AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rilindje e Qendrës në Europë?

Harold JamesngaHarold James
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Entuziazmi i liderëve premtues të Europës, si May në Britaninë e Madhe, Macron në Francë dhe Merkel në Gjermani mund të fshehë gjithashtu një brishtësi politike, të cilën historiani i shquar amerikan, Harold James e përshkruan si lehtë për t’u shkatërruar.

Harold James. Foto: Princeton

Kryeministrja britanike Theresa May, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel janë të ndryshëm në shumë mënyra. May e mori pozicionin papritur kur paraardhësi i saj David Cameron dha dorëheqjen pas Brexit. Macron ka edhe më pak eksperiencë: presidenca, të cilën ai e mori vetëm muajin e shkuar, është pozicioni i tij i parë zyrtar. Ndërkohë, Merkel ka shërbyer si kancelare që nga 2005 (dhe ka qenë parlamentare që nga 1991), duke u bërë kryeqeveritarja më afatgjatë në Europë.

Por këta tre liderë europianë kanë gjithashtu shumë të përbashkëta. Ata janë realitivisht në një pozicion të fortë në vend. Në fakt, May dhe Merkel shfaqen si të mundshme për të fituar zgjedhjet e përgjithshme në vendet e tyre dhe Macron siguroi një fitore decizive në Francë. Më e rëndësishmja, ata po ndërtojnë një lloj politike të re për të mbushur hendekun e lënë nga mohimi i ndikimit të partive politike tradicionale.

Paradigma e re politike gjendet në një lloj populizmi qendror, që përzien mbështetjen për globalizimin me një dozë të shëndetshme të mbrojtjes sociale dhe një pjesë bujare patriotizmi. Dhe është shumë personale. May është padyshim kryesore në zgjedhjet britanike dhe Partia e saj Konservatore e përçarë tashmë po bashkëpunon. Merkel gjithashtu, është bërë figura qendrore në një Parti Kristian Demokratike në ndryshim, të cilës i mungojnë liderët alternativë. Macron krijoi partinë e tij.

Ky revolucion politik në veçanti është lënë mënjanë nga shumë analistë, të cilët janë prirut të keqinterpretojnë dobësinë e partive tradicionale, pjesërisht ato të qendrës së majtë, si një kërcënim thelbësor për demokracinë. Ngritja e populizmit të krahut të djathtë dhe atij joliberal në thuajse çdo vend të madh industrial gjatë vitit të shkuar e ka forcuar këtë perceptim.

Por vala populiste e krahut të djathtë mund të jetë tani në rënie, pasi është provuar më pak ngjitëse dhe më e vështirë për t’u ndërkombëtarizuar nga sa pritej prej shumëkujt. Shpjegimi gjendet pjesërisht te eksperienca e Shteteve të Bashkuara që nga zgjedhja e Trump si president – një eksperiencë që europianët nuk duan ta kenë.

Në fakt, nacionalistët mbështetës të Trump në Europë, Geert Ëilders në Holandë dhe Marine Le Pen në Francë, tërhoqën shumë më pak vota nga sa mendonte opinioni publik. Kjo sugjeron se europianët nuk janë të etur të shkojnë në ekstreme politike sado që janë të zemëruar me një model politik në veçanti.

Në gjysmën e dytë të shekullit 20, një formë e qëndrueshme u shfaq në shumicën e vendeve të zhvilluara, ku fuqia varionte mes partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Partitë mund të dukeshin si rivale të ashpra, por ata i ngjanin njëri-tjetrit për sa kohë nuk shkonin në ekstreme, por luftonin për qendrën politike. Politikat e tyre të taksave, për shembull, përfshinin disa rishpërndarje, por asgjë radikale në këtë drejtim.

Në vitet 1990, megjithatë, dinamika u njollos nga ndikimi i globalizimit dhe frika e votuesve për humbje të vendeve të punës nga krahu i lirë i punës jashtë vendit. Në përgjigje të sfidave të ngritura nga hapja më e madhe ekonomike, partitë e qendrës së majtë e lidhën globalizmin me qëndrimet liberale mbi çështjet sociale.

