AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Policia kroate ndaloi rrahjen e refugjatëve pas denoncimeve

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatët e dhunuar. Foto: Facebook/’Are You Syrious’

OJQ-të Kroate i thanë BIRN se policia e ndaloi dhunën ndaj refugjatëve në kufirin e vendit vetëm pasi rastet u denoncuan publikisht.

Refugjatët e dhunuar. Foto: Facebook/’Are You Syrious’

Dy OJQ i thanë BIRN se policia kroate reagoi për raportet për dhunë ndaj refugjatëve në kufi, vetëm pasi akuzat për rrahje dhe fotografitë e shenjave u bënë publike në media.

Sipas raportimeve të OJQ-ve të ndryshme, disa refugjatë janë rrahur, sendet e tyre private janë konfiskuar dhe disa janë detyruar të largohen nga Kroacia, kryesisht në Serbinë fqinje, andej nga kanë hyrë në Kroaci.

Milena Zajoviç, kryetare e OJQ-së “You Are Syrious?” me qendër në Zagreb, e cila bëri fotot dhe bisedoi me disa nga refugjatët e rrahur, tha për BIRN se policia mori masa vetëm pas botimit të këtyre ngjarjeve.

“Pasi publikuam historitë, dhuna në kufi thuajse u zhduk për disa ditë dhe kjo ka ndodhur edhe me raste të tjera që kemi bërë publike për dhunën në kufirin kroat,” tha ajo.

“Dikush në urdhrat e ministrisë apo policisë duket se ka pushtet të ndalojë menjëherë dhunën në kufirin kroat, ndaj përfundimi logjik është se ai ka pushtetin edhe ta urdhërojë,” shtoi ajo.

Zajoviç tha se ministria po e heton aktualisht çështjen por ka refuzuar idenë se dhuna është sistematike dhe pretendon se nuk ka njohuri të sulmeve ndaj refugjatëve prej oficerëve të saj.

Organizata të tjera ndërkombëtare, Komisioneri i Lartë i BE-së për Refugjatët, Doktorët Pa Kufij dhe Doktorët e Botës gjithashtu regjistruan rritje të dhunës kundër refugjatëve në fund të majit, ndërsa disa grupe të caktuara refugjatësh kanë thënë se ata i kanë denoncuar këto raste kudo në të njëjtën mënyrë.

Refugjatët e dhunuar. Foto: Facebook/’Are You Syrious’

Ministria e Brendshme tha për BIRN të martën se ka shprehur një qëndrim të qartë se nuk do të tolerojë “asnjë formë të dhunës nga policët”, veçanërisht ndaj emigrantëve, të cilët për shkak të cenueshmërisë së tyre “kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare” në vend.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kundërshton me forcë çdo pretendim të OJQ-ve se punonjësit e policisë i trajtojnë në mënyrë të paligjshme emigrantët me urdhër të komandantëve. Në këtë drejtim, ne deklarojmë se është në interes të kësaj ministrie të kontrollojë të gjitha pretendimet e referuara nga OJQ-të dhe të hetojë çdo formë shkelje të të drejtave të bazuara në ligj”, tha ministria.

Ministria tha gjithashtu se Zyra e Prokurorit të Shtetit po heton paditë e paraqitura nga OJQ-të duke përsëritur se policia nuk ka regjistruar “ndonjë trajtim joprofesional apo të paligjshëm të emigrantëve” deri më tani.

Lea Horvat nga OJQ-ja Qendra për Studime të Paqes, gjithashtu i tha BIRN se reagimet e policisë gjithmonë pasojnë raportet e bëra publike – në janar dhe mars – dhe veçanërisht kur paraqiten kallëzime penale kundër autorëve të panjohur.

“Ne kemi vërejtur gjatë punës në terren se dhuna zakonisht zhduket pasi raportet bëhen publike. Kjo është ajo që ndodhi me këto raporte të fundit. Aktualisht nuk është përmendur më dhunë,” tha ajo për BIRN.

Raportime të ndryshme për dhunën e policisë dhe trajtimin e paligjshëm të refugjatëve janë bërë edhe më parë gjatë këtij viti.

Kriza e refugjatëve në të ashtuquajturën itinerar i Ballkanit e cila goditi Kroacinë në shtator 2015, u qetësua pasi vendet e Ballkanit mbyllën kufijtë për refugjatët dhe emigrantët në mars 2016.

Grupe më të vogla vazhdojnë të përpiqen të hynë në Kroacia dhe të vazhdojnë më tej në Europë, kryesisht në Gjermani.

Etiketa: BEBIRNdhunaDhunëFacebookGjermaniKomisioneriKrizaKroaciKroaciaKufiLigjMasambrojtjeMediaMinistria e BrendshmePoliciaPunëSHshtatorZagreb
Tjetri
Kryeministri i ri maqedonas e gjen arkën e shtetit bosh dhe në borxhe

Kryeministri i ri maqedonas e gjen arkën e shtetit bosh dhe në borxhe

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.