AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhjet 2017, lojë me porta të vogla në Gjirokastër

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qarku Gjirokastër

Partia Socialiste arriti të marrë tre mandate nga pesë në Gjirokastër në vitin 2013, duke marrë pothuajse dy herë më shumë vota se sa Partia Demokratike. Skema duket paksa më e komplikuar këto zgjedhje me ngritjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkinë Gjirokastër.

Qarku Gjirokastër

Qarku i Gjirokastrës ka votuar në përgjithësi majtas, duke i dhënë më shumë mandate Partisë Socialiste se sa Partisë Demokratike. Më 2009, PS arriti të marrë tre mandate ndërsa PD mori dy. Më 2013, PD humbi rreth 6 mijë vota në krahasim me katër vjet më herët ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim arriti të marrë gati 10 mijë vota më shumë duke siguruar një mandat. Vetë PS mori më 2013 edhe më shumë vota se sa më 2009, por këto vota shtesë nuk i hynë në punë për asgjë. Për rrjedhojë, Partia Demokratike ra në një mandat të cilin e mori LSI.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partisë Demokratike i duhet pak më shumë sforco se sa më 2013 për të rikapur një mandat të dytë në dëm të Partisë Socialiste ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim i duhen pak më tepër vota nga sa mori më 2013 për të qenë e sigurt në ruajtjen e mandatit të vet.

…

Në tërësi, situata në këtë qark është shumë e paparashikueshme pasi numrit relativisht të vogël të votave të banorëve të qarkut i shtohen votat e emigrantëve që kthehen për të votuar, zakonisht të organizuar nga partitë politike. Më 2009 rreth 54 mijë vota u hodhën në Qarkun Gjirokastër ndërsa më 2013 votat u rritën në 60 mijë. Një pjesë e konsiderueshme e shtesës në vota erdhi si pasojë e kthimit në një masë më të madhe të emigrantëve për të votuar. Numri i votave të tilla përcaktohet nga niveli i organizimit të partive në këtë drejtim.

Një rol pritet të luajë në qark sjellja e minoritetit grek, votuesi i së cilës është ndarë efektivisht mes LSI-së, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ dhe Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen. PBDNJ garon aktualisht djathtas, por nuk ka një pretendent për deputet në qark ndërsa pati garuar në koalicionin e majtë më 2013. Ajo ka marrë afro 2600 vota më 2009 dhe 1900 vota më 2013. Në të dyja rastet kjo parti pati garuar majtas. Në rast se këto vota ndryshojnë krah dhe i kalojnë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, atëherë socialistët mund ta humbasin mandatin e tretë. Por nuk është e sigurt se diçka e tillë do të ndodhë. Vetë kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule garon në vend të sigurt në listat e Partisë Demokratike në qarkun Vlorë.

Partia Demokratike garon në vend të dytë në qarkun Gjirokastër, Roland Bejkon [CV Link] një pedagog me karrierë të gjatë si drejtues i Partisë Demokratike në këtë zonë. Përballë tij, në vend të tretë në listën e socialistëve gjendet mjeku okulist Flamur Golemi [CV Link], aktualisht kryetar i Partisë Socialiste për bashkinë Gjirokastër.

LSI garon me deputetin e vet Vangjel Tavo [CV Link], me profesion mjek, deputet jetëgjatë që nga viti 1997 dhe ish-ministër i Shëndetësisë.

LSI pretendon jo thjeshtë një mandat deputeti në këtë qark, pasi që nga viti 2015 kontrollon Bashkinë e Gjirokastrës, më e madhja në këtë qark për nga numri i votuesve, ndërsa rezultoi forcë e parë në bashkinë Dropull më 2015. Por nëse kjo parti arrin të grumbullojë vota për, fjala vjen, një deputet e gjysmë, suksesi i saj mund t’i prishë punë PD-së ose PS-së, në varësi të faktit se nga cili krah gërryen më shumë vota.

Etiketa: 1997BanorëdeputetFlamur GolemikryetarLëvizja Socialiste për IntegrimLSIMASMediaMjekPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePBDNJPDPSSHVangjel DuleVangjel TavovideoVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Premtimet e shkelura të Aleksandër Vuçiç ndaj Amerikës

Premtimet e shkelura të Aleksandër Vuçiç ndaj Amerikës

Komente 1

  1. Veledin Nanaj says:
    9 years më parë

    PS mori dyfishin e votave te PD ne 2013???!!! Nese 25 mije eshte dyfishi i 18 mije, atehere po, ju kini te drejte. Fakti qe flisni me perqindje apo duke folur per kaq vota me shume apo me pak, te ben te mendosh qe, ose informacioni juja per ato zgjedhje eshte i cunguar ose, qe per mua eshte me e mundshmja, ju qellimisht dezinformoni. Keqardhje nese eshte mundesia e pare dhe e turpshme nese eshte e dyta per nje organizate qe merr fonde per te qene e pavarur!!

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.