AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Dilema Revolucionare e Trump

Harold JamesngaHarold James
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kukullat tradicionale ruse Matrioshka, ku përfshihet edhe një kukull me presidentin e SHBA Donald Trump, në një dyqan në Moskë më 2 mars 2017. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)

Njësoj si Bolshevikët më 1917, lëvizjet politike pas fitoreve të Trump dhe Brexit e konsiderojnë veten si vanguardë të revoltës ndërkombëtare. Por gjendjet që ata kërkojnë të çmontojnë janë shumë më të gjera dhe të afta se sa qenë një shekull më parë – dhe kostoja e radikalizimit mund të jetë gjithashtu shumë më e madhe.

Kukullat tradicionale ruse Matrioshka, ku përfshihet edhe një kukull me presidentin e SHBA Donald Trump, në një dyqan në Moskë më 2 mars 2017. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)
Kukullat tradicionale ruse Matrioshka, ku përfshihet edhe një kukull me presidentin e SHBA Donald Trump, në një dyqan në Moskë më 2 mars 2017. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)

Njëqindvjetori i Revolucionit Rus këtë vit përkon me Revolucionin Trump në Shtetet e Bashkuara, i cili ndoqi Revolucionin Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Njësoj si Bolshevikët më 1917, lëvizjet politike pas Trump dhe Brexit e konsiderojnë veten si avangardë të revoltës botërore – ose të asaj që ish udhëheqësi i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Nigel Farage e quan “revolucioni i madh.”

Por rebelët e ditëve tona duhet të marrin parasysh leksionet e historisë. Revolucioni Rus shkaktoi humbje të stërmëdha në jetë dhe në mirëqenie dhe shumë pak historianë të kohës sonë mendojnë se nga ky revolucion pati ndonjë gjë konstruktive. Dhe megjithatë Lenini qe pionjeri politik që kuptoi se lëvizjet revolucionare përqendrohen në një administratë shtetërore apo burrokraci jopopullore e gjithsesi të nevojshme.

Lëvizjet e reja revolucionare, njësoj si Bolshevizmi, po rebelohen kundër asaj që ata e shohin si rend ndërkombëtar shtypës dhe kufizues. Për Leninin, ky rend përbëhej nga Fuqitë Perëndimore që e patën futur Rusinë në Luftën e Parë Botërore kundër Gjermanisë – dhe kundër interesit të vetë Rusisë. Për Trump, armiku mishërohet në termin e përgjithshëm “globalizim”: “Ne po na marrin avantazhet praktikisht të gjitha vendet e botës. Kjo nuk do të ndodhë më.”

Dhe megjithatë armiqtë e tanishëm të këtyre lëvizjeve duket se janë të brendshme më shumë se sa të huaja. Në një fjalim të mbajtur së fundmi në Konferencën për Aksionin Politik Konservator, Stephen Bannon, kryestrategu i Trump, deklaroi një revolucion për sovranitetin e Shteteve të Bashkuara, të përkufizuar nga nacionalizmi ekonomik dhe “dekonstrukcioni i një shteti administrativ”.

Siç ndodh me të gjitha programet revolucionare, përqasja e Trump dhe Bannon është në themel mbi rimendimin e shtetit dhe fuqisë së shtetit. Megjithatë, udhëheqësit revolucionarë të sotëm nuk plotësojnë kategoritë konvencionale të së majtës apo të së djathtës, për shkak se ata në mënyrë të pamoralshme përdorin politika nga të dyja kampet. Gazeta Neë York Times citoi një “shok” të Trump, i cili pretendoi se vetë presidenti vret mendjen nëse Bannon i përket “ekstremit të djathtë” apo “ekstremit të majtë.”

Pavarësisht se si e kategorizon axhendën e brendshme të Trump, ajo qartazi është jnë përgjigje ndaj botës në të cilën parimi i të qenit i hapur – ndaj mallrave, kapitalit apo njerëzve të huaj – bashkëjeton me një sistem kompleks që rregullon këto flukse. Mallrat e huaja i nënshtrohen standardeve kombëtare të sigurisë apo të informimit mbi produktin; flukset kapitale menaxhohen nga kontrollet mbi kreditimin bankar; dhe migrimi është i kufizuar nga një seri kontrollesh e kushtesh.

Trumpizmi premton ta bëjë jetën më të thjeshtë, më pak të rregulluar dhe të lirë nga diktatet nga klasa administrative përmes heqjes së kufizimeve ndërkombëtare. Ky është një propozim tërheqës për shumë qytetarë të zakonshëm, të cilët kanë zbuluar se globalizimi është i komplikuar dhe hutues. Shumica e njerëzve janë të lodhur nga limitet. Por, natyrisht, ka po aq limite edhe në ndërveprimet e brendshme, ku shteti rregullon çdo gjë nga cilësia e produktit dhe siguria te shërbimet financiare dhe tregjet e punës.

