AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

Moldavia nënshkruan marrëveshje energjie me Ukrainën duke zemëruar Transnjistrian

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Energjia, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Termocentrali Cuciurgan në Transnjistria. Foto: Wikimedia Commons/Donor

Vendimi i Moldavisë për të anuluar kontratën për energji elektrike me termocentralin e kontrolluar nga rusët në Transnjistria si dhe për të nënshkruar një kontratë me një kompani ukrainase ka shkaktuar përplasje të reja me krahinën rebele.

Termocentrali Cuciurgan në Transnjistria. Foto: Wikimedia Commons/Donor
Termocentrali Cuciurgan në Transnjistria. Foto: Wikimedia Commons/Donor

Një marrëveshje e nënshkruar nga qeveria pro-Europiane e Moldavisë për të blerë energji elektrike nga Ukraina në vend të një termocentrali të kontrolluar nga rusët dhe që gjendet në rajonin e ndarë të Transnjistrias shkaktoi akuza të ashpra nga Tiraspol, kryeqendra e këtij rajoni.

Ministria e Ekonomisë së Moldavisë të hënën tha se vendi do të furnizohet me energji tani nga kompania DTEK, e cila është nën pronësinë e miliarderit ukrainas Rinat Ahmetov.

Ministria tha se kompania ukrainase ofroi një çmim më të ulët se sa termocentrali Cuciurgan, i cili gjendet në rajonin e Trasnjistrias dhe operohet nga kompania ruse Inter Rao. Moldavia thotë se marrëveshja e re do t’i kursejë 300 milionë lei, (rreth 1.5 milionë euro).

Por vendimi është interpretuar si lëvizje politike në Tiraspol, kryeqendra e rajonit separatist, ku qeveria pritet të humbasë 100 milionë dollarë në vit, pagesa që deri tani Moldavia i ka bërë për energjinë elektrike të ofruar nga termocentrali Cuciurgan, aseti më i rëndësishëm ekonomik i Transnjistrias.

Ministri i Ekonomisë në rajonin separatist, Sergey Obolonik, akuzoi Moldavinë se e ka nënshkruar marrëveshjen për arsye politike dhe se e ka manipuluar tenderin.

“Nuk pati tender për shkak se procesi u shoqërua me parregullsi serioze,” tha ai. Sipas Obolonik, “pala moldave qëllimisht kreu shkelje për të përjashtuar nga tenderi prodhuesin rus të energjisë elektrike.” Obolonik tha se qeveria e Kishinjevit është përpjekur të bëjë presion mbi Tiraspolin për të lejuar krijimin e një pike kontrolli kufitar mes Ukrainës dhe rajonit separatist.

Kryeministri i Moldavisë Pavel Filip tha në një debat televiziv të martën se ai nuk sheh probleme me kontratën e re për shkak se ukrainasit ofruan një çmim më të mirë.

“Transnjistrianët nuk e pëlqejnë faktin se ne hoqëm dorë nga marrëveshja me Cuciurgan dhe se pavarësisht se çfarë bëjmë ne, ata do të na kritikojnë,” tha ai.

Ai tha se në fund të vitit 2018 Moldavia do t’ia dalë të zgjidhë problemet e saj me gazin për shkak se Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, kanë rënë dakord të financojnë zgjerimin e gazsjellësit Iasi-Ungheni drejt Kishinjevit.

Marrëveshja me kompaninë ukrainase të energjisë vjen paralelisht me diskutimet mes Moldavisë dhe Kievit për krijimin e një pike të përbashkët të kontrollit kufitar në zonën Cuciurgan-Pervomaisk në mënyrë që të luftojnë kontrabandën.

Tiraspol e kundërshton këtë sepse beson se marrëveshja do të sjellë një bllokadë ndaj krahinës dhe mund të shkaktojë përleshje mes policisë së Moldavisë dhe forcave të sigurisë së rajonit separatist.

“Prania e tyre mund të gjenerojë një konflikt mes popullit të Transnjistrias dhe forcave të sigurisë së Moldavisë. Është si një koklejl molotov që dikush po e përgatit,” deklaroi ministri i jashtëm i Transnjistrias Vitaliu Ignatiev javën e kaluar gjatë një takimi mes udhëheqësit të rajonit separatist Vadim Kresnoselski dhe presidentit të Moldavisë Igor Dodon.

Dodon dhe Krasnoselski janë që të dy prorusë dhe janë takuar shpesh që nga fillimi i këtij viti. Ata ranë dakord me propozimin e Ministrit të Jashtëm të Austrisë Sebastian Kurz, i cili drejton Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE dhe bisedimet mes Moldavisë dhe Transnjistrias, për të thirrur një takim për të diskutuar pikën e re kufitare mes Moldavisë dhe Ukrainës.

Etiketa: AkuzaBERZHenergji elektrikeEuroIgor DodonkonfliktkontrabandëKontrolliMarrëveshjamarrëveshjeMoldaviamolotovOSBEQeveriarajoniRusëtenderUkrainaUkrainëVendimizhvillim
Tjetri
Protestat anti-Vuçiç përhapen në të gjithë Serbinë

Protestat anti-Vuçiç përhapen në të gjithë Serbinë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.