AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vëzhguesit ndërkombëtar; zgjedhjet të lira por administrimi i tyre i politizuar

Besar LikmetangaBesar Likmeta
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare eduard Kukan gjatë prezantimit të raportit preliminar të vëzhguesve ndërkombëtar | Foto nga : AP

Në raportin e tyre preliminar për zgjedhjet e 25 qershorit, vëzhguesit ndërkombëtarë nënvizuan se fushata ishte e lirë dhe të drejtat themelore u respektuan, por politizimi  administratës zgjedhore e uli besueshmërinë e votuesve në proces.

Kreu i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare Eduard Kukan gjatë prezantimit të raportit preliminar të vëzhguesve ndërkombëtar | Foto nga : AP

Misioni ndërkombëtar i vëzhguesve i përbërë nga OSBE-ODIHR, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe Parlamenti Europian nënvizoi në raport se zgjedhjet e së dielës u mbajtën pas marrëveshjes politike midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, e cila siguroi pjesëmarrjen e opozitës.

Sipas vëzhguesve palët garuese në zgjedhje ishin të lira të bënin fushatë dhe themelet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së tubimit u garantuan. Megjithatë, implementimi i marrëveshjes politike krijoi sfida për administratën zgjedhore dhe rezultoi në një aplikim selektiv dhe të paqendrueshëm të ligjit. Si rrjedhojë e politizimit të vazhdueshëm të komisioneve dhe institucioneve zgjedhore si dhe akuzave për blerje vote të gjithëpërhapura, besim i në proces ishte i ulët.

“Marrëveshja midis liderëve të partive kryesore politike, e cila bëri të mundur këto zgjedhje, ishte një hap pozitive. Megjithatë, kjo marrëveshje gjithashtu vuri pengesa për procesin zgjedhor,” tha Paolo Corsini, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. “Ka ardhur koha që Shqipëria të eci përpara me një demokraci të vërtet të bazuar në sundimin e ligjit,” shtoi ai.

Sipas vëzhguesve zgjedhjet u mbajtën në sfondin e ndasive të mëdha politike midis PS-së dhe koalicionit qeverisës dhe Partisë Demokratike, si dhe me nivel të ulët të besimit të publikut në procesin zgjedhor. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar me 15 Maj ndërmjet liderëve të dy partive kryesore, i dha mundësinë PD-së to emëronte disa ministra në pozicione kyçe.

“Unë kam parë një dëshirë të madhe për të tejkaluar ngërçin politik që e ka mbajtur peng Shqipërinë për një kohë të gjatë,” tha Marietta Tidei, kreu i delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. “Unë shpresoj që ky moment i krijuar nga marrëveshja politike, do të shfrytëzohet nga miqtë tanë shqiptarë për të arritur ambiciet e tyre vendore dhe aspiratat për integrim europian. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë,” shtoi ajo.

Në të njejtën linjë ishte dhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan.

“Unë shpresoj që këto zgjedhje do të krijojnë atmosferën pozitive politike në mënyrë që qeveria të bëj progres për të zbatuar reformat e nevojsmë për ta çuar përpara procesin e integrimit në BE,” tha Kukan.

Etiketa: BEbesimblerjeblerje votedemokracifushataliraMarrëveshjamarrëveshjeODIHROSBEOSBE-ODIHRParlamenti EuropianPartisë DemokratikePartisë SocialistePDprogresPSQeveriaraportshqipShqipëriaVëzhguesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Të miturit e implikuar në krime kanë pak shanse për integrim në Shkodër

Të miturit e implikuar në krime kanë pak shanse për integrim në Shkodër

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.