të ligjit për dekriminalizimin është i gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi automatikisht sjell dhunimin e një sërë të drejtash kushtetuese,” tha KQZ.

Sipas KQZ-së 19 prej 140 deputetëve në Kuvend kanë të dhëna në një ose disa nga rubrikat në formularin e vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore. Ndërkohë nga 61 kryebashkiakë, 11 kanë deklaruar të dhëna në disa rubrika të formularit të vetdeklarimit.

Nga shqyrtimi i formularë vetëdeklarimi, vërtetimeve të gjendjes gjyqësore, si dhge dokumentacionit  të dorëzuar nga vetë subjektet, ka rezultuar se disa deputetë dhe kryebashkiakë kanë shënime në formularët  e vetëdeklarimit, por nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.

Funksionarët publik në fjalë janë: Alban Zeneli, Andrea Marto, Arben Ristani, Armando Prenga, Adem Lala, Agron Kapllanaj, Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj,Edi Paloka, Edmond Themelko, Fatmir Mehdiu, Parid Cara, Spartak Braho, Shkëlqim Selami, Tom Doshi, Tërmet Peçi, Vladimir Kosta dhe Ylli Shehu.

Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se 4 deputetë dhe 4 kryebashkiakë nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fllim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare, për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit.

Në këtë listë përfshihen deputetët Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj dhe Zef Hila.

Sipas KQZ-së ligji i ‘dekriminalizimit’ sanksionon një listë të mbyllur ‘krimesh’ për të cilët zyrtarët publik janë të detyruar të deklarojnë.

“Në zbatim të nenit 11 dhe 2 të ligjit 138/2015,  për funksionarët e sipërcituar, të dhënat e pa deklaruara nuk përbëjnë shkak për ndalim të ushtrimit të funksionit apo për kallzim penal,” përfundoi KQZ.

Etiketa: Adem LalaAdministrativeAdriatikAdriatik ZotkajAgron KapllanajArmando PrengaArmëArtan GaçiArtur BardhiAsllan DogjaniBurgdeputetDibraEdi PalokaEdmond ThemelkoGjyqKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKryebashkiakkryetarkushtetueseKuvendLigjndalimNdrec DedajPartisë DemokratikeSali BerishaSHShpifjeshqiptaretërmetTom DoshiTransparencaVendimXhemal QefaliaZef Hila
Tjetri
Shqipëria e zhvendos luftën ndaj kanabisit në kufi

Shqipëria e zhvendos luftën ndaj kanabisit në kufi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.