AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Policia maqedonase arreston të dyshuarit si sulmues të parlamentit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit brenda parlamentit maqedonas vitin e kaluar. Foto Anadolu

Ndërsa policia vazhdon të arrestojë të dyshuarit e mësymjes në parlament të enjten, ku mbështetësit e VMRO DPMNE sulmuan deputetët e opozitës, partia e Gruevskit ka akuzuar ministrinë e brendshme për “intimidim të shtetasve të pafajshëm”.

Protestuesit brenda parlamentit maqedonas. Foto Anadolu

Policia maqedonase deri më tani ka shoqëruar 12 të dyshuar për lidhje me mësymjen në parlament të enjten, ku më shumë se 100 persona, përfshirë deputetët u plagosën. Ministria e brendshme gjithashtu informoi të mërkurën se 20 të dyshuar kishin akuza kriminale ekzistuese.

Duke mos zbuluar identitetet e plota të të dyshuarve, ministria tha se më shumë arrestime priten, nëse arrihet të identifikohen më shumë të dyshuar nga kamerat e sigurisë së parlamentit dhe nga provat e tjera në dispozicion.

Ministri i brendshëm i përkohshëm Agim Nuhiu shtoi të mërkurën se ka larguar nga puna kreun e Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Cavkov si i ngarkuar i policisë për situatat emergjente.

Nuhiu e akuzoi më herët Cavkov se ka dështuar t’i përgjigjet dhe të parandalojë hyrjen e protestuesve të dhunshëm në parlament dhe se ishte i padisponueshëm për dy orë gjatë tërbimit. Cavkov, i cili është përgjegjës për të gjithë uniformat e policisë i ka mohuar akuzat e Nuhiut sipas të cilave ka punuar nën udhëzimet e partisë së tij VMRO DPMNE gjatë mësymjes.

Nuhiu tha gjithashtu se kërkoi shkarkimin e Cavkov nga posti në zyrën e sigurisë publike.

Megjithatë, ish-partia drejtuese VMRO DPMNE, mbështetësit e të cilës sulmuan parlamentin, përmes një konference për shtyp të mërkurën kritikuan me forcë arrestimet dhe akuzat e ngritura duke këmbëngulur se kjo ishte një përpjekje “e motivuar politikisht për të trembur dhe për të përndjekur” të pafajshmit të cilët po mbronin vendin e tyre.

“Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu ka përgjegjësi sepse nuk mund të ushtrojë presion ndaj [punonjësve të policisë], për të trembur dhe arrestuar njerëz të pafajshëm kundër procedurave dhe ligjit”, tha në konferencën për shtyp deputeti i VMRO DPMNE Dragan Danev.

Ai këmbënguli se fakti që disa njerëz, sipas tij, kishin hyrë në parlament të revoltuar nga përpjekja e paligjshme për të zgjedhur një kryetar të ri parlamenti dhe nga “provokimet anti-shtetërore” të kryera nga kundërshtarët e tyre politikë, Social Demokratët, LDSM , “nuk mund të kualifikohet si vepër penale”.

Sulmuesit u lidhën me VMRO DPMNE

Sulmuesit e identifikuar të parlamentit maqedonas.

Ndërsa autoritetet nuk e zbulojnë identitetin e të arrestuarve, Social Demokratët, LDSM, të cilët kryesojnë shumicën e re parlamentare, si dhe disa media kanë zbuluar një pjesë të sulmuesve të dyshuar si me lidhje me partinë VMRO DPMNE të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Ish-punonjës policie dhe ushtrie, kriminelë të dënuar dhe të anëtarë të të ashtuquajturave shoqata patriotike, janë identifikuar si pjesëmarrës në mësymjen e parlamentit të enjten.

Një prej tyre është Dimce Hristoski – Zabata [Bretkosa] nga qyteti i Prilepit, ish-anëtar i [njësisë tashmë të shkrirë të policisë], ‘luanët’, të cilin LSDM e identifikoi si sulmues të drejtpërdrejtë të liderit Zoran Zaev. LSDM në një konferencë shtypi këtë fundjavë pretendoi se Hristovski është gjithashtu një vrasës i dënuar i cili ka vuajtur dënim me burg për një vrasje të dyfishtë që ndodhi në vitin 2005 në qytetin e Prilepit.

BIRN nuk qe në gjendje të konfirmonte pretendimet e LSDM rreth asnjë prej personave të identifikuar.

LSDM zbuloi foto dhe video ku sipas partisë tregohej qartë se punonjës të shtetit dhe aktivistë të partisë së Gruevskit kishin hyrë në parlament në një sulm të koordinuar kundër deputetëve të mazhorancës së re.

Dhuna shpërtheu të enjten kur një shumicë prej 67 deputetësh në parlamentin me 120 vende zgjodhi kryetarin e ri të parlamentit, Talat Xhaferi – duke iu afruar kështu krijimit të qeverisë së re të koalicionit të udhëhequr nga opozita.

Mbështetës të VMRO DPMNE hynë në parlament thuajse të pacënuar nga policia dhe për disa orë sulmuan deputetët.

Etiketa: aktivistAkuzaarrestimeBIRNBurgdeputetdhunaGruevskikonferencekryetarLuanëMediaMinistria e BrendshmeNikola GruevskiOpozitaparlamentPartiaPoliciaPunaSHSulmvideoVMRO DPMNEvrasjeZoran Zaev
Tjetri
Dorëheqja e deputetit shqiptar e vë fokusin te udhëheqja e Ramës

Rama e shpall PS fituese të “shahut politik” dhe zbardh propozimet për PD

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.