AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhjet 2017, Beteja për Lezhën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta e Qarkut Lezhë

Qarku i Lezhës pati përplasjen më të egër zgjedhore në Shqipëri në vitin 2013, me një të vdekur e disa të plagosur si dhe me akuza të shumta për blerje votash. Por rezultati final i 2013 qe 4 me 3 për të djathtën, i njëjtë me rezultatin e vitit 2009, pavarësisht se e majta i shtoi votat. Beteja e këtij viti pritet të jetë pak a shumë të të njëjtat linja, ku mandati i katërt do të jetë me rëndësi të veçantë për palën që arrin ta marrë.

Harta e Qarkut Lezhë

Në maj të vitit 2013, Ipeshkvijtë Katolikë të Shqipërisë lëshuan një deklaratë të paprecedentë ku i bënë thirrje besimtarëve të tyre të mos e shesin votën, të mos e japin atë në shkëmbim të parave, duke bërë të ditur se kishte informacion për përpjekje në shkallë të gjerë të blerjes së votës në zonat ku popullsia e besimit katolik është më e numërt. Këto zona në Shqipëri janë Shkodra dhe Lezha.

Qarku i Lezhës u bë simbol i fenomenit të kriminalizimit të politikës në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013, me pjesëmarrjen në garë të shumë personave me probleme me drejtësinë si dhe me akuza të shumta për blerje votash.

Në ditën e zgjedhjeve, një militant i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Gjon Gjoni, u vra në përleshje të armatosur me deputetin demokrat Mhill Fufi. Fufi akuzoi Gjonin se po u jepte para banorëve të varfër të Qarkut Lezhë në shkëmbim të votës për LSI. Vrasja mbeti zyrtarisht pa autor dhe vijon të jetë e tillë edhe sot, katër vjet më vonë.

Koalicioni i majtë pati marrë vetëm 35 për qind të votave në Qarkun Lezhë në zgjedhjet e vitit 2009, ndërsa ia doli të marrë 49.03 për qind të votave më 2013. Megjithatë, në numër deputetësh nuk ndryshoi asgjë. Partia Demokratike mbajti katër deputetë me një rezultat të ngushtë duke fituar 49.4 për qind të votave. Tre deputetët që PS i pati fituar më vete më 2009, u ndanë më 2013 në 2 socialistë dhe 1 LSI.

Ndryshimi i rezultatit nga 2009 më 2013 tregon se në Qarkun Lezhë më 2013 u hodhën 10 mijë vota më shumë se sa më 2009 dhe pjesëmarrja u rrit me 3 pikë përqindjeje. Votat shtesë të krijuara nga rritja e numrit të votuesve dhe rritja e pjesëmarrjes ranë përgjithësisht në llogaritë e PS dhe LSI. Megjithatë, rezultati final në numër deputetësh nuk ndryshoi. E vetmja gjë që ndryshoi është që LSI fitoi një mandat që më 2009 e pati fituar PS.

…

Pyetja për zgjedhjet e vitit 2017 është nëse Partia Socialiste do të arrijë të marrë më shumë vota se sa më 2013 për të fituar një mandat shtesë në këtë qark apo nëse Partia Demokratike do të arrijë të ruajë rezultatet e viteve 2009 dhe 2013.

Pushteti vendor aktualisht në këtë qark ndahet në tre bashki, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, nga të cilat, Lezha, ku gjenden më shumë se gjysma e votave të qarkut, kontrollohet nga Partia Demokratike ndërsa Mirdita dhe Kurbini kontrollohen nga Partia Socialiste.

Pozicionimi i kandidatëve në fushëbetejën e vitit 2017 nga partitë kryesore në vendet kyçe ku luftohet për mandate sugjeron se Lezha kësaj herë ka gjasa të ketë një fushatë më të qetë se sa zgjedhjet e kaluara. Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste është e mbushur me ish-ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetin aktual Pjerin Ndreu [Link CV], i cili është i arsimuar në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër mbart emra zyrtarësh shteti apo drejtorësh që kanë marrë postet e drejtorëve pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Mandati i tretë i socialistëve, i cili herën e kaluar i shkoi Monika Kryemadhit të LSI, kësaj here mund të fitohet nga Gjetan Gjetani, [Link CV], aktualisht përgjegjës sektori në hipotekën e Kurbinit ndërsa nëse për socialistët do të ketë një mandat të katërt, ai do të fitohet nga Adriana Jaku, [Link CV] aktualisht drejtoreshë e shërbimit social shtetëror të qarkut Lezhë Pjesa tjetër e kandidatëve në listën e Lezhës ka eksperienca të ngjashme të punësimit në shtet, kryesisht në poste drejtuese pas vitit 2013.

Lista e Partisë Demokratike kryesohet nga Aldo Bumçi [Link CV] ndërsa mandati i katërt i diskutueshëm, nëse fitohet nga demokratët, do t’i kalojë publicistit Preç Zogaj [Link CV].

Për LSI për Lezhën konkurron Viktor Tushaj, [Link CV] ish-kryetar i bashkisë Lezhë, aktualisht drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Partia Libra e Ben Blushit konkurron në Lezhë me mjeken Elida Hafizi, e cila në CV-në e saj shkruan se punon si mjeke në Itali që nga viti 2004. [Link CV]

Abonohu te buletini ynë[email-posts-subscribers namefield=”YES” desc=”” value=”Abonohu”]

Etiketa: AkuzaAldo BumçiBanorëbashkibesimtarëblerjedeputete majtaFinalItalikryetarKurbinLëvizja Socialiste për IntegrimLezhëLindita NikollaLSIMediaParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePjerin NdreuPSPunëPushteti vendorSHshqipShqipërivideoVotaVrasjaZgjedhjet
Tjetri

Londra tronditet nga zjarri masiv i një ndërtese të lartë (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.