AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ONM dorëzon rekomandimet; Tetë nga 29 kandidatët e vetingut në “listën e zezë”

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Genoveva Ruiz Calavera. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Përmes një letre të dorëzuar te Avokati i Popullit, Genoveva Ruiz Calavera sqaron se 8 kandidatë nga lista e aplikantëve që plotësojnë kriteret formale dhe 85 kandidatë nga lista e aplikantëve që nuk plotësojnë kriteret formale kanë marrë vlerësime negative nga ONM.  

Genoveva Ruiz Calavera. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Genoveva Ruiz Calavera. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Genoveva Ruiz Calavera dorëzoi të premten vlerësimet dhe rekomandimet për 192 kandidatët e institucioneve të vetingut në zyrën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani. Përmes një letre të botuar në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit, shefja e ONM-së kërkoi që “zarfi i mbyllur” me rekomandimet për secilin prej kandidatëve t’i dorëzohej Kuvendit të Shqipërisë.

“Përcjellja e këtij informacioni nga ana juaj do t’i japë mundësinë Parlamentit që të çojë përpara procesin. Unë jam e bindur se kjo është një bazë shumë e mirë për bërë emërimet në kohë të anëtarëve të institucioneve të vetingut,” shkruan Genoveva Ruiz Calavera.

Pak ditë më parë, institucioni i Avokatit të Popullit shqyrtoi kriteret formale për 192 aplikantët dhe përpiloi listën me 29 kandidatë që plotësojnë kriteret formale dhe listën me 163 kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret formale.

Duke u bazuar në paragrafin 2 të nenit B të aneksit të Kushtetutës, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit realizoi vetingun e parë për kandidatët që morën pjesë për tre institucionet që do të kryejnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë.

“Nga 29 aplikantët e listës së parë, tetë janë të prekur nga rekomandime negative të ONM-së. Në të gjenden 21 aplikantë të vlefshëm për votimin final që do të merret në konsideratë nga Parlamenti,” shkruan drejtuesja e ONM.

“Nga 164 kandidatët e listës së dytë, 85 janë ndikuar nga rekomandime negative, ndërsa 79 të tjerët jo,” shtohet në letrën e kryetares së ONM.

Sipas letrës së Genoveva Ruiz Calavera, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit vlerëson se një numër i lartë mes 79 kandidatëve të listës së dytë kanë eksperiencën e duhur profesionale, të paktën në letër, por nuk dorëzuan disa prej certifikatave të nevojshme në aplikimet e tyre.

“Si rezultat,  komisioni ad-hoc parlamentar mund të dëshirojë t’i rishqyrtojë këto aplikime dhe të kërkojë certifikatat e munguara në mënyrë që të bëjë një vlerësim sa më të saktë për vendimin që do të marrë për një përfshirje të mundshme të këtyre kandidatëve në listën e votimit,” tha Ruiz Calavera.

“Në qoftë se komisioni ad hoc parlamentar nuk do të ndjekë këtë opsion….21 kandidatët e përshtatshëm përbëjnë një listë të vlefshme për të filluar konstituimin e organeve të vetingut, duke plotësuar në një fazë të dytë të gjitha postet vakante,” shtoi ajo.

Sipas përcaktimeve në Kushtetutë, aplikantët për institucionet e vetingut do të mbërrijnë në komisionin ad hoc parlamentar në tre grupe; lista e bardhë me kandidatët që plotësojnë kriteret formale, lista jeshile me kandidatët që nuk plotësojnë kriteret formale dhe lista e zezë, e përbërë me emrat e atyre që kanë marrë rekomandime negative nga ONM.

Kapërcimi i një kandidati nga lista e gjelbër tek ajo e bardhë kërkon 4 vota të komisionit ad hoc, ndërsa me pesë vota, komisioni i ndarë me numër të barabartë anëtarësh mes mazhorancës dhe opozitës mund të nxjerrë një kandidat nga lista e zezë dhe ta përfshijë atë në listën e bardhë.

Etiketa: FinalgjyqtarIgli TotozanikandidatëtONMoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitpaktprokurorSHshqipVota
Tjetri
Dënime shtesë dhe gjeneralitete të shumëfishta: zbardhen të dhënat e dekriminalizimit

Dënime shtesë dhe gjeneralitete të shumëfishta: zbardhen të dhënat e dekriminalizimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.