AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryeministri i Kosovës dërgon në parlament demarkacionin polemik

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Kosovës në ceremoninë e inagurimit 17 korrik 2014. Foto: Kuvendi i Kosovës

Mes presionit ndërkombëtar, kryeministri Isa Mustafa do të dërgojë një marrëveshje polemike për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në parlamentin e vendit, ku pritet që opozita të vazhdojë kundërshtimin e ratifikimit të saj.

Kuvendi i Kosovës në ceremoninë e inagurimit 17 korrik 2014. Foto: Kuvendi i Kosovës

Pas një bisede telefonike me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa njoftoi se qeveria e tij do të dërgojë të hënën në parlament marrëveshjen e kontestuar mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Kryeministri Isa Mustafa dhe Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Hoyt Yee ranë dakord se të hënën qeveria do të dërgojë në kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi,” tha një zyrtar.

Partitë opozitare si Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK dhe Nisma, kanë kundërshtuar vazhdimisht marrëveshjen me Malin e Zi që prej nënshkrimit të saj në gusht 2015, me pretendimin se i merr Kosovës sasi të konsiderueshme tokash.

Ata thonë se janë të vendosur të kundërshtojnë ratifikimin e marrëveshjes nëse arrin për votim në parlament.

“Jam i bindur se demarkacioni do të bjerë së bashku me qeverinë”, tha në një konferencë për shtyp kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“Për AAK është e qartë nga ana jonë se do ta kundërshtojmë këtë dhe do të ndërmarrim çdo veprim demokratik që të mos lejojmë ratifikimin e një marrëveshjeje që është në dëm të Kosovës,” tha Pal Lekaj nga AAK për KTV.

Tre partitë opozitare kanë njoftuar tashmë se do të bëjnë thirrje për protesta kur marrëveshja e demarkacionit të votohet në parlament.

Pasi qeveria të dërgojë marrëveshjen në parlament, kryesia e kuvendit duhet të caktojë një datë për votim.

Koalicioni qeverisës, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk është i sigurt nëse ka votat e mjaftueshme për ta miratuar marrëveshjen pasi ka disa deputetë nga koalicioni qeverisës të cilët janë kundër marrëveshjes.

Që marrëveshja të ratifikohet, duhen 80 vota pro nga parlamenti 120 vendësh.

Marrëveshja qe caktuar të votohej në parlament më 1 shtator, por mes protestave të opozitës jashtë ndërtesës së kuvendit, Mustafa e hoqi atë nga axhenda.

Njoftimi i kryeministrit të Kosovës erdhi pasi partitë e opozitës, në një lëvizje të nxitur nga Nisma, paraqitën një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, e cila do të votohet nga deputetët të mërkurën.

Kjo çështje mund të vulosë fatin e koalicionit qeverisës të Isa Mustafës.

Bashkimi Europian e ka caktuar ratifikimin e marrëveshjes polemike me Malin e Zi si një çështje kryesore të liberalizimit të vizave me Kosovën.

Zyrtarët nga Kosova janë përballur me presion të madh ndërkombëtar për ta çuar marrëveshjen përpara.

Etiketa: AAKBashkimi EuropiandeputetIsa MustafaKosovaKosovëKuvendKuvendiMarrëveshjamarrëveshjenismaOpozitaparlamentPartiaPartia DemokratikeProtestaQeveriaSekretari Amerikan i ShtetitSHshtatorVetëvendosjeVotavotim
Tjetri
Bashkëshorti i gjyqtares Andrea dorëzohet në polici pas 6 muajsh arrati

Prokuroria kërkon dënim me burg për bashkëshortët Andrea dhe konfiskim të ryshfetit

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.