AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumania përballet me krizë politike pasi kryeministri refuzon të japë dorëheqjen

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Sorin Grindeanu. Foto: Facebook.

Kryeministri social demokrat në Rumani, Sorin Grindeanu ka refuzuar të japë dorëheqjen, pavarësisht se partia e tij i tërhoqi mbështetjen dhe të gjithë ministrat e tjerë u dorëhoqën.

Kryeministri Sorin Grindeanu. Foto: Facebook.

Rumania u përball me një krizë politike në rritje të enjten pasi Partia Social Demokrate në pushtet, PSD, shkarkoi qeverinë e saj gjashtëmujore – por kryeministri Sorin Grindeanu refuzoi të japë dorëheqjen.

Kryeministri e akuzoi liderin e partisë, Liviu Dragnea, për përpjekjen për të kontrolluar partinë dhe qeverinë.

PSD kërkoi dorëheqjen e të gjithë qeverisë pas një takimi të nxehtë të mërkurën, kur liderët e partisë e vlerësuan qeverinë aktuale si të pakënaqshme.

Të gjithë ministrat në kabinet paraqitën dorëheqjen dhe liderët e PSD votuan për  tërheqje nga mbështetja për Grindeanu.

Por, pas një argumenti të nxehtë mbi punën e kabinetit, Grindeanu braktisi takimin e Komitetit Ekzekutiv të PSD, duke u zotuar të mbante detyrën.

Kreu i PSD, Dragnea e mohoi të mërkurën në mbrëmje të ketë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por tha se qëllimi ishte të vlerësonte punën e qeverisë.

Megjithatë, në një konferencë për shtyp në mbrëmje, Grindeanu këmbënguli se Dragnea ishte përpjekur ta bindte atë të jepte dorëheqjen dhe i kishte ofruar disa poste të tjera në këmbim të saj.

Ai gjithashtu kritikoi vlerësimin e paraqitur nga udhëheqja e partisë, duke nënkuptuar se ishte një farsë politike e krijuar për të treguar në mënyrë të gabuar se kabineti i tij ishte i paaftë.

“Edhe pse kemi një ekonomi të mirë dhe disa ministra kanë punuar vërtet shumë, i thashë Dragneas se ata që donin të mbanin përgjegjësi për këtë dështim të supozuar le të jepnin dorëheqjen. Nuk ma mori mendja se do të ndodhte”, tha Grindeanu.

Ai shtoi se Dragnea kishte zgjedhur anëtarët e kabinetit herën e parë, por se këtë herë ai do t’i zgjidhte vetë. Ai tha gjithashtu se do të jepte dorëheqjen vetëm kur presidenti Klaus Iohannis të emëronte një tjetër kryeministër nga PSD dhe shtoi se ministrat duhet të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre derisa ai t’i dërgojë dorëheqjet në presidencë. Kryeministri ka deri në 15 ditë kohë për ta bërë këtë.

Të enjten, ai postoi në Facebook, duke falenderuar mbështetësit dhe duke i dhënë anëtarëve të partisë të mos kishin frikë të ishin në anën e mirë.

“Rumania ka nevojë për stabilitet dhe një qeveri të përgjegjshme”, shkroi ai.

Të enjten, zëdhënësja e presidentit, Madalina Dobrolvoschi, tha se Iohannis nuk do të përfshihej në këtë krizë, duke shtuar se zgjidhja e saj ishte përgjegjësi e koalicionit qeveritar.

PSD nuk ka njoftuar nëse ka një plan tjetër për të zgjidhur çështjen ose nëse lidershipi i partisë ka një kabinet të ri për të emëruar.

Etiketa: demokrateekonomiFacebookPartiaPartia Social DemokratePSDPunëRumaniRumaniasocial demokratestabilitet
Tjetri
Rilindje e Qendrës në Europë?

Rilindje e Qendrës në Europë?

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.