AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria e zhvendos luftën ndaj kanabisit në kufi

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një motorskaf me kanabis i kapur nga policia shqiptare. Foto ilustruese: Policia e Shtetit.

Teksa fillon sezoni i trafikimit të drogës, policia shqiptare po shton kontrollet në kufijtë bregdetarë dhe tokësorë, të cilët përdoren vazhdimisht nga trafikantët për të transportuar tonelata kanabisi në Itali dhe Greqi.

Një motorskaf me kanabis i kapur nga policia shqiptare. Foto: Policia e Shtetit.
Një motorskaf me kanabis i kapur nga policia shqiptare. Foto: Policia e Shtetit.

Në dy muajt e parë të vitit 2017, policia ka parandaluar më shumë se dymbëdhjetë përpjekje trafikimi të tonelatave të kanabisit në Itali apo Greqi, duke e kaluar fokusin nga lufta kundër kultivimit te një luftë kundër eksportit.

Një zyrtar i policisë shqiptare i tha BIRN të premten se lufta kundër përpjekjeve të trafikimit është një prioritet kryesor i kësaj periudhe të vitit.

“Kemi një vigjilencë të lartë në këtë luftë tani, duke filluar me kontrollin e vijës bregdetare, porteve, pikave të kontrollit dhe linjave të gjelbra të kufirit. Kemi intensifikuar mjetet tona të kontrollit, mbledhjen e informacionit dhe bashkëpunimin me homologët në vendet fqinje,” tha burimi.

“Policia italiane dhe greke gjithashtu ka ndërmarrë investigimet e veta në përpjekje për të zbuluar se kush i ka porositur ngarkesat,” shtoi ai.

Media ka raportuar të paktën 15 raste të kapjes së drogës nga 1 janari, ku policia shqiptare ka konfiskuar tonelata kanabisi të cilat trafikantët janë përpjekur t’i transportojnë drejt Italisë me gomone ose në Greqi me makinë.

Policia në Itali dhe Greqi ka raportuar gjithashtu dhjetëra raste të tjera të ngarkesave të kanabisit të gjetura në portet e tyre, në pikat e kufirit apo brenda territorit të tyre pasi kanë kaluar kufirin shqiptar.

Gjatë vitit të shkuar, Shqipëria arriti nivele rekord të kultivimit të kanabisit. Më 8 tetor, policia e shtetit tha në një konferencë të përbashkët me policinë italiane nga Guardia di Finanza se 2.5 milionë bimë ishin shkatërruar kudo në Shqipëri gjatë asaj periudhe.

Në vitin 2013, numri i bimëve të shkatërruara ishte 90,000. Në 2014, shifra ishte 530,000 ndërsa në 2015 shkoi në 780,000.

Megjithatë, policia ende beson se sasi të mëdha të kanabisit ruhen në të gjithë Shqipërinë, gati për t’u trafikuar në vendet e BE-së.

Më 1 janar, policia e shtetit lajmëroi në bashkëpunim me oficerët italianë, kapjen e një gomoneje në Kanalin e Otrantos e cila mbante 400 kilogramë kanabis.

Në ditët dhe javët pasuese, rezultuan më shumë raste të trafikimit të kanabisit nëpërmjet cepave të ndryshëm të vijës së gjatë bregdetare shqiptare dhe pikave të kontrollit me Greqinë.

Të premten policia greke zbuloi një ton kanabis në një kamion që vinte nga Kakavija. Shoferi ia doli të largohej.

Në vitin 2016, policia shqiptare shpenzoi rreth 5.7 milionë euro të buxhetit vjetor në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Lufta kundër kanabisit është një çështje e nxehtë politike në Shqipëri, ku politikanët e opozitës vazhdimisht akuzojnë qeverinë se toleron lordët e drogës dhe trafikimin në shkëmbim të mbështetjes në fushatën e ardhshme zgjedhore të 18 qershorit.

Etiketa: BEBIRNEurogomoneGreqiGuardia di FinanzaItalikanabisKanabisiKufiLuftaMediapaktPoliciaPolicia e ShtetitshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Kosova i kërkon Interpolit të anulojë urdhër-arrestet e Serbisë

Kosova i kërkon Interpolit të anulojë urdhër-arrestet e Serbisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.