AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Shpenzimet e parealizuara buxhetore janë keq, jo mirë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pjesë nga segmenti rrugor Fier – Levan, i njohur si By Pass i Fierit, ku punimet janë zvarritur prej vitesh, duke kontribuar në suficitin buxhetor. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Ministria e Financave po mburret me atë që e quan, rasti i parë i një viti zgjedhor me suficit buxhetor. Statistikisht kjo është e vërtetë, praktikisht kjo nuk është diçka për t’u mburrur pasi tregon nivel papërgjegjshmërie në qeverisjen e ekonomisë së vendit.

Pjesë nga segmenti rrugor Fier – Levan, i njohur si By Pass i Fierit, ku punimet janë zvarritur prej vitesh, duke kontribuar në suficitin buxhetor. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Me një gjuhë jopolitike, thuajse të pandjeshme në diskursin publik, Banka e Shqipërisë tashmë ka mbi një vit që në disa raste ka shprehur shqetësimin se buxheti i shtetit nuk po shpenzohet, e për rrjedhojë, ekonomia po dëmtohet.

Herën e fundit kur u dha ky rekomandim qe 3 maji i këtij viti: “Banka e Shqipërisë vazhdon të tërheqë vëmendjen mbi nevojën për një shpërndarje më të njëtrajtshme të shpenzimeve dhe të deficitit buxhetor përgjatë vitit”, deklaroi Guvernatori Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kjo është e disata herë që Banka e Shqipërisë shpreh një shqetësim të tillë, por zëri i saj dukshëm është tepër i dobët për t’u dëgjuar në mjedisin e opinionit publik ku dominon debati politik. Atë që BSH e konsideron si shqetësim për të tërhequr vëmendjen, në fakt qeveria e konsideron si akt për t’u mburrur. “Ky është viti i parë elektoral me suficit buxhetor”, deklaroi ministri në ikje Arben Ahmetaj pak ditë më parë.

Parë ngushtësisht nga pikëpamja statistikore, kjo është mëse e vërtetë. Gjatë zgjedhjeve të viteve 2001, 2005, 2009 e 2013, deficiti i madh buxhetor para zgjedhjeve ka qenë problemi kryesor i vendit. Tani problemi është në krah të kundërt.

Gjatë vitit 2016, qeveria pati planifikuar një deficit total prej 34 miliardë lekësh, me një suficit të vogël në katër muajt e parë dhe me deficit në rritje në pjesën e mbetur të vitit. Por ajo që ndodhi në fakt qe që suficiti buxhetor vijoi në nivele të pabesueshme deri në muajin nëntor 2016 ndërsa në dhjetor, qeveria shpenzoi një sasi të stërmadhe parash për të mbyllur vitin me 27 miliardë lekë deficit. (grafiku 1)

E njëjta situatë u përsërit edhe në tre muajt e parë të këtij viti. Ndërsa plani i buxhetit parashikonte një suficit prej 2.3 miliardë lekësh deri në prill, suficiti real qe 6.4 miliardë lekë. (Grafiku 2)

Suficiti dhe deficiti janë një statistikë në buxhetin e shtetit, por një statistikë që ka pasoja të gjera, pozitive apo negative në ekonominë reale të shqiptarëve. Deficiti i lartë, psh, shkakton rritje të kostos së borxhit publik dhe njëkohësisht rritje ekonomike ndërsa suficiti i lartë, shkakton rënie të kostos së borxhit publik dhe njëkohësisht penalizon ekonominë, e cila nuk rritet aq shpejt sa duhej të rritej. Në total, ekonomia e mirë nuk është suficit i lartë dhe as deficit i lartë, por një balancë mes rezultatit final të bilancit publik dhe kontributit në ekonominë e vendit të këtij bilanci.

Për rrjedhojë, suficiti i lartë dhe i palogjikshëm aktual është po aq i dëmshëm sa edhe deficiti i lartë dhe i palogjikshëm i viteve të tjera zgjedhore.

Që të dyja fenomenet, deficiti i zakonshëm i zgjedhjeve të kaluara dhe suficiti i pazakonshëm i zgjedhjeve aktuale kanë shpjegimet e veta politike dhe jo ekonomike. Dhe që të dyja janë të dëmshme për ekonominë.