Por kjo formë e përditësuar e demokracisë sociale – e quajtur “Laburistët e Rinj” në Mbretërinë e Bashkuar pati pak për t’i ofruar votuesve të partive të qendrëssë majtë, që filluan të kërkojnë për alternativa, ashtu siç bënë edhe homologët e tyre të qendrës së djathtë. Megjithatë, ata nuk ishin, siç duket tashmë qartë, domosdoshmërisht në kërkim të një qasje radikale. Në fund të fundit, kur ofrohet një version i ri politik i moderuar, shumë e përqafojnë atë.

Përzierja e re e qendrës politike reflekton ditët përpara hiper-globalizimit. Në fakt, teksa May, Merkel dhe Macron ribëjnë politikën në vendet e tyre respektive, ata të gjithë qëndrojnë fort në traditën kombëtare.

Për shembull, refuzimi i Konservatorëve të May për liberalizëm ekonomik ekstrem si “tregje të lira papengesa” dhe “individualizëm egoist”, i ngjan paternalizmit britanik. Premtimi i saj për të përmirësuar sistemin shëndetësor, për të ulur pagesat e larta për ekzekutivët kryesorë dhe për të dhënë më shumë strehim social, ngjajnë shumë të njohura megjithëse të dala mode (veçanërisht kur shihet bashkë me zotimin e saj për ta lënë parlamentin të votojë për të hequr një ndalim dy-dekadësh për gjuetinë e dhelprave).

Macron përfaqëson një traditë tjetër, të ngulur thellë në një psikikë kombëtare franceze por gjerësisht të humbur te presidentët e fundit. Ai përqendrohet në traditën e Francës si një vend modern dhe dinamik me shkolla inxhinierie të cilësisë së lartë dhe projekte prestigjioze infrastrukture. Presidenti francez i ngjan më shumë Valéry Giscard d’Estaing, i cili u përpoq të shfaqej jo si një Gaullist, por si një modern i cili (literalisht) do të shpejtonte himnin kombëtar.

Merkel është tradicionale në mënyrën tipike gjermane: ajo qëllimisht vë veprimet pragmatike përpara ideologjisë. Ajo është më shumë si homologu i Giscard mes kancelarëve gjermanë, social demokrati Helmut Schmidt, i cili gjithashtu u nda nga partia e tij dhe e vuri theksin te menaxhimi dhe kompetenca.

Në fakt, premtimi i kompetencave individuale është një element kritik për këtë politikë të re europiane. May portretizohet si i vetmi person që mund t’i besohet për të negociuar Brexit. Macron është i kualifikuar në mënyrë unike për të punuar me Gjermaninë dhe Bashkimin Europian. Merkel është një dorë e sigurt.

Por sfidat me të cilat përballen May, Macron dhe Merkel do të ishin të vështira edhe për liderin më të aftë. Ato fillojnë me negocimet e Brexit dhe për Francën dhe Gjermaninë vazhdojnë me reforma të vështira të eurozonës dhe BE-së. Ndërsa Brexit, mund të jetë një nxitje më e madhe për një bashkëpunim franko-gjerman, nuk do të bëjë asgjë për të hequr pengesat e mëdha që ndodhen përballë progresit.

Realiteti është se politika e re që ka përfshirë tre vende kryesore të Europës mbetet në thelb e brishtë. Asaj i mungon mbështetja institucionale, në formën e një partie të fortë politike, të cilën mund ta ketë të vështirë ta sigurojë, duke qenë e përqendruar te liderët heroikë. Dhe prej kombinimit të axhendave komplekse dhe pritshmërive të larta, këta liderë mund të dështojnë. Qendra politike e Europës, tashmë në një valë të gjerë vetëbesimi, mund të mbetet papritur në tako.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Renewal of Europe’s Center?

Etiketa: Angela MerkelBEBrexitDavid CameronEmmanuel MacronfitoreFranko-GjermanGjermaniHarold JamesKompetencaliraMacronMarine Le PenMerkelndalimPartiaPopulizmiPresidencapresidentProject SyndicatePunëReformaRefuzimiSHshkollaTakoTrumpVotaZgjedhjet
Tjetri
Lihet në harresë nekropoli i partizanëve në Mostar

Lihet në harresë nekropoli i partizanëve në Mostar

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.