AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Nën presion nga dekriminalizimi, deputeti Armando Prenga jep dorëheqjen

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Armando Prenga.

Deputeti socialist Armando Prenga ka dhënë dorëheqjen pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar KQZ-së për heqjen e mandatit të tij.

Deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Armando Prenga.
Deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Armando Prenga.

Nëpërmjet një letre me 25 shkurt adresuar kryetarit të Kuvevendit Ilir Meta, Prenga ka dhënë dorëheqjen duke nënvizuar se ai kishte zgjedhur të dorëzonte mandatin për qetësinë e famijes së tij.

“Por dëshiroj tju informoj, ju z. Kryetar dhe opinionin publik se ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike,” shkruan Prenga në letrën e dorëheqjes.

Prokuroria e Përgjithshme pati njoftuar javën e kaluar se nga verifikimi i të dhënave brenda dhe jashtë Shqipërisë për deputetin Prenga, ka rezultuar se ai nuk ka deklaruar precedentët penalë në Itali në vitet 1996-1997, si dhe një vendim të formës së prerë të gjykatës së Kurbinit në Shqipëri, në të cilin është dënuar me gjobë për “falsifikim dokumentesh”.

Në bazë të këtyre të dhënave, Prokuroria deklaroi se Prenga është “në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit per “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Të enjten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, vendosi ta refuzojë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Prengës, duke kërkuar informacion shtesë nga organi i akuzës.

Ligji për “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike, u miratua në fund të vitit 2015 me kompromis në Kuvendin e Shqipërisë pas ankesave të shumta të Partisë Demokratike në opozitë për praninë e personave me precedentë të rëndë penalë në Kuvendin e Shqipërisë, zgjedhur më së shumti nga listat shumëemërore të Partisë Socialiste.

Në bazë të ligjit, personat që kanë kryer vepra të rënda penale, si trafik i qenieve njerëzore apo trafik droge, ndalohet të marrin poste të larta publike ndërsa ata që i kanë, e humbin mandatin. Por përveç kësaj, ligji parashikon detyrimin e zyrtarëve për të deklaruar episodet penale të jetës së tyre pavarësisht nëse këto episode përbëjnë apo jo shkak për humbjen e mandatit. Dështimi në deklarimin e rasteve të dënimeve apo të arrestimeve sjell heqje të mandatit dhe përbën vepër penale.

Deri tani, dy deputetë dhe një kryebashkiak janë kapur sakaq nga ligji, ndërsa Prokuroria thotë se është në proces verifikimi të shumë rasteve të tjera. Prenga pati deklaruar në formularin e tij vetëm veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe të plagosjes, për të cilat aktualisht është nën hetim ndërsa prokuroria thotë se nuk ka deklaruar probleme të tjera me drejtësinë në Shqipëri dhe në Itali.

Etiketa: 1997Armando PrengaArmëDekriminalizimideputetDrogeGjykatëGjykatësHetimIlir MetaItaliKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKryebashkiakkryetarLezhëLigji i dekriminalizimitMetaPartisë DemokratikePartisë SocialisteProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePSshqipShqipëriTrafikTrafik DrogeVendim
Tjetri
Gjenocidi kërcënon të shndërrohet në një nga krizat më të mëdha të Bosnjës së pasluftës

Gjenocidi kërcënon të shndërrohet në një nga krizat më të mëdha të Bosnjës së pasluftës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.