AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vuçiç përgatit mbështetjen e partisë për kryeministren e re

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ana Brnabic, djathtas mbërrin në ndërtesën e bashkisë në Vrnjacka Banja, Serbi. 16 qershor 2017. Foto: (AP Photo/Darko Vojinovic)

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha të hënën se i kishte bindur deputetët e partisë së tij të votonin kryeministren e zgjedhur Ana Brnabiç – pavarësisht pakënaqësisë së hapur për caktimin e një figure jo-partiake, e cila është gjithashtu një lesbike.

Ana Brnabic, djathtas mbërrin në ndërtesën e bashkisë në Vrnjacka Banja, Serbi. 16 qershor 2017. Foto: (AP Photo/Darko Vojinovic)

Presidenti serb dhe kreu i Partisë Progresive, Aleksandër Vuçiç i bindi të hënën deputetët e partisë së tij që të mbështesin Ana Brnabiç si kryeministren e parë të Serbisë. “Nuk ishte e lehtë,” tha Vuçiç në një konferencë për shtyp pas takimit.

Marija Obradoviç, nga partia e Vuçiç lajmëroi se sesioni parlamentar për konfirmimin e Brnabiç do të fillojë “nga fundi i javës”, por shtoi se partia fillimisht duhet të negociojë me partnerët e saj të koalicionit për të siguruar mbështetje të mjaftueshme.

“Nëse konfirmimi nuk bëhet, do të kemi zgjedhje të parakohshme. Asnjë prej nesh nuk është i kënaqur me këtë perspektivë, por disa gjëra nuk mund të detyrohen,” tha Obradoviç.

Vuçiç tha më herët se donte që qeveria e re të betohej para ceremonisë së inaugurimit të tij më 23 qershor, por është e paqartë nëse koalicioni qeverisës do të marrë mbështetje të mjaftueshme deri atëherë.

Partia Progresive ka 102 nga 250 vende në parlament dhe Brnabiç duhet të marrë 126 vota për t’u konfirmuar. Partia Socialiste, partnere e koalicionit të Progresivëve, ka 22 vende.

Analistët dyshojnë të ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme, por pajtohen se pakënaqësia në radhët e koalicionit të Vuçiçit për nominimin është diçka e vërtetë.

“Kjo ndodh për shkak se kryeministrja nuk është anëtare e partisë, ndërkohë që arsyeja tjetër është orientimi i saj seksual,” tha Boban Stojanoviç, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, duke iu referuar orientimit të saj haptazi homoseksual.

Megjithatë, ai nuk beson se Vuçiç rrezikon të hasë probleme të mëdha brenda partisë së tij.

Sociologu Vladimir Goati bie dakord që shumë deputetë progresivë kanë shpresuar që kryeministri i ri të ishte nga radhët e tyre.

“Kishte shumë kandidatë [për postin e kryeministrit], dhe me siguri ata janë ndjerë të privuar dhe të zemëruar”, shtoi Goati.

Si Goati dhe Stojanoviç thanë se i konsideronin zgjedhjet e reja të pamundura.

“Gjithmonë ekziston mundësia, ashtu si mundësia që toka të goditet me një kometë, por shanset janë shumë të vogla,” tha Goati.

Etiketa: Ana BrnabicBeograddeputethasmbështetjeParaparlamentPartiaPartia SocialisteQeveriaSerbiTokaVotavuçiçzgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjetZgjedhjet e reja
Tjetri
Kopshti boshnjak kapërcen ndasitë etnike

Kopshti boshnjak kapërcen ndasitë etnike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.