AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Media Watch

Gazetarja e kanosur sfidon klimën kërcënuese në Kosovë

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Artikull kryesor Media Watch, Artikull kryesor Rajoni, Media Watch, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Arbana Xharra. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kryeredaktorja e gazetës ‘Zëri’, Arbana Xharra thotë se nuk do të ndalojë së investiguari anën e errët të jetës në Kosovë pavarësisht fushatave publike të kanosjeve ndaj saj – të cilat janë bërë normale për gazetarët investigativë në vend.

Arbana Xharra. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Arbana Xharra. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Arbana Xharra, kryeredaktore e gazetës Zëri në Prishtinë prej mëse një dekade ka qenë objektiv i sulmeve të shumta dhe madje edhe kërcënimeve të shumta për shkak të nuhatjes së saj për artikuj investigativë.

Akti më i fundit i kërcënimit ishte ajo e bojës së kuqe në ngjyrë gjaku nga autorë të panjohur krah apartamentit të saj, aty ku Xharra jeton me bashkëshortin dhe djalin.

Të hënën, gazetarja publikoi fotografitë jashtë apartamentit të saj, ku vandalët kishin pikturuar një kryq me ngjyrë të kuqe. I njëjti simbol ishte ngjyrosur edhe në garazhin ku ajo parkon makinën.

“U tmerrova nga ky ‘gjak’,” tha ajo për BIRN. “M’u duk pikërisht ashtu – kur pashë kryqin e ngjyrosur në mur – derisa bashkëshorti më tha se ishte thjesht bojë,” shtoi Xharra.

“Mendjen e kisha te fëmija në çastin kur e pashë se njerëzit që po më kërcënonin e dinin mirë se ku jetoja dhe parkoja makinën”.

Xharra, një gazetare që prej vitit 2001, është përballur me lloje të ndryshme kërcënimesh që kur filloi të investigonte korrupsionin.

“Jam kërcënuar në mënyra të ndryshme, më kanë ndjekur me makinë, më kanë paditur… ka pasur përpjekje për të më mbyllur gojën me presione të ndryshme,” tha ajo.

Kërcënimet më serioze filluan në 2012, kur ajo publikoi artikullin e saj të parë investigativ në partneritet me BIRN rreth shtimit të ekstremizmit fetar në Kosovë.

Pasi u shpall publikisht “islamofobike”, “përndjekja e saj publike” filloi me zell, tha ajo.

Kundër gazetares filloi një fushatë e egër në mediat sociale. “Dikush më dërgoi një foto të djalit tim, që u përhap kudo në Facebook, ku shkruhej: “Shikoni këtë ‘shejtan’ të vogël, djalin e Arbanës”, tha Xharra për BIRN.

Ajo është akuzuar për shumë krime të tjera, si nga kritikët dhe nga ata me të cilët ajo ka pasur debate.

Xharra kujton kohën kur një zyrtar i Vetëvendosjes, Arbër Zajmi, e akuzoi Xharrën në Facebook bashkë me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha se po “shisnin ose falnin me mijëra kilometra tokë të Kosovës”, duke iu referuar mbështetjes së tyre për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, të cilin Vetëvendosje e ka kundërshtuar me forcë.

Kjo çoi në diskutime të nxehta publike mes Xharrës dhe disa zyrtarëve të Vetëvendosjes, dhe më vonë në një fushatë të shëmtuar publike kundër saj.

“Përveç radikalizmit fetar, jam marrë me shtrirjen e agjendës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Maqedoni,” thotë Xharra, duke shtuar se kjo pjesë e punës i kishte sjellë më shumë telashe me admiruesit dhe aleatët e Erdoganit në Maqedoninë fqinje.

“Media e mbështetur nga partia [shqiptare] Besa në Maqedoni ka përhapur propagandë kundër meje, duke pretenduar se familja ime është e lidhur me ish-regjimin [e urryer] të [liderit serb Sllobodan] Millosheviç”.

Sipas Xharrës, kthimi në objektiv i fushatave denigruese dhe marrja e kërcënimeve është norma e re për gazetarët investigativë në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

“Linçimi publik i gazetarëve po bëhet një normë në Kosovë,” tha ajo. “Kërcënimi i familjeve dhe terrorizimi i fëmijëve kalon çdo kufi” – por gjithsesi ndodh, shtoi ajo.

Xharra nuk fajëson policinë e Kosovës, që sipas saj e ka bërë punën kur i raportohen rastet e kërcënimeve dhe kanosjes. Problemet ndodhet diku tjetër, thotë ajo: “Hetimet ngecin në prokurori”.

Etiketa: BashkëshortiBIRNdebateErdoganFacebookgazetargazetareHashim ThaçiHetimetIsa MustafaIvana DervishiKosovëKrimeKufiMaqedoniMediaMediat socialePartiaProkuroriPunëRexhep Tajip ErdoganSali BerishaSHshqiptareVetëvendosje
Tjetri
Trazirat politike i zbehin harenë Pashkëve në Ballkan

Trazirat politike i zbehin harenë Pashkëve në Ballkan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.