AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Trazirat politike i zbehin harenë Pashkëve në Ballkan

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Serbët protestojnë në Beograd më 10 prill. Foto: Beta

Ndërsa miliona të krishterë përgatiten për të festuar Pashkët në Ballkan, tensionet politike, ekonomike dhe etnike po ngrenë një hije të errët mbi shpirtin e festës në rajon.

Serbët protestojnë në Beograd më 10 prill. Foto: Beta
Serbët protestojnë në Beograd më 10 prill. Foto: Beta

Pashkët zënë një vend të veçantë në zemrat e shumë njerëzve në Ballkan, duke ofruar një kombinim të traditës së dashur, çasteve të gëzuara me familjen dhe miqtë.

Në shumë vende të Ballkanit megjithatë, qetësia e festës së krishterë, që duhet të bëjë bashkë njerëz të etnive dhe feve të ndryshme, po përkufizohet nga një kombinim i tensioneve politike, sociale dhe ndëretnike, të cilin Komisioneri i BE-së për Zgjerim Johannes Hahn e krahasoi me një “tigan në zjarr të mbushur plot me vaj”.

Ndërsa ballkanasit dinë si të festojnë dhe do të sigurohen që të marrin më të mirën nga këto ditë pushimi, shumë çështje shqetësuese mund të mbajnë të tjerë zgjuar natën.

Serbia – e tronditur nga protestat në rrugë

Protestat anti-qeveritare kanë nxjerrë mijëra njerëz në rrugë në Serbi çdo natë për dy javët e fundit, që kur kryeministri Aleksandër Vuçiç fitoi zgjedhjet presidenciale më 2 prill.

Ndërsa studentët dominojnë vijën e parë të “protestës kundër diktaturës”, grupe të tjera shoqërore janë bashkuar gjithashtu.

Kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e qeverisë. Vuçiç ka reaguar duke thënë se protestat janë të ligjshme derisa nuk kalohet në dhunë.

Pjesëmarrësit do të vazhdojnë protestat pas Pashkëve.

Maqedonia – frikë për dhunë

Nacionalistët protestojnë në Maqedoni. Foto: MIA
Nacionalistët protestojnë në Maqedoni. Foto: MIA

Pushimet e Pashkëve në Maqedoni vijnë në mes të një krize të thellë që ka në qendër refuzimin nga presidenti Gjorge Ivanov dhe partia VMRO DPMNE për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve të dhjetorit dhe për të lejuar formimin e një koalicioni qeveritar të drejtuar nga social demokratët në opozitë.

Pas thirrjeve të shumta të VMRO DPMNE që njerëzit “të mbrojnë vendin” nga rreziku i formimit të qeverisë së re, mbështetës të VMRO DPMNE kanë protestuar vazhdimisht në kryeqytet dhe në qytete të tjera në vend.

Protestuesit, si dhe “shoqatat e reja patriotike” kanë lënë të kuptohet se janë të gatshëm të kalojnë në dhunë nëse social demokratët marrin hapat për krijimin e qeverisë së re.

Shqipëria – bojkoti opozitar kërcënon zgjedhjet

Lulzim Basha mban një fjalim në çadrën e protestës. Foto: Facebook
Lulzim Basha mban një fjalim në çadrën e protestës. Foto: Facebook

Që nga shkurti, opozita ka bojkotuar parlamentin dhe ka ngritur një tendë në Tiranë si shenjë proteste kundër qeverisë së drejtuar nga socialistët.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që kryeministri Rama të japë dorëheqjen dhe të lejojë formimin e një qeverie teknike që mund të drejtojë vendin me thirrjet për zgjedhje “të lira dhe të ndershme”.

Opozita pretendon se paratë e fituara nga kultivimi i përhapur i kanabisit mund të përdoren nga partitë qeverisëse për të manipuluar zgjedhjet.

Për më tepër, të hënën, 27 parti opozitare refuzuan të regjistrohen në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk është e qartë nëse zgjedhjet do të mbahen.

Më 19 prill, parlamenti pritet të hapë procedurat për votimin e një presidenti të ri, që do ta shtojë tensionin politik.

Kosova – lëvizje e re për rrëzimin e kryeministrit Mustafa:

Parlamenti i Kosovës. Foto: BIRN.
Parlamenti i Kosovës. Foto: BIRN.

Kosova e fillon festën me përpjekje të reja nga opozita për të përmbysur qeverinë e Isa Mustafës.

Nisma për Kosovën në opozitë, ka filluar një mocion të ri mosbesimi për koalicionin qeveritar të Mustafës, i cili është mbështetur nga dy parti të tjera, Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK.

