AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vdekshmëria foshnjore 8.7 për mijë, shënon rritjen e parë në dy dekada

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Për herë të parë që nga fillimi i viteve 1990, vdekshmëria foshnjore, e cila mat numrin e vdekjeve nën 1 vjeç në raport me numrin e lindjeve, shënoi rritje gjatë vitit 2016, bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Statistikave. Rritet edhe vdekshmëria fëminore.


Vdekjet e fëmijëve nën 1 vjeç në Shqipëri u rritën me mbi 19 për qind gjatë vitit 2016, duke shënuar edhe rritjen e parë në dy dekada të këtij treguesi, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të publikuara nga Instituti i Statistikave. Gjatë vitit 2016, 277 fëmijë nën një vjeç humbën jetën nga 233 vdekje të tilla që qenë shënuar në vitin 2015.

Treguesi i vdekshmërisë foshnjore, i cili mat numrin e vdekjeve nën 1 vjeç në raport me lindjet, u rrit nga 7.1 në 8.7 për mijë. Treguesi i vdekshmërisë foshnjore ka qenë vazhdimisht në rënie përgjatë dekadave të fundit në Shqipëri, megjithëse mbetet shumë më i lartë se sa në vendet fqinje apo në vendet e Bashkimit Europian. Por me përjashtim të fillimit të viteve 1990, viti 2016 është i pari vit që shënon rritje të vdekshmërisë.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi numrin e fëmijëve të vdekur nën 1 vjeç, publikim që bëhet çdo vit. Në total, në Shqipëri u regjistruan 277 vdekje të tilla, nga të cilët, 146 qenë meshkuj dhe 131 femra. Gjatë vitit 2016 në Shqipëri u regjistruan 31,733 lindje, dhe vdekshmëria foshnjore rezulton 8.7 për mijë. Vdekshmëria foshnjore pati shënuar nivelin më të ulët në histori në vitin 2015 me 7.1 vdekje për mijë.

Sipas të dhënave të Eurostat, vdekshmëria foshnjore për vitin 2015 mes 28 vendeve anëtare qe mesatarisht 3.6 vdekje për mijë lindje ku nivelin më të lartë e shënon Rumania me 7.6 vdekje për mijë ndërsa më të ulëtën e shënojnë Estonia dhe Çekia me 2.5 vdekje për mijë lindje. Të dhënat e vitit 2016 nuk janë raportuar ende nga Eurostat. Mes vendeve fqinje, të cilat raportohen nga Eurostat si vende kandidate për anëtarësim, Turqia e kishte vdekshmërinë foshnjore 10.7 për mijë ndërsa Maqedonia e kishte 8.6 për mijë.

Me rritje qe vitin e kaluar edhe vdekshmëria fëminore, e cila mat numrin e vdekjeve nën pesë vjeç për mijë lindje, shënoi rritje gjatë vitit 2016. Sipas Instat, vdekshmëria fëminore u rrit nga 8.9 për mijë që qe në vitin 2015 në 10.2 për mijë në vitin 2016.

Gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri u regjistruan 44 vdekje foshnjash më shumë se sa në vitin 2015, por rritja qe e pabarabartë sipas gjinisë. Vdekjet e foshnjave meshkuj u shtuan me 12 ndërsa vdekjet e foshnjave femra u shtuan me 32. Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri ka qenë historikisht më e lartë për meshkujt se sa për femrat, por në vitin 2016, kjo diferencë u ngushtua ndjeshëm.

Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri filloi të matej për herë të parë në vitet 1930, kur u shënonin rreth 80 vdekje për çdo mijë lindje. Në vitin 1951, si pasojë e rritjes së shpejtë të lindshmërisë në vitet e pasluftës dhe vështirësive të mëdha ekonomike, vdekshmëria foshnjore shënoi kulmin historik në 121 vdekje për mijë lindje. Pas këtij viti vdekshmëria u ul gradualisht dhe në mesin e viteve 1980 qe 30 për mijë.

Shqipëria shënoi numrin më të ulët të lindjes në një shekull në vitin 2016, gjë që e bën rritjen e vdekshmërisë foshnjore dhe fëminore surprizues, për shkak se zakonisht, rënia e numrit të lindjeve shoqërohet me rënie të vdekshmërisë foshnjore.

Etiketa: Bashkimit EuropianEstoniaEurostatINSTATInstituti i StatistikaveKandidateMaqedoniaMatraportRumaniaSHshqipShqipëriShqipëriaTurqiavdekjeVdekshmeria Foshnjore
Tjetri
Kremlini dhe zgjedhjet amerikane

Stanjacioni joliberal

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.