AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Paditë e Serbisë për bombardimin e NATO-s “kanë gjasa të dështojnë”

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kulla Usce në Beograd u bombardua më 21 prill 1999. Foto: Wikipedia.

Ekspertë serbë shpresojnë të vërtetojnë se uraniumi i varfëruar u përdorur në bombardimet e NATO-s në vitin 1999 helmoi njerëz dhe të ngrenë një sërë padish, por analistë ligjorë thonë se ata kanë shumë pak gjasa të dalin me sukses.

Kulla Usce në Beograd u bombardua më 21 prill 1999. Foto: Wikipedia.

Një ekip i përbërë nga avokatë dhe mjekë të huaj dhe serbë planifikojnë të përgatisin padi kundër vendeve të NATO-s për përdorim të uraniumit të varfëruar gjatë bombardimeve të Jugosllavisë të vitit 1999, por ekspertët ligjorë dyshojnë nëse çështjet do të kenë sukses, raportoi të dielën televizioni publik serb RTS.

Avokatët dhe mjekët do të përpiqen të lidhin një rritje të sëmundjeve të rënda me përdorimin e uraniumit të varfëruar në bombardime, në mënyrë që ata të mund të ngrenë padi kundër 19 vendeve anëtare të NATO-s. Ata besojnë se mund ta bëjnë këtë brenda dy vjetësh.

“Statistikat aktuale tregojnë një epidemi të madhe sëmundjesh malinje dhe anomalish tek të sapolindurit,” tha për RTS Radomir Kovaceviç, një anëtar i ekipit dhe toksikolog në Institutin e Mjekësisë Profesionale dhe Mbrojtjes Radiologjike.

NATO nisi sulmet ajrore në Serbi më 24 mars 1999, pa mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç nuk pranoi të nënshkruante një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund sulmit të forcave të tij ndaj rebelëve shqiptarë të Kosovës që kërkonin pavarësi.

Në kohën që Millosheviçi pranoi më në fund 78 ditë më pas, numri i vdekjeve të civilëve nga fushata bombarduese u përcaktua të ishte rreth 500 nga Human Rights Watch.

Përdorimi i armëve me uranium të varfëruar që shkakton kancer besohet gjithashtu se ka vrarë dhjetëra ushtarë italianë gjatë misioneve në Kosovë, sipas OJQ-ve evropiane.

Milan Antonijeviç nga Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut tha për RTS se ai mendon se paditë kanë shumë pak gjasa për sukses.

“Nga njëra anë po flasim për pamundësinë e përcaktimit të fajit të drejtpërdrejtë dhe nga ana tjetër, ne besojmë se situata do të jetë shumë e ngjashme me atë në Gjermani,” shpjegoi Antonijeviç.

Në një sulm ajror të NATO-s në selinë e RTS-së në Beograd më 23 prill 1999, 16 vetë u vranë, por RTS raportoi se gjykatat në Gjermani dhe Itali kanë deklaruar se nuk mund të dëgjojnë raste që lidhen me këto vdekje dhe viktima të tjera të bombardimeve të NATO-s.

Gjykata e Hagës nisi gjithashtu një hetim, por më vonë vendoi të hiqte dorë nga çështja.

“Eksperienca thotë se ne duhet të luftojmë duke përdorur mjete politike në vend të mjeteve ligjore. Kështu që pas gjithë këtyre viteve, anëtarët e NATO-s ta ndihmojnë vendin tonë dhe të përmirësojnë disa nga pasojat me çminimin e minave të tokës, me ndihmë financiare dhe duke investuar,” shtoi Antonijeviç.

Avokati Toma Fila, i cili mbrojti Millosheviçin në Gjykatën e Hagës, tha për RTS-së se shteti duhet të krijojë një komision për të dokumentuar të gjitha pasojat e bombardimeve të NATO-s.

Komisioni duhet të vlerësojë “gjithçka që na bëri NATO-ja, ta përshkruajë atë, ta dokumentojë me fotografi dhe histori të sëmundjeve të shkaktuara nga bombardimi dhe më pas të presë çastin e duhur për ta përdorur atë,” tha Fila.

Etiketa: ArmëBeogradfotografifushataGjermaniGjykataGjykatëHetimHuman Rights WatchItaliKomisionKosovëKullamarrëveshjeMillosheviçMjekmjekëNATONumri i vdekjeveOKBpadiSerbiSHStatistikatSulmsulm ajrorvdekjeviktimaWikipedia
Tjetri
Përse nuk martohen bullgarët

Përse nuk martohen bullgarët

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.