AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Realizëm rreth Trumpizmit

Joschka FischerngaJoschka Fischer
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Karnavalet në rrugët e Gjermanisë. 27 shkurt 2017. Foto: (AP Photo/Martin Meissner)

Duke analizuar pasojat e presidencës së Trump në Bashkimin Europian, Joshka Fisher arsyeton me një logjikë të ftohtë se ne po përjetojmë tashmë skenarin më të keq të mundshëm të parashikuar nga pesimistët, që rezultuan realistë.

Karnavalet në rrugët e Gjermanisë. 27 shkurt 2017. Foto: (AP Photo/Martin Meissner)
Karnavalet në rrugët e Gjermanisë. 27 shkurt 2017. Foto: (AP Photo/Martin Meissner)

Pak më shumë se një muaj pas inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump, është bërë e qartë se asgjë e mirë nuk do të vijë nga presidenca e tij. Fatkeqësisht, pesimistët rezultuan të ishin realistë: gjërat vërtet janë aq keq sa ata thoshin se do të ishin. Skenarët më të këqij tani janë skenarët e zakonshëm. Çdo shpresë se kërkesat e postit apo realitetet politike dhe ekonomike do ta bindin Trump të përshtatet me normat vendase dhe të jashtme të politikës tani mund të lihen mënjanë si dëshira.

Realizmi kërkon pranim të një të vërtete të hidhur. Kur presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara duhet të zgjedhë mes ruajtjes së Kushtetutës Amerikane – që e kufizon autoritetin e tij përmes ndarjes së pushteteve – apo shkatërrimit të saj, ai me gjasa do të zgjedhë këtë të fundit. Administrata Trump synon të kryejë asgjë më pak se një ndryshim regjimin në Uashington, DC.

Herët ose vonë, mosmarrëveshjet mes presidentit dhe sistemit kushtetues do të krijojnë një krizë të rëndë që do të trondisë SHBA-në në themele dhe me gjasa do ta lënë atë politikisht të shndërruar. Sulmet e vazhdueshme të Trump mbi gjyqësorin dhe shtypin – institucione të domosdoshme për të siguruar llogaridhënie të ekzekutivit – nuk lënë hapësira për interpretim të ndryshëm.

Edhe nëse sistemi kushtetues amerikan prevalon, kaosi që do të bëhet gjatë presidencës së Trump mund të shkaktojë dëm të përhershëm. Mendoni se çfarë do të ndodhte nëse kryhet një sulm terrorist i rëndë në SHBA gjatë kohës së kësaj trazire. A do të përjetonte SHBA një anim drejt autoritarizmit, ngjashëm me atë që po dëshmojmë në Turqi? Të shpresojmë që jo, por është një mundësi reale.

Në kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, deri më tani na është kursyer një shkëputje e aleancave ekzistuese dhe zotimeve të lidhura me to. Por, për sa kohë që Trump ndjek strategjinë e tij të izolacionizmit dhe proteksionizmit “Amerika e para”, ato aleanca dhe zotime do të mbeten në rrezik.

Një krizë kushtetuese në SHBA, një ndryshim nga globalizimi drejt proteksionizmit dhe politika të reja izolacioniste të sigurisë lënë të kuptohet për një përçarje të rendit ndërkombëtar, pa alternativë tjetër. Nëse gjërat shkojnë mirë, do të mbizotërojë destabiliteti i vazhdueshëm; nëse jo, konfrontimi dhe madje konflikti ushtarak do të bëhen norma.

Marrëdhënia e Trump me Rusinë dhe presidentin saj, Vladimir Putin, mbetet e paqartë – në mos misterioze. Kjo pasiguri në rritje është veçanërisht e ndërlikuar për Europën Lindore, që nuk mund të përjashtojnë mundësinë që Trump dhe Putin të bashkërendojnë interesat e tyre dhe të krijojnë Jaltën 2.0, duke përçarë Europën në sfera të ndryshme influence.

