AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Përse zgjedhje të parakohshme në Britani?

Chris PattenngaChris Patten
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrja britanike Theresa. Foto: (Rebecca Naden/PA via AP)

Kryeministrja britanike Theresa May doli nga natyra e saj e parashikueshme kur lajmëroi zgjedhje të parakohshme në qershor, por analistët thonë se plani i saj nuk është çudi dhe se mbart gjithsesi të papritura për të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministrja britanike Theresa May 25 prill 2017. Foto: (Rebecca Naden/PA via AP)

Kryeministrja britanike Theresa May nuk ka tamam një reputacion për të qenë e paparashikueshme. Një politikane e kujdesshme dhe e disiplinuar – një vajzë vikari – May nuk luan me të vërtetën, as nuk merr rreziqe të panevojshme apo të qëndrojë tej zonës së rehatisë populluar nga një grup këshilltarësh të ngushtë. Ndaj, kur ajo këmbënguli, vazhdimisht se nuk do të mbante zgjedhje përpara afatit në vitin 2020, asaj i besuan plotësisht.

Pastaj, javën e shkuar, May bëri thirrje për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në qershor. Befasi.

Ndryshimi mendjes nga ana e May me siguri dukej jashtë karakterit të saj. Por nuk ishte ndonjë bombë politike siç e kanë bërë shumë. Në fakt, në shumë forma, ishte një lëvizje logjike. Në fund të fundit, sondazhet thonë se Partia Konservatore e May ka 20 pikë më shumë mbështetje se Partia Laburiste në opozitë.

Nuk duhet të vijë si çudi që liderët britanikë zakonisht zgjedhin të mbajnë zgjedhje kur partia e tyre ka më shumë gjasa të fitojë. Dhe May – qeveria e të cilës është gati të lançojë negociatat e vështira me Bashkimin Europian për largimin e Britanisë – pritet të fitojë thellë. Edhe nëse sondazhet janë gabim dhe zgjedhjet nuk kalojnë lehtë për Konservatorët, ata gjithsesi do të kryesojnë.

Dikur u përfshiva në një vendim të ngjashëm që pati rezultat të kundërt. Në 1991, kur John Major ishte kryeministër, unë isha kryetari i Partisë Konservatore përgjegjës për planifikimin e zgjedhjeve. Lufta e parë në Irak sapo ishte fituar dhe Saddam Hussein ishte dëbuar nga Kuvajti.

Në mes të fitores së madhe ushtarake, ku Britania kishte luajtur një pjesë, shumë analistë dhe mbështetës e nxitën Majorin të kërkonte zgjedhje. Por ai refuzoi. Fitorja në Irak ishtenjë sukses për Mbretërinë e Bashkuar; nuk duhej uzurpuar nga një parti politike, as e tija. Ishte zgjedhja e duhur. Dhe gjithsesi, ai fitoi në zgjedhjet e rregullta vitin e ardhshëm.

May bëri zgjedhjen e kundërt. Ajo thotë se vendimi i saj ishte i nxitur nga kritikat me të cilat ajo u përball nga kundërshtarët në parlament, mbi negociatat e afërta të Brexit. Ajo do një mandat të fortë për të “negociuar për Britaninë” dhe kjo nënkupton të shtypen ata që një gazetë – retorikë e zakonshme populizmi prej atyre që donin daljen e Britanisë – “sabotatorë” të interesit kombëtar.

Por e vërteta është se, aktualisht, May mund të bindë të gjithë vendin. Përjashtimi kryesor është brenda partisë së saj, që është e ndarë mes mbrojtësve fanatikë të Brexit dhe forcave të tjera më të moderuara. Me një mandat personal më të madh, mbase May do të mund të përballet me opozitën konservatore gjatë negociatave me BE-në.

Çështja është se cilën anë do May të konfrontojë. A do të përballet me kundërshtarët e krahut të djathtë që kërkojnë “Brexit të vështirë”, të cilët nuk do të dëshironin asnjë marrëveshje me BE-në? Apo do të mund të përballet me ata që kërkuan një “Brexit të butë”, atë lloj marrëveshjejeqë do t’i jepte ekonomisë britanike shansin më të mirë për tregti, inovacion dhe investim?

Të themi të vërtetën, askush nuk e di se çfarë do May apo se çfarë do të pranojë ajo. Deri më tani ajo i ka mbajtur letrat të padukshme, ndërsa qeveria e saj flet johaptazi dhe në përgjithësi. Dukshëm, synimi është të sigurohen kushtet më të mira të tregtisë, pa ofruar lëshime për lëvizje të lirë të punës apo autoritet për Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Çdokush që mendon se kjo nënkupton se Britania do të ruajë të njëjtat avantazhe që shijon si vend anëtar e ka gabim.

Është në atë pikë kur debati i izoluar politik në Britani do të përballet me botën e vërtetë. Çfarëdo që të ndodhë në zgjedhjet e qershorit në Mbretërinë e Bashkuar dhe sado i madh mund të duket mandati i May, realiteti i pandryshueshëm i bisedimeve të ardhshme të Brexit është se Mbretëria e Bashkuar duhet të negociojë me 27 vende të tjera, ku të gjitha kanë parasysh nevojat e tyre politike – ashtu si Britania.

Disa ekspertë sugjerojnë se qeveria e May po mbështetet tte një fitore e madhe zgjedhore si thelbësore për të dorëzuar një çek të bardhë për bisedimet e Brexit. Sa e vërtetë gjendet te kjo mbetet për t’u qartësuar në fushatën zgjedhore, kur të shohim se sa detaje do të ofrojnë konservatorë rreth objektivave të tyre të negocimit.

Por me çek të bardhë ose jo, qeveria qartazi shpreson se, kur zgjedhjet të përfundojnë, të mbetet me një shumicë të konsiderueshme dhe të bindur në parlament, në atë që kinezët e quajnë “sidoqoftë”. Çfarëdo marrëveshje që qeveria e May të arrijë me BE-në do të jetë në rregull për ta.

Nuk e besoj aspak se gjërat do të funksionojnë kështu gjatë viteve të ardhshme. “Sidoqoftë-izmi” nuk është as i fortë dhe as i qëndrueshëm. Pavarësisht se çfarë mandati elektoral do të sigurojë May në qershor, nëse arrin një marrëveshje të keqe për daljen nga BE-ja apo nuk ia del të nënshkrojë asnjë marrëveshje, ajo dhe qeveria e saj – pa përmendur ekonominë britanike – do të kenë një rrugë shumë të vështirë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. What Mandate for Theresa May?

Etiketa: BEBrexitBritanifitoreGjykatëIrakLuftamarrëveshjembështetjeMbretëria e BashkuarparlamentPartiaPartia KonservatorePopulizmiProject SyndicatePunëQeveriaSHShpresONtregtiVendimVendimizgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjet
Tjetri
“Zëdhënësi” i autokratëve i thur lavde Ilir Metës në Uashington

Ilir Meta, profili i presidentit të ri të Shqipërisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.