Gjatë viteve të shkuara zgjedhore, qeveritë zakonisht u angazhuan në atë që njihet si “fuçia e derrit“, shpenzime të fryra buxhetore për të krijuar përshtypjen e gënjeshtërt te elektorati që gjërat po ecin mirë dhe që qeveria po punon. Paralelisht, këto shpenzime buxhetore shërbejnë jo vetëm për të gënjyer elektoratin, por edhe për të ushqyer makineritë elektorale klienteliste pasi në Shqipëri tenderët i fitojnë kompanitë pranë qeverive dhe këto kompani bashkë me qeveritarët përkatës përpiqen të vjedhin sa më shumë pak para zgjedhjeve për të financuar fushatat e veta elektorale apo për shkak se parashikojnë humbjet e zgjedhjeve. Shqiptarët kanë krijuar një term për të shpjeguar këtë situatë: “Asfalt elektoral”. Ky është një term që nënkupton pak a shumë një asfaltim rruge të kryer keq, sa për sy e faqe para zgjedhjeve dhe që me gjasa, shkatërrohet si investim menjëherë pas zgjedhjeve.

Suficiti aktual ka gjithashtu një shpjegim, i cili është mosqeverisja e vendit. Përgjatë katër viteve të fundit, qeveria nuk ka shprehur interes të kujdeset në kryerjen e kurrfarë investimi publik të rëndësishëm. Rrugët kombëtare kanë mbetur të papërfunduara, me punime të bllokuara dhe të zvarritura për vite me rradhë. Ujësjellësat, kanalizimet e ujërave të zeza etj. gjithashtu kanë mbetur në vendnumëro. E vetmja gjë që ka ecur është programi i ashtuquajtur “Rilindja Urbane”, program që nënkupton ndërtim sheshesh e lyerje fasadash pa ndonjë rol të qartë ekonomik por që gjithashtu synon të krijojë përshtypjen e ndryshimit për mirë te votuesit.

Arsyeja se pse sucifiti buxhetor është kaq i lartë lidhet thjeshtë dhe qartazi me mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeverisës aktual, ku Ministria e Financave kontrollohet nga Socialistët ndërsa Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, e cila zë shumicën dërrmuese të investimeve publike, kontrollohet nga LSI.

Kjo mosqeverisje e vendit ka bërë që shpenzimet buxhetore të mos realizohen sipas planit, ndërsa ekonomia vuan luhatje të larta e të panevojshme, të cilat Banka e Shqipërisë i konsideron si një problem jo të vogël. “Banka e Shqipërisë gjykon se një shpërndarje më e njëtrajtshme e shpenzimeve buxhetore gjatë vitit, do të përmirësonte efektivitetin e tyre dhe do të reduktonte luhatjet në treguesit ekonomikë e financiarë,” deklaroi BSH tetorin e kaluar.

Nëse hyn të shpjegosh çdo term të kësaj fjalie, përfshirë termat, “efektivitet” dhe “luhatje”, atëherë kritika është shumë më e rëndë nga sa lihet të kuptohet nga gjuha zakonisht burokratike e BSH. Efektiviteti ka të bëjë me faktin se sa rritje ekonomike prodhojnë shpenzimet buxhetore. Do të thotë, nëse qeveria ka, fjala vjen, 100 milionë euro për të shpenzuar, kompanitë dhe individët që përfitojnë këto para krijojnë kushtet për t’i përthithur duke i kthyer 100 milionë euro investim publik, idealisht në më shumë 100 milionë euro vlerë të shtuar bruto. Por kur qeveria shpenzon një muaj 1 milionë dhe një tjetër, 99 milionë, atëherë ekonomia nuk është në gjendje ta tresë këtë shumë parash për ta konvertuar në rritje ekonomike. Rrjedhimisht, kjo gjë shkakton “luhatje” në treguesit ekonomikë e financiarë. Për shembull, punëtorët që duhet të jetojnë me këto fonde publike, një muaj e marrin rrogën dhe shumë muaj të tjerë nuk e marrin, kompanitë që mund të kenë kredi, një muaj e shlyejnë kredinë dhe disa muaj nuk e shlyejnë, punimet që duhet të kryhen gradualisht dhe në mënyrë të shëndetshme përgjatë disa muajve, kryhen me nxitim dhe pa cilësi brenda një periudhe të shkurtër.

Asgjë nga këto nuk është arsye për t’u mburrur. Një qeveri e mirë duhet të dijë t’i qëndrojë planit të vet, jo vetëm në të ardhura, por edhe në shpenzime.

Pjesë nga segmenti rrugor Fier – Levan, i njohur si By Pass i Fierit, ku punimet janë zvarritur prej vitesh, duke kontribuar në suficitin buxhetor. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Etiketa: AhmetajArben AhmetajBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitEkonomiaEuroFierFinalFondeGent SejkoGjergj ErebarakrediLSIMinistria e FinancaveParapasojaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRilindja UrbaneSejkoSHshpenzimeshqipShqipëritendervotuesit
Tjetri
Këshilli i Europës thirrje Serbisë të pranojë gjenocidin

Amerika dëbon serbin e kërkuar për vrasje në Srebrenicë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.