Në rasin e Brexit, aktivistët fillestarë të votës për dalje nga BE krijuan një dallim mes “njerëzve” dhe “ekspertëve,” dhe bënë thirrje për çmontimin e një pjese të madhe të aparatit shtetëror britanik, ku besohet se sundojnë ekspertët. Siç e tha ish-udhëheqësi i Partisë Konservatore dhe udhëheqësi i Brexit Michael Gove, “njerëzit në këtë vend janë ngopur me ekspertë” dhe se “ndryshmet e mëdha” janë të nevojshme për të ndryshuar mënyrën se si veprojnë shërbimi i qeverisë dhe shërbimi civil.

Dhe sapo revolucionarët vijnë në pushtet, ata menjëherë fillojnë të besojnë se një “shtet i thellë” konservator, me qëllim po pengon vullnetin e “popullit” duke i minuar ata. Për rrjedhojë, Ministria e Jashtme e Britanisë sulmohet sepse ka simpati për teknokratët e Bashkimit Europian; dhe shërbimet e inteligjencës në SHVA akuzohen se kanë rrjedhur informacion për shtypin, i cili nga ana e vet është bërë “armik i popullit.”

Por nëse revolucionarët e shtyjnë me tepri luftën e tyre ndaj shtetit, ata përballen me një problem të ndryshëm, për shkak se anëtarët e estabilishmentit të vjetër janë të vetmit njerëz që dinë mjaftueshëm mbi programet specifike të qeverisë që të mund të bëjnë ndonjë punë. Në fund, revolucionarët duhet të synojnë të arrijnë një balancë mes tradhëtimit të dëshirave radikale të mbështetësve të tyre dhe përshkallëzimit të konfliktit të tyre me shtetin sepse vijimi me të dytën mund ta çojë vendin në pikën ku asnjë objektiv i tyre nuk mund të realizohet.

E njëjta dinamikë karakterizoi Revolucionin e Rusisë. Punonjësit civilë – çinovnikët – u deklaruan armiq të popullit dhe shqetësimi se burrokracia mund të parandalonte revolucionin nga realizimi i plotë ushqeu radikalizimin dhe përforcoi idenë se pnjë parti revolucionare duhet të zëvendësojë shtetin.

Dhe i njëjti problem i vjetër u shfaq. Shoqëria e fillimit të shekullit të njëzet në Rusi qe sakaq shumë komplekse. Të gjitha llojet e aftësive administrative – qoftë menaxhimi i rrjetit hekurudhor apo pagesa e pajisja e ushtrisë – qenë të nevojshme për të siguruar që jeta normale të vijonte në vend. Për Leon Trockin, marrja e pushtetit nga Stalini pas vdekjes së Leninit qe një kundërrevolucion. Revolucioni u “tradhëtua” sapo revolucionarët e vërtetë si Tricki u zëvendësuan nga çinovkikët.

Mësimi është që revolucionarët përballen me një dilemë të pamundur pasi të marrin pushtetin. Nëse revolucioni vijon me hap të shpejtë, ai do të disintegrohet në paaftësi, zhgënjim dhe gjueti shtrigash të ethshme, si dhe një cikël përsëritës dhune. Por nëse revolucioni braktiset, udhëheqësit e tij do të demaskohen si fjalëboshë të kotë.

Revolucioni i parë i 1917 rrëzoi Carin Nikolas dhe krijoi një qeveri të përkohëshme e cila, udhëhequr nga socialisti Aleksandër Kerenski, rezultoi se qe thjeshtë një tranzicion.

Lenini e cilësoi Kerenskin si “balalaika” i luajtur nga rendi i vjetër për të vijuar mashtrimin e punëtorëve dhe fshatarëve. Por revolucioni i dytë – i cili solli Leninin dhe Bolshevikët në pushtet – prodhoi një regjim që qe jo më pak i prekshëm nga akuzat për tradhëti.

Ndërsa revolucionarët e ditëve tona përpiqen të marrin pushtet, ne duhet të presim të dëgjojmë shumë më tepër akuza për tradhëti ndaj shtetit administrativ. Por shteti sot është shumë më i gjerë dhe më i aftë nga sa qe një shekull më parë – dhe kostoja e radikalizimit mund të jetë gjithashtu shumë herë më e lartë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Trump’s Revolutionary Dilemma

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëAkuzaBashkimit EuropianBEBrexitDonald TrumpgazetagjuetiglobalizimglobalizimiNacionalizmiPër ShtypinProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëRend ndërkombëtarRusiSHSHBAShtetet e BashkuaraSiguriaTrump
Tjetri
‘ Charlie Hebdo ’ i Bullgarisë censurohet nga stendat e gazetave

‘ Charlie Hebdo ’ i Bullgarisë censurohet nga stendat e gazetave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.