AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Aleanca Mesdhetare e Ligatinave i kërkon Ramës dhe Kokës të mbrojnë Divjakën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Artikull kryesor Mjedisi, Faqja e pare, Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një aleancë prej 20 organizatash mjedisore, ku përfshihet edhe një nga organizatat që luftoi me sukses për mbrojtjen e Vjosës nga digat, shprehën shqetësimin e tyre për projektin Mabetex për urbanizimin e Divjakës duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Mjedisit Lefter Koka të anulojnë projektin dhe të mbrojnë pasurinë natyrore të zonës.

Ishulli i pelikanëve kaçurrel në lagunën Divjakë-Karavasta | Foto nga : Armando Babani/EPA

Duke e konsideruar projektin për ndërtimin e blloqeve të apartamenteve, të hoteleve dhe të vilave në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, “jashtëzakonisht negative” dhe “të papranueshëm”, një aleancë me 20 organizata mjedisore europiane e quajtur Aleanca Mesdhetare e Ligatinave, i bëri thirrje përmes një letre të disponuar nga BIRN kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Mjedisit Lefter Koka të anulojnë projektin e kompanisë Matebex.

“Gjatë dekadave të fundit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konservimin më të mirë të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë, në veçanti përmes kontributit në Administrimin e Zonave të Mbrojtura, në ruajtjen dhe fuqizimin e vlerave të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta,” shkruhet në letrën dërguar Ramës dhe Kokës.

“Mes rezultateve pozitive ne mund të theksojmë rritjen e numrit të Pelikanëve Dalmacianë (Pelikanëve kaçurel), një specie simbolike e parkut dhe e Shqipërisë në Shqipëri, por gjithashtu edhe zhvillimin e turizmit të natyrës në park si një kontribut pozitiv për ekonominë vendore si dhe një vektor i fuqishëm edukues,” vijon letra.

“Duke nxjerë leksione nga i gjithë baseni i Mesdheut por edhe nga e gjithë bota, është e qartë se zona të tilla të lagështa përbëjnë fuqi të vërtetë të Shqipërisë në termat e vlerës së biodiversitetit, të shërbimeve të shumta ekologjike të ofruara nga populli shqiptar dhe për imazhin e Shqipërisë. Parku nuk duket të konsiderohet si një pengim për zhvillim por si një avantazh kyç për të ardhmen e Kombit dhe Popullit,” vijon letra.

Projekti i kompanisë Mabetex përfshin ndërtimin e mbi 2,300 apartamenteve, disa hoteleve, rreth 370 vilave si dhe objekte ndihmëse si një fushë golfi me 12 vrima e pista për ulje-ngritjen e helikopterëve. Projekti ka nisur të hartohet që nga viti 2012, por së fundmi duket se kompania ka gjetur simpati mes qeverisë dhe opozitës dhe po kryen procedurat formale para se të kërkojë miratimin në qeveri.

Gjithsesi, organizatat mjedisore e konsiderojnë projektin betonizues si thellësisht të dëmshëm, për shkak se ai shtrihet deri në brendësi të parkut kombëtar si dhe mund të shkaktojë shkatërrim të të gjithë ekosistemit për shkak se zona është shumë moçalore, e vështirë për t’u ndërtuar e për rrjedhojë, kërkon ndërhyrje në shkallë të gjerë për të shmangur erozionin apo shtimin e tokës nga prurjet e lumenjve apo ndryshim të të gjitha kushteve të cilat aktualisht e bëjnë atë një qendër me rëndësi botërore në migrimin dhe shumimin e zogjve dhe specieve të tjera.

“Aleanca Mesdhetare e Ligatinave dukshëm konsideron që iniciativa për zhvillimin e “Rezortit Divjakë Shqipëri” do të jetë jashtëzakonisht negative dhe e papranueshme,” thuhet në letrën e aleancës.

Një projekt i tillë, vijon letra, “mund të jetë në shkelje totale të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadër të konventës Ramsar, konventës së Bernës, Konventës së Bonit dhe Rrjetit Emerald.”

Për rrjedhojë, aleanca nxit qeverinë shqiptare të anulojë projektin dhe të vlerësojë siç duhet asetin e përbërë nga trashëgimia natyrore e Shqipërisë në përgjithësi dhe nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta në veçanti. [Link Letra]

Etiketa: BIRNEdi RamalagunëLefter KokaMjedisitOrganizatat mjedisoreParaQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipShqipërishqiptareuljezhvillim
Tjetri
Policia maqedonase arreston të dyshuarit si sulmues të parlamentit

Policia maqedonase arreston të dyshuarit si sulmues të parlamentit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.