Presidenti Hashim Thaci i kërkoi agjencisë ndërkombëtare të policisë të anulojë urdhër-arrestet për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për krime lufte, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.
Hashim Thaçi të dielën i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Juergen Stock, të anulojë urdhrat për ndalimin e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kërkohen në Serbi nën akuzat për krime lufte.
Ai i tha Stock në një takim në Mynih se “urdhër arreste të tilla janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht”, sipas faqes së internetit të presidencës së Kosovës.
Arrestimi i ish-komandantit dhe ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në një aeroport francez në janar bazuar në një urdhër arrest nga ana e Serbisë ka ngritur tensionet politike midis Prishtinës dhe Beogradit gjatë javëve të fundit.
Një gjykatë franceze do të vendosë më 2 mars nëse Haradinaj, i cili tashmë është lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mund të ekstradohet apo jo në Serbi për t’u përballur me akuzat.
Agjencia serbe e lajmeve Tanjug ka raportuar në të kaluarën se Beogradi ka nxjerrë 100 urdhër arreste për ish-zyrtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dyshuar për krime lufte.
Vetë Thaçi kërkohet nga Serbia për krime lufte, por zyrtarët në Beograd thanë në vitin 2015 ser Interpoli nuk po kërkon arrestimin e tij.
“Interpoli anuloi vlefshmërinë e urdhër arrestit për Thaçin në vende të tjera, sepse ai është ndër zyrtarët më të lartë shqiptarë të Kosovës. Megjithatë, në Serbi urdhër arresti është end ei vlefshëm, kështu që ai mund të arrestohet nëse vjen këtu, tha në atë kohë ish-prokurori serb i krimeve të luftës Vladimir Vukceviç.
Ndërkohë, autoritetet e Prishtinës po kërkojnë arrestimin e 57 shtetasve serbë për krime lufte gjatë konfliktit të viteve 1990, edhe pse urdhër arrestimet nuk mund të ekzekutohen jashtë kufijve të Kosovës.
Thaçi i tha gjithashtu Stock të dietën se Kosova duhet të lejohet t’i bashkohet Interpolit sepse ajo i përmbush të gjitha kushtet për të qenë anëtare e tij.
“Neve na duhet Interpoli, por edhe Interpoli ka nevojë për Kosovën, për informacione sa më të shpejta është e mundur,” tha ai.