AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rusia kritikon vendimin e Hagës për të mos liruar Mlladiçin

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mlladiç në gjykatë ditën e hënë.

Moska tha se ishte “konfuze” nga refuzimi i Gjykatës së Hagës për të liruar përkohësisht ish-liderin serb të Bosnjës Ratko Mlladiç dhe për ta lejuar atë të shkojë në Rusi për arsye shëndetësore.

Mlladiç në gjykatë ditën e hënë.

Ministria e jashtme e Rusisë kritikoi vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, për të hedhur poshtë kërkesën për lirimin e përkohshëm të ish-liderit ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladiç për të marrë trajtim mjekësor në Rusi.

“Refuzimi për të lejuar Mlladiçin, një serb, të marrë trajtim mjekësor është një shenjë treguese e drejtësisë së Hagës. Gjykata dikur miratonte lirimin e përkohshëm të të dënuarve për arsye shumë më pak serioze,” tha ministria e jashtme ruse, sipas TASS.

Moska pretendoi se vendimi Gjykatës dhe argumentet e saj do të “shkaktonin vetëm konfuzion”.

Gjykata refuzoi ta lirojë Mlladiçin, i cili është në gjyq për krime lufte të kryera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, sepse ajo konsideron se trajtimin që ai merr në paraburgim është ai i duhuri.

Mlladiç pësoi dy infarkte para se të kapej dhe ekstradohej në Hagë në vitin 2011.

Avokatët e Mlladiçit paraqitën një mocion në Gjykatën e Hagës në mars duke kërkuar lirimin e përkohshëm të ish-gjeneralit serb të Bosnjës që ai të merrte trajtim mjekësor në Rusi.

Mocioni thoshte se 74-vjeçari Mlladiç ishte “në gjendje të komplikuar dhe kërcënuese për jetën” dhe kishte nevojë për kurim “që të lehtësonte efektet e gjashtë viteve në burg”.

Avokatët paraqitën mendimet e tre mjekëve të cilët thanë se Mlladiç nuk po merrte kujdesin e duhur mjekësor në qendrën e paraburgimit të Gjykatës së Hagës, dhe kjo po shkaktonte “përkeqësim serioz të gjendjes së tij shëndetësore”.

Ata thanë se Rusia ishte e gatshme të garantonte se Mlladiç do të kthehej në Hagë kur t’i kërkohej kjo gjë.

Megjithatë, prokurorët Peter McCloskey dhe Alan Tieger thanë se Mlladiç qe në arrati për 16 vjet dhe kështu që ekzistonte një rrezik i madh që ai të mund të arratisej para se të merrej vendimi në gjyqin e tij.

“Historia e tij e gjatë si një i arratisur i drejtësisë dhe ashpërsia e akuzave kundër tij tregojnë rrezikun se ai do të arratisej para dhënies së vendimit,” thanë McCloskey dhe Tieger.

Ata thanë gjithashtu se Mlladiç kishte marrë kujdesin e duhur në qendrën e paraburgimit të OKB-së.

Mlladiç u arrestua në vitin 2011 në fshatin Lazarevo, pranë Zrenjanin, në Serbinë ceriore pasi kaloi 16 vjet në arrati.

Mlladiç po gjykohet për gjenocid në Srebrenicë, persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila arriti në shkallë gjenocidi në disa komuna të tjera, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe marrje peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Mbrojtja dhe prokuroria dhanë deklaratat e tyre mbyllëse në gjyqin e tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Vendimi pritet të merret në nëntor.

Etiketa: BosnjeBurggjenocidGjykataGjykatëGjykatësGjyqKrimekrime lufteLufteMbrojtjaMinistria e Jashtme RuseMjekmjekëMlladiçMoskaOKBParaparaburgimpersekutimprokurorProkuroriaRefuzimirrezikRusiRusiaSarajevëSHVendimi
Tjetri
Skulptori Qazim Kërtusha hap ekspozitë në muzeun arkeologjik

Skulptori Qazim Kërtusha hap ekspozitë në muzeun arkeologjik

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.