Opozita po përpiqet të bindë deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, për të siguruar vota të mjaftueshme për të larguar Mustafën.

Ndërkohë, partitë në qeveri po përpiqen të marrin votat e nevojshme për ratifikimin e një marrëveshje polemike demarkacioni të kufirit me Malin e Zi.

Parlamenti nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen, për shkak të rezistencës së fortë nga partitë opozitare që pretendojnë se vendi po fal një pjesë e territorit të vet.

Por Bashkimi Europian ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes është kushti kryesor për liberalizimin e regjimit të vizave me Kosovën.

Rumania – nuk ka qetësi për social demokratët në qeveri

Qeveria rumune, e udhëhequr nga social demokratët është në qendër të kritikave për rritjen e pagave dhe heqjen e taksave mbi të ardhurat, pa vlerësuar efektet në buxhetin e shtetit dhe në ekonomi, ndërkohë që deputetët dhe ministrat e partisë në pushtet vazhdojnë përpjekjet për të lehtësuar legjislacionin anti-korrupsion.

Qeveria ka vendosur të rrisë pagat e nëpunësve me etapa në vitin 2022, edhe pse ekonomistët dhe Banka Qendrore paralajmërojnë se ekonomia nuk ka kapacitet për të mbuluar rritje të tilla. Pothuajse një e treta e buxhetit do të shpenzohet për paga, paralajmërojnë ekspertët.

Qeveria gjithashtu planifikon të ulë tatimin mbi të ardhurat nga 16 për qind në 10 për qind, dhe në 0 për ata që fitojnë më pak se 2,000 lei (450 euro) në muaj. Ekonomistët paralajmërojnë se heqja e taksave do të çojë në shpenzime të tjera.

Bosnja – grindjet etnike po kthehen në luftëra ndërpartiake

Tre drejtuesit e Bosnjës në takim. Foto: Anadolu
Tre drejtuesit e Bosnjës në takim. Foto: Anadolu

Anëtarët e presidencës tre-palëshe të Bosnjës kanë mbajtur një seancë të martën pas gati tre muajsh që nuk mblidheshin, edhe pse rregullat thonë se ata e kanë të detyruar të mbajnë seanca të paktën një herë në çdo dy javë.

Arsyeja për bllokimin e gjatë është zemërimi i serbëve të Bosnjës prej një përpjekje të dështuar nga boshnjakët në vend, e udhëhequr nga anëtari i presidencës boshnjake Bakir Izetbegoviç, për të apeluar një vendim gjenocidi që zhveshi Serbinë nga akuzat për pjesëmarrje në gjenocidin e Srebrenicës gjatë luftës së viteve 1992- 1995.

Anëtari serb i presidencës Mlladen Ivaniç dhe anëtari kroat Dragan Coviç bllokuar apelimin, duke e akuzuar Izetbegoviçin se e ndoqi apelin pa marrë një konsensus.

Coviç gjithashtu dënoi Izetbegoviç pasi ai bllokoi procesin e kroatëve për të formuar entitetin e tyre në Bosnje, ashtu siç kanë bërë serbët me Republika Srpska.

Mosmarrëveshjet ndëretnike në Bosnje po kthehen në mosmarrëveshje ndërpartiake, teksa partitë serbe në Republika Srpska po luftojnë për pushtet mes tyre, si dhe me partitë kombëtare boshnjake.

Bullgaria – me një qeveri tjetër:

Bullgaria duket se i është afruar formimit të një qeverie tjetër të tretë brenda pesë vjetësh – një periudhë e shënuar nga protesta masive dhe trazira politike.

Partia udhëheqëse e qendrës së djathtë, GERB, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme të 26 marsit dhe koalicioni nacionalist Patriotët e Bashkuar, që dolën në vendin e tretë, kanë rënë dakord për një program për koalicionin e tyre qeverisës lajmëruan të enjten liderët e dy partive.

Ministrat dhe detajet e tjera pritet të miratohen pas pushimeve të Pashkëve.

Etiketa: AAKBallkanBashaBashkimi EuropianBEBeogradBIRNBosnjaBosnjeBullgariaekonomiEkonomiaEuroFacebookKomisioneriKorrupsionKosovaKosovëLulzim BashaMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeOpozitaParaPartia DemokratikeProtestaProtestatprotesteQeveriarajonRumaniaSeancaSerbiSerbiaShqipëriaVendimVMRO DPMNEVotazgjedhjeZjarr
Tjetri
Tharja e palmave tropikale në Maqedoni nënvijëzon abuzimin me paratë publike

Tharja e palmave tropikale në Maqedoni nënvijëzon abuzimin me paratë publike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.