AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Media Watch

‘ Charlie Hebdo ’ i Bullgarisë censurohet nga stendat e gazetave

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
9 years më parë
në Media Watch, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Chavdar Georgiev (nga e majta), Tchavdar Nikolov dhe Christo Komarnitski me kopjet e para të Pras Press. Foto: Tchavdar Nikolov/Facebook

Pasi u ankuan se gazeta e tyre satirike Pras Press është bllokuar nga shitja në stendat e gazetave, karikaturistët dhe gazetarët kanë vendosur t’i shesin kopjet direkt e në rrugë.

Chavdar Georgiev (nga e majta), Tchavdar Nikolov dhe Christo Komarnitski me kopjet e para të Pras Press. Foto: Tchavdar Nikolov/Facebook
Chavdar Georgiev (nga e majta), Tchavdar Nikolov dhe Christo Komarnitski me kopjet e para të Pras Press. Foto: Tchavdar Nikolov/Facebook

Karikaturistët dhe botuesit e një gazete të re, të publikuar nga “Shoqëria e Karikaturistëve të Ashpër” të Bullgarisë, të hënën thanë se planifikoni t’i shisnin kopjet e Pras Press direkt në sheshin Slaveikov në qendër të Sofjes, njohur si një qendër e shpërndarjes së librave.

Të tjerë vullnetarë do të dalin në rrugët e Sofjes dhe qyteteve të tjera të mërkurën për të shpërndarë botimin satirik, që u krahasua me revistën franceze Charlie Hebdo kur u botuan kopjet e para më 1 mars.

“Po përpiqemi të shmangim monopolin e shpërndarjes së shtypit në Bullgari,” tha për BIRN Tchavdar Nikolov, një karikaturist i njohur dhe një nga botuesit e Pras Press.

Ai dhe botuesit e tjerë – gazetari Ivan Bakalov dhe karikaturistët Christo Komarnitski, Alla dhe Chavdar Georgievi, thanë të dielën se shpërndarësi i tyre Kompania Shtetërore e Shpërndarjes, kishte penguar daljen në stendat e gazetave të botimit të tyre prej 10,000 kopjesh.

“Rreth nëntëdhjetë për qind e qarkullimit tonë është bllokuar diku, ka ngecur ose është ndaluar,” tha Bakalov, duke shtuar se vetëm një e dhjeta e kopjeve kishin arritur te lexuesit në vend.

Ai shpjegoi se shumë lexues i kishin telefonuar ata më 1 mars, duke u ankuar se nuk mund të gjenin  gazetën në kioska.

“Kjo vazhdoi gjithë ditën; ne dolëm vetëm, pyetëm përreth dhe zbuluam se disa pika gazetash nuk kishin marrë asnjë kopje ose vetëm dy kopje,” tha Bakalov.

Gazetarët akuzuan biznesmenin dhe ish-deputetin Delyan Peevski se kishte kontrolluar shpërndarjen e gazetës, megjithëse ai nuk është mes pronarëve të Kompanisë Shtetërore të Shpërndarjes.

Megjithatë, ai dhe kolegët e tij i lidhin problemet e shpërndarjes së gazetës së tyre me talljen e ashpër të elitës politike, ndërsa vendi është në prag të zgjedhjeve.

Peevski po kandidon për deputet sërish më 26 mars me lëvizjen e dominuar nga turqit etnikë, për Të Drejta dhe Liri, MRF.

“Po i hapim luftë Peevskit, i cili kontrollon shitjet; kompanitë e shpërndarjes janë të tijat. Një luftë në çdo front. Ai do të jetë në kopertinën e botimit tjetër,” tha Bakalov në Facebook më 1 mars.

Chavdar Nikolov i tha BIRN se skuadra e gazetës nuk ishte mundur të kontaktonte më kompaninë e shpërndarjes që nga dita që Pras Press u botua, pasi telefonat e tyre ishin fikur.

Satiristët u zotuan ta çojnë çështjen te Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, prokuroria shtetërore, si dhe te qeveria dhe presidenti.

“E drejta jonë për të bërë biznes dhe për të shprehur veten lirshëm është shkelur,” tha Nikolov, duke iu referuar renditjes së ulët të Bullgarisë në vendin e 113, në Renditjen e Lirisë së Shtypit të Gazetarëve pa Kufij për 2016.

Etiketa: BIRNBullgariCharlie Hebdodeputete majtaFacebookgazetagazetarMbrojtjen e KonkurrencësParaProkuroriaQeveriatë drejta
Tjetri
Kosova mund të formojë ushtrinë duke anashkaluar veton serbe

Kosova mund të formojë ushtrinë duke anashkaluar veton serbe

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.