AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria premton dëmshpërblim 100 për qind për shtëpitë e Zharrëzës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zharrëz Fier

Ministria e Energjisë dhe Industrisë publikoi të hënën një projektvendim qeverie që urdhëron ngritjen e një grupi pune për vlerësimin e dëmeve dhe kompensimin e shtëpive të shembura apo të dëmtuara rëndë me një çmim prej 53 mijë lekësh për metër katror ndërsa Bankers thotë se ndërprerja e injektimit të ujit i kushton mesatarisht 50 mijë dollarë në ditë.

Protestuesit e Zharrëzës në Tiranë. Foto kolazh, Ivana Dervishi, BIRN
Protestuesit e Zharrëzës në Tiranë. Foto kolazh, Ivana Dervishi, BIRN

Projektvendimi i shpërndarë nga Ministria e Energjisë për mediat me email, pritet të miratohet në një mbledhje qeverie të mërkurën dhe përcakton se brenda pesë ditësh do të ngrihet një grup pune për vlerësimin e dëmeve ndërsa raporti final i dëmeve duhet të përfundojë brenda 30 ditëve.

Projektvendimi i qeverisë vjen pas javësh të tëra protestash të banorëve të fshatit Zharrëz pranë Fierit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë që i janë shembur nga tërmetet e vazhdueshme që kanë prekur këtë zonë.

Sipas projektvendimit, banorët e Zharrëzës do të kompensohen në masën 100 për qind për dëmet e pësuara, ku për çmim referencë për dëmet do të merret kostoja zyrtare e ndërtimit, sipas një udhëzimi të qeverisë të vitit 2015. Sipas këtij udhëzimi, kostoja me të cilin banorët do të dëmshpërblehen për shtëpitë e shembura ose të dëmtuara është 53 mijë lekë për metër katror.

Banorët e Zharrëzës kanë protestuar prej vitesh për shkak të tërmeteve, të cilat dyshohet se shkaktohen nga aktiviteti i kompanisë së nxjerrjes së naftës Bankers Petroleum. Kompania thotë se tërmetet janë për shkaqe natyrore dhe se aktiviteti i saj nuk është shkaktar i lëkundjeve të tokës.

Një grup ekspertësh do të duhet të vlerësojë shkaqet e tërmeteve.

Çmimet referencë të përdorura janë ato që qeveria ka përcaktuar për rastet e ndihmës për familjet e pastreha.

Qeveria shqiptare përdor standarde të ndryshme për dëmshpërblim. Në rastin e shpronësimeve për interes publik, çmimet referencë të përdorura janë të tjera, duke shkaktuar protesta të shumta, si në rastin e shembjeve te Bulevardi i Ri i Tiranës, ose te Unaza e Re, ku shtëpitë u kompensuan me më pak se 20 mijë lekë për metër katror, ose ose gjashtë herë më lirë se tregu.

Krahas vendimit për të kompensuar banorët për dëmet e pësuara, qeveria ka urdhëruar kompaninë Bankers Petroleum të ndërpresë injektimin e ujit teknologjik, vendim për të cilin kompania thotë se e konsideron të padrejtë. Pyetur nga BIRN, Bankers tha se do ta respektojë vendimin e qeverisë, por paralajmëroi se mungesa e injektimit shkakton “rënie të prodhimit me 1,500 fuçi në ditë, e barazvlefshme kjo me 50 mijë dollarë në ditë”. Bankers nxjerr aktualisht 15 mijë fuçi naftë në ditë.

Etiketa: Bankers PetroleumBanorëBIRNFinalIvana DervishiMASMbledhjeProtestaQeveriaQeveria shqiptareRaportiSHshqiptareTiranëTreguUnazaUnaza e ReVendim
Tjetri
Si po e teston demokracinë Donald Trump

Realizëm rreth Trumpizmit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.