AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Studimi: Dhuna verbale dhe fizike përdoret si mjet edukimi në shkollat shqiptare

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zv. Ministrja e Arsimit Nora Malaj flet në konferencën Etika në Sistemin Arsimor Shqiptar, 13 prill 2017. Foto; Loreta Cuka via BIRN

Anketimi i nxënësve, mësuesve dhe prindërve, i realizuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike zbulon se sistemi arsimor shqiptar vuan nga sjellje të shumta jo-etike, në të gjitha nivelet e tij.

Zv. Ministrja e Arsimit Nora Malaj flet në konferencën Etika në Sistemin Arsimor Shqiptar, 13 prill 2017. Foto; Loreta Cuka via BIRN
Zv. Ministrja e Arsimit Nora Malaj flet në konferencën Etika në Sistemin Arsimor Shqiptar, 13 prill 2017. Foto; Loreta Cuka via BIRN

Një studim me titull “Etika në Sistemin Arsimor në Shqipëri”, i publikuar të enjten në Tiranë nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike hodhi dritë mbi gjendjen jo fort të diskutuar të etikës në shkollat e vendit.

Duke e vënë theksin te niveli i lartë i sjelljeve joetike, raporti zbuloi se nga perceptimi i mësuesve, shkollat e mesme shfaqen si më problematiket me një prani 74.1% të këtyre sjelljeve. Në anën tjetër të spektrit, me më pak probleme etike shfaqet sistemi parashkollor me 36%.

Vetë studentët shohin si të degraduar edhe arsimin universitar, ku 83% e të anketuarve raportuan sjellje joetike.

Sipas studimit, i cili anketoi perceptimet e etikës te 3771 nxënës, mësues dhe prindër gjatë periudhës shtator-dhjetor 2016, përgjegjësia për këto sjellje bie mbi të gjithë aktorët në arsim.

Gjetjet e raportit të mbështetur nga fondacioni Mary Ward Loreto treguan se mësuesit, nxënësit dhe prindërit ishin të vetëdijshëm për sjelljet e tyre joetike, por ata ia hidhnin fajin njëri-tjetrit, model ky i nxitur sipas studiuesve nga mungesa e komunikimit mes tre hallkave kryesore të arsimit.

Rezultatet treguan se sjelljet joetike të mësueve, të raportuara nga nxënësit dhe prindërit – ishin përdorimi i autoritetit si mjet ndëshkimi, komunikimi i papërshtatshëm përmes fjalëve fyese, gjuha sarkastike apo përdorimi i nofkave fyese, si dhe favorizimi i nxënësve në kuadër të preferencave personale.

Duke drejtuar gishtin nga nxënësit, sjelljet e tyre joetike të raportuara nga prindërit dhe mësuesit ishin dhuna verbale dhe fizike ndaj shokëve, përdorimi i substancave të paligjshme në shkolla, kopjimi dhe sjellja e keqe ndaj mësuesve.

Universitetet e shkelin veçanërisht etikën duke përdorur plagjiaturë dhe tekste të papërshtatshme nga stafi akademik, i cili minon parimin e ndershmërisë në arsimin universitar. Raporti ngriti gjithashtu shqetësim për praninë e paragjykimeve ndaj studentëve bazuar te gjinia, gjendja sociale dhe ekonomike apo nevojat e veçanta.

Sa për prindërit, studimi thotë se ata kanë sjellje të papranueshme duke ushtruar presion ndaj mësuesve për favorizim të nxënëve, qortimit në publik të fëmijëve dhe shmangies së takimeve të rregullta dhe bashkëpunimit me mësuesit, duke u pozicionuar si të jashtëm në sistemin arsimor.

Shumica e çështjeve joetike, sipas studimit, zbulohen në mënyrë joformale ndërsa vullneti për t’i trajtuar rastet joetike në nivel institucional mbetet i ulët.

Dhuna në të gjitha format e saj; verbale, emocionale dhe fizike vazhdon të perceptohet dhe të përdoret si mjet edukimi dhe disiplinimi në institucionet e arsimit shqiptar nga ato parashkollore deri te shkollat e mesme.  Dhunë kjo që prindërit e mbështesin drejtpërdrejt ose tërthorazi, për shkak të kulturës shqiptare të pranimit të ndëshkimit.

Nga ana tjetër, raporti thekson se mësuesit nuk kanë instrumente të vazhdueshme për të adresuar dhunën prindërore ndaj fëmijëve.

Raporti u shtri vetëm në sistemin arsimor publik.

Në konkluzion të tij, studiuesit rekomanduan ndërhyrje në shumë nivele të arsimit të lartë për t’i zgjidhur çështjet joetike nga rrënjët. Ata sugjerojnë hapa që variojnë nga ndryshimet e rregullave te edukimi specifik i mësuesve dhe stafit akademik. Në arsimin parauniversitar, rekomandimi kryesor lidhej me trajtimin e pabarazive sociale, paragjykimeve, diskriminimit dhe kulturës së ndëshkimit.

Për arsimin e lartë, përparësi iu dha sfidave të mësipërme dhe trajtimit të plagjiaturës, pandershmërisë dhe cilësisë së testeve akademike.

Duke pranuar sfidat që mundojnë arsimin shqiptar, zv. Ministrja e Arsimit, Nora Malaj e cilësoi arsimin si të drejtë kombëtare, të lidhur ngushtësisht me stilin e mirë të jetesës.

“[Ky studim është] fillimi i punës për hulumtim të mëtejshëm për rekomandimet që ai ka nxjerrë” tha Malaj, duke shtuar se ministria e Arsimit ka qenë e hapur për të kuptuar problemet.

Etiketa: akademikeBIRNdhunaDhunëEtikaMinistria e ArsimitPunëRaportishkollashqipShqipërishqiptareshtatorsistemi arsimorstudent
Tjetri
Gazetarja e kanosur sfidon klimën kërcënuese në Kosovë

Gazetarja e kanosur sfidon klimën kërcënuese në Kosovë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.