AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KQZ injoron prokurorinë për Peçin dhe Zotkajn

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i KQZ, Denar Biba dhe anetaret Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri. Foto: Malton Dibra/LSA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot me votat e shumicës së majtë të hapë procedurë verifikimi për 21 zyrtarë, 13 deputetë dhe 8 kryetarë bashkish në bazë të ligjit për dekriminalizimin, por refuzoi të ndërpresë mandatet për kryebashkiakët Zotkaj dhe Peçi.

Kryetari i KQZ, Denar Biba dhe anetaret Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri. Foto: Malton Dibra/LSA
Kryetari i KQZ, Denar Biba dhe anetaret Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri. Foto: Malton Dibra/LSA

KQZ vendosi të enjten të mos i përgjigjet kërkesës eksplicite të Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandateve për dy kryebashkiakë socialistë, Adriatik Zotkaj i Poliçanit dhe Tërmet Peçi i Tepelenës, për të cilët Prokuroria ka kërkuar ndërprerje të mandateve për shkak se nuk kanë vetëdeklaruar disa episode penale nga jeta e tyre ose kanë dorëzuar deklaratë shtesë jashtë afatit ligjor, duke shkelur për rrjedhojë ligjin për “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, njohur ndryshe si ligji i dekriminalizimit. Në vend të kësaj, anëtarët nga shumica parlamentare në KQZ vendosën të hapin një procedurë kundër të gjithë zyrtarëve, deputetëve dhe kryebashkiakëve, të cilët kanë dorëzuar deklarime shtesë ose i kanë dorëzuar formularët jashtë afateve ligjore.

Me një vendim të enjten, KQZ injoroi hapur kërkesën e Prokurorisë kur votoi “kundër shpalljes së pavlefshmërisë dhe përfundimit e parakohshëm të mandatit për funksionarët”, përfshirë Zotkajn dhe Peçin.

Prokuroria pati kërkuar dy javë më parë heqjen e mandateve të Zotkajt, kryebashkiak i Poliçanit që nga viti 2003 dhe të Peçit, kryebashkiak i Tepelenës që nga viti 2011, që të dy të Partisë Socialiste.

Sipas Prokurorisë, kryebashkiaku Peçi e ka dorëzuar formularin e tij të parë më 21 prill 2016 dhe nuk ka deklaruar në të një dënim të formës së prerë me 150 mijë lekë gjobë të vitit 2004 për veprën penale të “përdorimit të dokumenteve të falsifikuara”.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar tre dënime gjyqësore në formularin e dorëzuar më 22 prill 2016 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por nuk ka reflektuar në të një dënim të vitit 1985.

Emrat e Tërmet Peçit dhe Adriatik Zotkajt ndodhen në listën e 12 zyrtarëve të cilët i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojnë apo të plotësojnë vetëdeklarimet e tyre për pastërtinë e figurës, duke argumentuar se nuk e kishin kuptuar ligjin.

Prokuroria ka nisur njëkohësisht hetimet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me argumentin se ka pranuar plotësime shtesë në formularët e vetëdeklarimit, plotësim që nuk parashikohet në ligjin për dekriminalizimin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mbrojt fillimisht me argumentin se Kodi i Procedurave Administrative parashikon të drejtën e qytetarëve për të plotësuar dokumentacionet e dorëzuara.

Por KQZ duket se ndryshoi mendim të enjten, kur vendosi të riverifikojë deklarimet e plotësuara jashtë afatit ligjor, duke refuzuar njëkohëisht për herë të dytë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme. Anëtarët e opozitës në KQZ protestuan ndaj vendimit të shumicës.

Sipas KQZ, deputetë të shumtë si Sali Berisha, Arben Ristani, Eduard Halimi, Florion Mima, Myqerem Tafaj, Spartak Braho, Vangjel Dule etj., duhet të riverifikohen.

Më herët, KQZ refuzoi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Armando Prenga, i cili nuk pati deklaruar probleme që ka pasur me drejtësinë italiane në mesin e viteve 1990. Sipas Prokuorisë, Prenga nuk ka deklaruar në formularin e tij një dënim penal në Shqipëri për falsifikim dokumentesh si dhe precedentët penalë në Itali për “vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë” në qytetin e Milanos, ku njihej edhe me emrin Mondi.

KQZ e refuzoi kërkesën e prokurorisë dhe deklaroi se ka kërkuar informacion shtesë. Prokuroria iu përgjigj menjëherë me informacion shtesë, por në fund, Prenga deklaroi dorëheqjen nga posti i deputetit dhe KQZ vendosi të mbyllë procedurën pa vendim me argumentin se objekti kishte pushuar së ekzistuari.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik ZotkajArmando PrengadeputetDibraGjyqHetimetItaliKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKryebashkiakkryetarLigji i dekriminalizimitmandatetPartisë SocialisteProkuroriaSali BerishashqipShqipëritërmetVangjel DuleVendimvjedhje
Tjetri
Shefat e medias proqeveritare nën akuzë për evazion fiskal në Maqedoni

Shefat e medias proqeveritare nën akuzë për evazion fiskal në Maqedoni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.