AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Beteja e gazetarëve kundër anonimizimit: Minon transparencën në gjyqësor

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com duke kontrolluar listen e gjyqeve në kompjuterin e Gjykatës së Tiranës.

Fshehja e emrave të palëve nga vendimet gjyqësore dhe i të dhënave të tjera të rëndësishme kundërshtohet nga një grup gazetarësh dhe juristësh, të cilët e quajnë këtë vendim një përpjekje për të minuar transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë.

Elton Qyno, gazetar prej 12 vitesh i çështjeve të krimit dhe gjyqësorit në Shqipëri po përballet së fundmi me pengesa të shumta në raportimin e proceseve të rëndësishme gjyqësore apo të vendimeve që marrin gjyqtarët.  Shkak është bërë një praktikë e nisur në shkurt nga Gjykata e Tiranës për të anonimizuar emrat e palëve në çdo gjykim si dhe të dhëna të tjera të vlefshme nga vendimet gjyqësore që publikoheshin në faqen zyrtare të kësaj gjykate.

“Marrja e informacionit si dikur tashmë ka humbur, sepse për të marrë një vendim gjyqësor tani të duhet të paktën një javë kohë,” thotë Qyno.

“Jemi në një gjykatë që duhet të ndjekësh sekretaren e gjykatës nga mbrapa, ndërkohë që në Gjykatën e Strasburgut, që është kupola e gjykatave europiane mund ta gjesh fare kollaj vendimin e gjykatës pa qenë fare në Strasburg, por thjesht nga zyra jote,” shton ai.

Falë përpjekjeve dhe investimeve disa-vjeçare të organizatave ndërkombëtare për rritjen e transparencës në gjyqësor, faqja online e Gjykatës së Tiranës ishte kthyer në një burim të rëndësishëm informacioni  për gazetarët, palët në gjykim dhe praktikuesit e ligjit.

Për të mbrojtur këtë standard, 25 gazetarë shqiptarë janë përfshirë në një betejë me institucionet përgjegjëse, duke kërkuar publikimin e plotë të vendimeve gjyqësore për çështje me interes publik.

Njëri prej gazetarëve, Flamur Vezaj i televizionit ABC News e cilëson anonimizimin e të dhënave një përpjekje për të minuar transparencën dhe llogaridhënien e njerëzve të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ai shpjegon se sistemi i ri e pengon të informohet në kohë mbi proceset gjyqësore, vështirëson sigurimin e lejeve për të qenë i pranishëm në sallat e gjyqeve si i heq të drejtën për të pasur akses në vendimet gjyqësore të së shkuarës.

“Ne kemi qenë të interesuar janë ngjarjet e krimit të organizuar, të korrupsionit, të vrasjeve apo plagosjeve, ku në përgjithësi ka histori të ndryshme, sidomos edhe gjyqtarë të ndryshëm abuzojnë me kualifikimin e veprave penale. Ka gjyqtarë që për një vepër të njëjtë penale mbajnë pesë apo gjashtë qëndrime të ndryshme në bazë të interesave të caktuara,” tha Vezaj për BIRN.

Sipas tij, anonimizimi i të dhënave shkon në favor të gjyqtarëve, të cilët tanimë nuk mund të ekspozohen për standardet e ndryshme që aplikojnë në dhënien e drejtësisë.

“Unë mendoj që anonimizimi i të dhënave ka ndihmuar këtë kategori gjyqtarësh që i fshihen opinionit apo i fshihen komisioneve që do të ngrihen në të ardhmen-rasti i vetingut, për të parë se ky gjyqtar çfarë standardi ka mbajtur në rastin e gjykimeve,” shton Vezaj.

Procesi i fshirjes së emrave të palëve në proceset gjyqësore u nxit nga dy udhëzime të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të lëshuara në vitin 2011 dhe 2012. Të lëna prej disa vitesh në harresë, këto udhëzime u riaktivizuan në qershor të vitit 2016 nga ministri i Drejtësisë në atë kohë, Ylli Manjani për t’u zbatuar fillimisht në faqen online të Gjykatës së Tiranës dhe më pas në të gjitha gjykatat e vendit.

Ish-ministri Manjani i tha BIRN se udhëzimi i tij erdhi në respekt të sugjerimeve të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe të progres-raportit të Bashkimit Europian. Ai thekson se mbrojtja e të dhënave personale është gjithashtu një detyrim kushtetues.

“Vendimi i gjykatës mbetet aty në jetë të jetëve dhe për opininion publik shteti duhet të japë fenomenin dhe jo degjenerimin e personit, siç ndodh për fat të keq me njoftimet për shtyp të Ministrisë së Brendshme…Ky është element i drejtësisë popullore, që populli të ka parë në burg dhe s’ka rëndësi më se ç’thotë gjykata. Ky është një fenomen që vjen nga shoqëritë totalitare dhe nuk ka vend në shoqëritë demokratike ku ne duam të bëjmë pjesë,” tha Manjani.

Ndërsa gjykon se raporti mes të drejtës për informim dhe asaj për mbrojtjen e privatësisë është i vështirë, Manjani thekson se askush nuk mund t’i ndalojë gazetarët që të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit-ç’ka sipas tij është shërbimi më i mirë që gazetarët mund t’i bëjnë publikut në funksion të transparencës.

Ndryshe nga Manjani, Dorian Matlija, drejtor ekzekutiv i Qendrës Respublica e cilëson një hap mbrapa vendimin për të anonimizuar të dhënat në faqet online të gjykatave.

“Këtë lloj vendimi e gjykoj si një hap mbrapa në mbrojtjen e së drejtës për informim në radhë të parë. Sigurisht që ka gjithmonë një përplasje mes të drejtës për mbrojtjen e të dhënave dhe asaj për informim, por gjithmonë rregulli i përgjithshëm është që e drejta për informim prevalon dhe ajo për mbojtjen e të dhënave personale përbën përjashtimin nga rregulli,” thotë Matlija.

Matlija shpjegon se gjyqtarët i kanë të gjithë mekanizmat për të mbrojtur të dhënat sensitive në raste të veçanta, ndërsa aplikimi për të gjitha çështjet dëmton rëndë sipas tij të drejtën për informim.

“Ky vendim është në vazhdën e një fushate më të gjerë që po aplikohet dhe në institucione të tjera, ku gjithmonë e më shumë po shohim fshehjen e të dhënave dhe gjithmonë e më pak po shohim transparencë nga institucionet publike,” përfundoi Matlija.

Etiketa: Abc NewsBashkimit EuropianBIRNBurgdetyrimDorian MatlijaElton QynogazetarGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarMbrojtjapaktprogresRaportiResPublicaSHshqipShqipëriStrasburgTiranëVendimVendimetVendimiYlli Manjani
Tjetri
Basha denoncim në SHBA: Shqipëria kërcënohet nga Sorosi, droga dhe krimi

Basha denoncim në SHBA: Shqipëria kërcënohet nga Sorosi, droga dhe krimi

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.