Pasiguria në lidhje me Rusinë është shoqëruar nga thashetheme kureshtare – dhe të vazhdueshme – në administratën Trump. Zv.presidenti Mike Pence, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson dhe Sekretari i Mbrojtjes James Mattis të gjithë i kanë ofruar garanci NATO-s dhe Europës Lindore; dhe Këshilltari miqësor me Rusinë për Sigurinë Kombëtare i Trump, Michael Flynn, ka dhënë dorëheqjen. Megjithatë kur kaq shumë tym rrethon një çështje, me gjasa diçka po digjet.

Sidoqoftë, teksa Trump trondit rendin aktual botëror, Europa do të mbajë barrën e këtyre tronditjeve. Pas luftës së dytë botërore, Europa Perëndimore arriti të lulëzojë për shkak të dy premtimeve të mëdha amerikane: mbrojtjes ushtarake përkundrejt Bashkimit Sovjetik dhe tregtisë së lirës. SHBA gjithashtu luajti një rol simbolik jetësor si “pishtar i lirisë”. Por tani, me të gjithë Europën vazhdimisht të kërcënuar nga revanshizmi rus, ky rol mund të jetë tashmë një gjë e të shkuarës.

Ndërkohë, plagët e rënda, të vetshkaktuara të Bashkimit Europian e kanë lënë atë shumë të dobët për të krijuar një alternativë ndaj status quo-së së vet që po shpërbëhet. Nëse siguria pasluftës e Europës dhe marrëveshjet ekonomike dobësohen ose zhbëhen, siç duket tani me gjasa të ndodhë, themeli mbi të cilin ka ekzistuar një Europë e lirë do të bëhet i paqëndrueshëm.

Në atë rast, gjërat do të shihen qartazi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze më 7 maj. Një fitore nga Marine Le Pen e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë do të shkaktonte shpërbërje të eurozonës dhe BE-së. Franca dhe vende të tjera anëtare do të vuanin dëm të rëndë ekonomik dhe me gjasa do të nisë një krizë globale. Nëse ajo humbet, vala aktuale nacionaliste do të thyhej, të paktën përkohësisht, duke i dhënë Europës një shans të dytë.

Ky shans, nëse vjen, nuk duhet të çohet dëm. BE-ja duhet urgjentisht të krijojë mjetet për të mbrojtur veten nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, të stabilizojë eurozonën dhe të sigurojë qetësi dhe racionalitet në negociatat e ardhshme të Brexit me Mbretërinë e Bashkuar. Çfarëdo tjetër të ndryshojë, interesat gjeopolitikë dhe ato të sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar do të mbeten të njëjta. Brexit nuk do ta ndryshojë faktin se bashkëpunimi është i nevojshëm për mbrojtje të përbashkët, luftë kundër terrorizmit dhe mbrojtje të kufijve.

Sigurisht, BE-ja nuk duhet të pranojë asgjë që do të vinte në rrezik 27 shtetet e tjera anëtare të unionit. Por negociatorët e të dyja palëve duhet të kujdesen që të shmangin çdo rezultat që do të kërcënonte marrëdhëniet BE-Mbretëri e Bashkuar. Siç na mëson eksperienca, jeta vazhdon, edhe pas një divorci. Interesat tona të përbashkëta mbeten dhe tani ato përfshijnë menaxhimin e rreziqeve të shkaktuara nga presidenti i ri brutal i Amerikës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Realism About Trumpism

Etiketa: Administrataadministrata TrumpAmerikaBashkimit EuropianBEBrexitDonald TrumpEuropafitoreFrancaGjyqglobalizimiJames MattisKarnavaletkushtetueseMarine Le PenmbrojtjeMike PenceNATOpaktParapasiguriPresidencaProject SyndicatePutinrrezikSHBASiguriaSulmTerroristTrumpTurqiVladimir Putin
Tjetri
A mund të justifikohet përdhunimi? Një numër alarmant europianësh mendojnë “po”

A mund të justifikohet përdhunimi? Një numër alarmant europianësh mendojnë “po”

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.